LIVE UPDATES
Aktualitet

U dëbua nga Shqipëria/ Kush është Alice Taylor, blogerja që thur elozhe për turizmin dhe meshkujt e vendit tonë

6 Mars 2019, 19:44 Nga DOSJA
U dëbua nga Shqipëria/ Kush është Alice Taylor, blogerja

Tiranë– Ditën e sotme autoritetet shqiptare kanë refuzuar rinovimin e lejes së qëndrimit për gazetares angleze, Alice Taylor. Sipas Taylor ky vendim është politik dhe ka lidhje me qëndrimet e saj të ashpra për situatën politike shqiptare në preononcimin për televizionin rus “Russia Today”.

Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja me anë të satuseve në rrjetet sociale. “Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetar dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani kanë anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit.

Kështu që tani jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe kërkohet të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që dalin nga të qenit gati 6 muaj shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar,”- shkruan Taylor.(Lexo këtu)

Por kush është Alice Taylor?

Alice Ophelia Taylor jeton prej vitesh në Shqipëri, ku ka njohur edhe partnerin e saj, Ergys Hoxhën, për të cilin u hodhën dyshime se ka qenë truproja i kryeopozitalit, Lulzim Basha. Por, kjo gjë është mohuar nga vetë blogerja.

Gazetarja është mjaft e njohur për publikun shqiptar si blogere. Ajo zotëron blogun “Balkanista”, një blog dedikuar shqiptarëve dhe Shqipërisë ku promovohet turizmi dhe kultura jonë. Alice nuk ka lënë pas as fenomenet tipike shqiptare dhe një prej tyre flet vetëm për reagimet e meshkujve tanë dhe fiksimin e tyre me vizat.

Ti kupton se po del me një mashkull shqiptar kur…” kështu e titullon Alice shkrimin, ku më pas rendit të gjitha karakteristikat tipike.

-Kur mamaja e tij të shtron ose të dërgon racione me ushqim të bërë vetë.

 -Fillon të shash rrjedhshëm në gjuhën shqipe.

-E kupton se familja vjen mbi gjithkënd e mbi gjithçka.

-E gjen veten me një këndvështrim pasionant mbi politikën, pavarësisht se di shumë pak për të dhe zotohesh që nuk do të formosh një opinion.

-E kupton se ftesa për një kafe është e ngjashme me një deklaratë dashurie.

-Mbeten të zhgënjyer dhe të habitur nga fakti se ti ke një pastruese shtëpie dhe nuk i bëni punët vetë.

-Ty të lind një interes i thellë për traditën, kulturën dhe historinë e tyre.

-E gjen veten duke besuar/pranuar se pak xhelozi është diçka e mirë dhe përfaqëson drejtpërsëdrejti nivelin e dashurisë në një marrëdhënie.

-E kupton se ata nuk janë të gjithë të fiksuar pas statusit ‘cool’/pasaportave apo vizave.

-Ti e kupton se gjithçka është e mundur në Shqipëri.

-Ti ke partnerin më të mirë ndonjëherë dhe nuk do ta kesh ndryshe,”– shkruante ndër të tjera blogerja në këtë artikull.

Por në një tjetër shkrim Alice ka vënë në dukje bukurinë përrallore të Thethit dhe se sa kënaqësi ka ndjerë ajo kur e ka vizituar këtë vend, të cilin e quan ‘vend legjendash, një parajsë e veçuar nga bota plot mrekulli dhe mister’.

Pjesë nga shkrimi i blogeres për Thethin.

Në qoftë se dikush do të më kishte thënë një vit më parë, se unë sot do të isha duke udhëtuar përmes maleve të Shqipërisë veriore, majë një Harley Davidson-i, do ta quaja të çmendur. Por ia tek isha, me ajrin e nxehtë aromë manushaqe që më rreh fytyrën, diellin që godet lëkurën time të përskuqur, dhe vibrimet e motorrit që dallgëzojnë deri në thelb të qënies time.

“Kjo është ndjesia e lirisë”-mendova më vete ndërsa tërhoqa duart nga gjoksi i tij duke i hapur anash për ti shtriqur, me sytë e mbyllur e kokën e tërhequr prapa, ndërsa bota nxitimthi mbetej pas…

…. Pikëmbërritja jonë ishte Thethi, një fshat i vogël strukur në mes maleve të Shalës. Të shkosh atje është e mundur vetëm nëpërmjet një rrugë të gurtë prej 25 kilometrash që përqafon shpatet e malit, e gjarpëron lart e poshtë majash kërcënuese që paralajmërojnë vdekjen e kujtdo që nuk i përmbahet shtegut të ngushtë malor.

I kërkova shoferit tonë të më tregonte për Thethin, dhe me një anglishtë të çalë m’u pergjigj:

“Në të gjithë e kemi prejardhjen nga një njeri, Dedë Nika, dhe u vendosëm këtu rreth 350 vjet më parë. Ata donin të mbronin besimin e tyre katolik nga Otomanët, kështu që u vendosën në një nga zonat më të largëta të vendit”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alice ophelia taylor blogerja angleze debimi i gazetares angleze debimi i gazetares nga shqiperia ergys hoxha alice ophelia taylor blogerja angleze debimi i gazetares angleze debimi i gazetares nga shqiperia ergys hoxha


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës