Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Art&Argëtim
Triumfi i Dua Lipës në Grammy, jehonë reagimesh në Shqipëri dhe Kosovë (mesazhet)
11 Shkurt 2019, 13:32Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Dua Lipa ishte këngëtarja që fitoi dy çmime të merituar në ceremoninë e çmimeve Grammy, si ‘Artistja më e mirë’ dhe ‘Best Dancing Record’. Dua Lipa është e para këngëtare shqiptare, e cila fiton dy çmime Grammy.
Mbrëmjen e të dielës ceremonia e çmimeve prestigjioze të muzikës, Grammy, ishte kryefjala në mediat ndërkombëtare, sigurisht që edhe në vendin tonë ceremonia është e tillë, por këtë edicion pjesëmarrja e këngëtareve shqiptare të cilat performojnë në skenat ndërkombëtare ishte një moment i paharrueshëm.
Për të gjithë shqiptarët, lajmi i parë i bukur është mësuar. Dua Lipa kryesoi gjatë kësaj mbrëmjeje, pasi ajo fitoi çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance” dhe çmimin “Artistja më e mirë e re”, në të cilën ishtë nominuar edhe një këngëtare tjetër shqiptare, Bebe Rexha.
Në këtë moment të rëndësishëm sigurisht që nuk do të mungonin as urimet nga personazhe të njohur nëmuzikë e politikën e dy vendeve.
Gjithë krenarinë që ndjen personazhet shqiptarë e shprehën në këtë mënyrë.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në profilin e tij në Facebook, ka uruar dhe përgëzuar Dua Lipën për fitoren e merituar, duke e quajtur atë ‘superyll botëror’.
Urimi i parë nga Kosova erdhi nga vetë presidenti Hashim Thaçi, i cili në Twitter e uroi këngëtaren për fitoren e saj.
Një mesazh urimi nuk mungoi as nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook uroi Duan për fitoren në Grammy.
Këngëtari i njohur Capital T, gjithashtu postoi një foto të Dua Lipës, duke e uruar kështu për fitoren.
Këngëtari Gashi bëri një urim special për Dua-n, duke e falenderuar që na përfaqësoi në Grammy:’ Ajo na bëri të dukshëm në hartë. Urime!” -shkruan këngëtari në urimin e tij.
L.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Grammy – Jennifer Lopez performoi mbrëmjen e djeshme në skenën e Grammy një sërë hitesh nga “Motown” , në nder të këtij grupi legjendar, por performanca e saj ...
Tiranë– Bashkia e Tiranës ka vendosur që të sjellë në kryeqytet atmosferën e Shën Valentinit disa ditë para festës. Ditën e sotme, Tirana është zbukuruar me dhj...
Pas një karriere mbresëlënëse në sportin e boksit, duket se Mike Tyson ka vendosur që të çlirohet dhe ta shijojë jetën.Ish-kampioni i peshave të rënda u ...
Yjet më të mëdhenj të muzikës u ngjitën në skenë në natën magjike të “Grammy Awards” mbrëmjen e djeshme. Artistet femra dominuan gjatë ceremonisë, madje disa pr...
Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka publikuar disa video ne Instastory ku tregon se i kishin hakuar Instagramin ditën e sotme. Aktori bëri xhiron e të gjitha p...
Moderatori Alban Dudushi ka folur së fundmi për jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Thumb”, Dudushi tregoi se si e përballoi ngacmimin e një djali kundre...
Animal print zbret nga froni leopardin dhe gjarprin. Trendi i pranverë- verë 2019 do te jetë zebra. Ndonëse ngjyrat e këtij printi e bëjnë më të lehtë veshjen e...
Pas postimit të fotos disa ditë më parë, këngëtarja Elvana Gjata është bërë aktive në rrjetet sociale.(Lexo këtu)Mesa duket pas ngjarjes së ish-Bllokut, Elvana ...