Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Floresha Rasha shtetasja e parë shqiptare që u nxor nga kampet e Sirisë, për tu riatdhesuar në Shqipëri fundvitin e shkuar është operuar me sukses në spitalin e Traumës.
Një burim nga ky spital i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se Floresha Rasha iu nënshtrua një operacioni të gjatë, disa orësh për të korrigjuar dëmtimet në këmbë paraditen të hënës.
Mjekët pohuan se operacioni ka përfunduar me sukses dhe më pas asaj do t’i duhet t’i nënshtrohet disa seancave fizioterapie. Gjatë kthimit nga Bejruti në Tiranë në intervistën e saj të parë ekskluzivisht për Top Channel ajo tregoi se ishte plagosur në këmbë nga një snajper.
Po ashtu Floresha Rasha tregoi se vajza e saj mbeti e vrarë nga bombardimet.
Floresha Rasha u ngjit në avion përmes një karroce invalidi pasi e kishte të pamundur ecjen si pasojë e plagosjes. Kushtet në të cilat ajo ndodhej në kampin Al Hol si pasojë e plagosjes e nevojës për një operacion kirurgjikal të specializuar bënë që autoritetet kurde të lejonin që ajo të kthehej në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj.
Nxjerrja e saj nga kampet e Sirisë bashkë me tre fëmijët e saj, dy vajza e një djalë, përfshi edhe Endri Dumanin u bë e mundur falë një operacioni të komplikuar 5 javor në terren nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Kthimi i tyre ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i atëhershëm i punëve të brendshme Sandër Lleshaj ndodhi më 27 Tetor 2020.
Burime nga Ministria e Brendshme i thanë Top Channel se riatdhesimi i gjithë pjesës së mbetur të grave dhe fëmijëve në Siri është një prej prioriteteve të ministrit të ri të punëve të brendshme Bledi Çuçi.
Sakaq autoritetet ligjzbatuese shqiptare janë në kontakt me forcat e inteligjencës së Libanit për të realizuar një operacion të dytë humanitar të sjelljes së shqiptarëve nga kampet e Sirisë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara disa ditë më parë lëshoi alarmin për kushtet e përkeqësuara të sigurisë në kampin Al Hol ku gjatë dy javë të së fundit janë vrarë 12 persona.
Në këtë kamp qëndrojnë 62.000 persona 80% gra dhe fëmijë. Kampi Al Hol është në administrimin e kurdëve.
Marre nga: TopChannel
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Reshjet e shiut kanë dëmtuar “Urën e Zogut” mbi lumin Mat, e cila është drejt shembjes. Njëra nga pjesët është fundosur, pasi marrja e inerteve pran...
TIRANË– Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për gjyqtarin e Shkodrës Andi Ymeri, i cili në 17 janar të këtij viti vendosi lirimin ...
SHQIPËRI– Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga dita kur në Shqipëri u arrestua një mbështetës i lëvizjes “Gylen” dhe Turqia kërkoi ekstradimin e tij, drejtësia...
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e Marion Mitros, paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se deri më tani 8 persona janë shoqëruar ng...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajro. Vendimi ...
FUSHË-KRUJË– Reshjet e padënrprera të shiut kanë sjellë përmbytje në shumë zona të Fushë Krujës, ku shumë shtëpi dhe toka bujqësore janë përmbyt...
TIRANË– Distanca dhe mbajtja e maskave janë dy prej “urdhërave” më të përmendura nga ekspertët në kohë pandemie. Por familjarët e të prekurve nga pandemia ...
HANOVER– Një 65-vjeçar nga Kosova është prangosur nga Policia gjermane pasi akuzohet se ka falsifikuar vulat e pasaportave për persona të përfshirë...
Jo pak herë krerë të antimafias italiane kanë dhënë në kohë të ndryshme mesazhe mbi ortakërinë e mafias italiane dhe kriminelëve shqiptarë. Madje vitet e fundit...
TIRANË- Flogert Kodra, djali i Xhevat Kodrës , i cili vrau veten në moshën 82-vjeçare për çështje pronësie, ka treguar vështirësitë që kaloi...