Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U kap me 11 gram kokainë/ Arrestohet 25-vjeçari në Pogradec, e pëson edhe bashkëjetuesja
10 Prill 2022, 12:48Nga DOSJA
POGRADEC- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Pogradecit pasi u kap me 11 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje. I riu, i identifikuar me inicialet M.M., është arrestuar, ndërsa bashkëjetutesja e tij, është proceduar penalisht. Kjo pasi akuzohet për moskallëzim krimi.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vihet në pranga poseduesi i sasisë dhe procedohet penalisht një shtetase tjetër për moskallëzim krimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Mesnata”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi i mësipërm ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec. Si rezultat i kontrollit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lekësh të prerjeve të ndryshme.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se 24-vjeçarja, bashkëjetuesja e shtetasit M. M., nuk kishte kallëzuar këtë aktivitet kriminal, në organet kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dy aksidente me diferencë disa minuta kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës duke krijuar një trafik të gjatë.Sipas ninformacioneve të par...
Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave INSTAT, numri i nxënësve nga klasa e parë në të nëntën ka rënë me 3% krahasuar me vitin e shkuar. Janë disa fa...
TIRANË– Dje, presidenti Ilir Meta, i nxehur me akuzat që i bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e krahasoi atë me moderatorin Hermes Ni...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndaloi dje në panairin e fermerëve të thirrur nga socialistët, ditë që përkoi me punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, d...
TIRANË– Pak para se të vinte mesnata, disa të rinj qëndronin rreshtuar jashtë dyerve të një prej klubeve më të zë të jetës së natës në kryeqytet. Era...
KUKËS- Rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës, e gjitha për shkak të reshjeve të shiut që kanë pushtuar vendin tonë gjatë ditëve të fundit, ndërsa deri ...
TIRANË– Një ditë pas Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të diele një fotoalbum, krahas të cili ka...
Kryeministri i Shqipërisë Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e korrupsionit në Shqipëri dhe të hetojë ish-kryeministrin Berisha. Opozita e quan pre...