Bota

“U prehsh në paqe Demokracia Britanike”, protestuesi ironizon Johnsonin pas vendimit për mbylljen e Parlamentit

Dita e sotme për qytetarët britanikë dhe përfaqësuesit e lartë të qeverisë ka qenë plotë tensione dhe debate.  
Featured image of article: “U prehsh në paqe Demokracia Britanike”, protestuesi ironizon Johnsonin pas vendimit për mbylljen e Parlamentit Pamje nga burri që imiton Borisin

BRITANI E MADHE- Një burrë është parë i maskuar si Kryeministri britanik Boris Johnson, dhe shfaqet me një lopatë në duar teksa imiton gjestin e gërmimit të një varri  për Demokarcinë Britanike.

Në rrugën “Downing”, janë mbledhur një grup protestuesish  të cilët kundërshtojnë vendimin e konfirmuar nga Mbretëresha Elizabetë për mbylljen e Parlamentit britanik.

Burri i cili imiton në veshje dhe me flokë të verdha Johnsonin ka afruar edhe një tufë me lule, dhe një tabelë ku shkruhet “U prehsh në paqe Demokracia Britanike” në rrugën “Downing”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Fotoja e burrit që imiton Borisin pas vedimit që u mor për Parlamentin

Ky reagim ironizues ka ardhur pas vendimit të kryeministrit Johnson ditën e sotme, për mbylljen e Parlamentit, i konfirmuar zyrtarisht edhe nga Mbretëresha Elizabetë.

Burimi:  abcnews

A.C/Dosja.al 

Shto Koment