Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U arratisën nga komisariati grek, dalin foto të tjera të 5 të dënuarëve
7 Shkurt 2022, 15:41Nga DOSJA
GREQI – Mediat helene po publikojnë fotot të tjera të 5 të burgosurve (4 shqiptarë dhe 1 pakistanez), të cilët mundën t’ia dalin me sukses të arratiseshin nga komisariati i Hanias mëngjesin e sotëm në Greqi. Deri tani janë zbuluar identitetet e dy prej të dënuarëve (Olis Thoma Prifti, 43 vjeç dhe Ardian Meta 32 vjeç). Shtetasi pakistanez është i moshës 34-vjeçare dhe rezulton fajtor për kryerjen e 3 vrasjeve.
Ata po dërgoheshin në paraburgim e Hanias për të vuajtur dënimet e marra. Teksa sot po mbaheshin në komisariatin e Hanias, ata përfituan nga shpërqëndrimi i gardianëve dhe arritën të thyenin hekurat e qelive. Më pas, mundën të merrnin një furgon dhe pas disa kilometrash ndërruan sërish automjet për t’i shpëtuar ndjekjes dhe gjurmimit nga policia.
Autoritetet helene janë gjetur në befasi nga arratisja e 5 të dënuarëve. Aktualisht, po kontrollohet e gjithë hapësira e Hanias, si dhe janë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë.
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës. Gazetari Ermal Vija shkruan për Abcnews se Tahiri ka zhvi...
TIRANË– Partia Demokratike prezantoi sot sloganet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër. Lushnje, Rrogozhin...
TIRANË– 3 ditë kohë ka mbetur dhe të enjtën, në seancën plenare të Kuvendit, maxhoranca dhe opozita duhet që të kalojnë ligjin për zgjatjen e mandati...
GREQI– Një tjetër makinë është denoncuar si e vjedhur pas furgonit të verdhë me të cilin shqiptarët e arratisur nga burgu grek u larguan pas daljes nga qe...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin për pezullimin e përfitimit financiar të ish-prokurorit të Krujës, Bujar Memia, i cili u shkarkua ...
GREQI– Të gjitha Drejtoritë e Policisë së Kretës janë në këmbë për të lokalizuar dhe arrestuar pesë të dënuarit që arritën të arratiseshin nga Komisariati...
TIRANË – Policia e kryeqytetit arrestoi gjatë ditës së sotme 10 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale si: posedim droge, dhunë, vjedhje, ...