LIVE UPDATES
Insights

Tregimi i së dielës- PËR GJERMANI, SHOFER!

7 Mars 2021, 09:14 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës- PËR GJERMANI, SHOFER!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëngri dy lugë kos me ca krodhe buke në të,piu ilaçet dhe pasi pa rreth e qark banesës së heshtur,terhoqi derën e po zbriste shkallët. Kolla e përditshme e përqafoi qysh te kati i vet. E fortë sot dhe një çast iu morëm mendtë. U mbajt te parmaku dhe i foli vetes:

-Leksi,jo sot,mos më lerë pa shkuar në ceremoni. Se kam mall. Shumë mall. Do takoj shokët,kolegët,ata që punova aq vjet. Pa do shoh lumin,pyllin,qytetin…
Dhe kolla,si shoqja e tij më e mirë iku diku, larg Aleksit.

Ngadalë-ngadalë mbërriti te furgoni. U lodh se tashmë kapi 82 vjeç. Shyqyr që ishte peshë e lehtë se ndryshe do rrinte veç në krevat. Nga veshët s’para dëgjonte. I thanë për një aparat të thjeshtë,por nuk i delte hesapi ta blinte. Se një palo pension siguroi. Vertet punoi mjaft vite si mjek,por gjysma e jetës i shkoi në burg.

Sa tha fjalën burg,i erdhi ndër mend gruaja e tij e bukur,djali dhe vajza fëmijë,një familje e qeshur dhe plot gaz. Deri sa një darkë erdhën dy policë te dera,i bërtitën je i arrestuar,do vish me ne e që atë natë filloi rrokullima.

E akuzuan për agjitacion e propagandë. Ke thënë te shtëpia e Ethemit se bluzat e huaja janë të bukura. Në kafene ke mburrur futbollin italian. Ke kënduar një këngë jugosllave dhe filmat francezë i ke ngritur në qiell. Plot një vit hetuesi. Mori vesh që edhe vëllain,inxhinier,e kishin arrestuar. E një mbasdite i vjen një shkresë për firmë,gruaja i kërkon divorcin. E firmosi menjëherë. Të mos i trajtojnë keq fëmijët,mendoi. Dhe ikën vitet në galeri e lart mes maleve.

Pas mbarimit të dënimit prej dhjetë vjetësh e ridënojnë se i kishte thënë dikujt që supa e burgut do na vdesë. Dhjetë vjet të tjera.

Nga familja asnjë letër e lajm. Një i burgosur i ri i kishtë thënë se vajza ishte bérë infermiere dhe djali punonte në ndértim.
-Po gruaja?- pyeti.

Ai nuk i dha përgjigje. Ndoshta është martuar,i shkoi si shigjetë në tru. Nuk mendonte se do delte gjallë nga burgu. Ndaj shpesh uronte që ajo të martohej e mbase merrte dikë të urtë e të matur që t’i trajtonte mirë fëmijët. Ikën vitet dhe… një mëngjes erdhi urdhëri të lirohen të gjithë të burgosurit politikë. Aleksi nuk besonte dhe në vend të pickonte veten pickonte shokët. Deri sa Sherifi ia dhe me një shpullë mbrapsht. I dhembi,u gëzua e bërtiti:

-Jam gjallë,jam i lirë.

Nuk priti makinë tek kthesa. Eci më këmbë poshtë malit. Kishte frikë mos një urdhër i dytë e rikthente në burg. Një skodë e kromit e hodhi sipër e deri në qytet makina i dukej si breshkë. Vrap te dera e shtëpisë. Trokit e bërtit. Heshtje.

Nga dera ngjitur nxori kokën një plakë.
-Dua Sofikën,Dritanin dhe Blertën.

-Nuk ka njeri atje. Ikën me anije,ishin ca kohë te ambasada gjermane. Tani nuk kam haber,-tha ajo e mbylli derën.

-Jam Aleksi, burri i Sofikës.

Por nga matanë asnjë pérgjigje. Më vonë gjeti një çekiç tek berberi poshtë dhe e shkallmoi derën. Hyri brenda dhe ..i ra të fikët. Kur erdhi në vete ishte në spital. Atje ku punoi aq e aq vjet. E njohën dhe e mjekuan mirë e mirë. E ushqyen dhe iku drejt e në Tiranë. Atje takoi vëllanë. Ishte liruar para ca vitesh,punonte te fabrika e qelqit. Por shpresonte se ditët e këqija ikën për ata.

Dhe vërtet. Pas ca muajsh Aleksi nisi punë në ministri. E donin dhe e nderonin. Iku me mall nga qyteza ku krijoi familje. Mësoi se fëmijët ishin në Gjermani,në Këln. Edhe gruaja. Iu lut ministrit që në se mundej t’i nxirrte një vizë. Ai e dërgoi me shérbim dhe udhëtimi me avion ishte për te si ajo ecja mbi një tel në lartësi të mëdha. Kaq adrenalinë po çlironte sa tha se po vdiste vërtet.

Djali dhe vajza e pritën në aeroport. Të rritur dhe të bukur. Shumë të bukur. Qanin e gëzonin të tre. Pa tek ta shumë tipare të tijat. Djali im,vajza ime,fliste parreshtur. Kështu thoshte me vete çdo ditë në burg e para se të flinte uronte:” Natën e mirë familja ime e mirë!”

-Po Sofika?

-Mamaja ka tre muaj që ka vdekur.

U turbullua dhe u ul tek stoli ngjitur. Mësoi se pati një jetë skëterrë. Falë familjes së saj komuniste nuk e çuan në punë të rënda. Por bukurisë së saj iu sulën të gjithë. Me kërcënime,me provokime,me shantazhe. Deri sa nuk duroi më e kur dolën fëmijët në punë u mbyll në shtëpi e nuk doli deri ditën që me zor e morën kur u futën në ambasadën gjermane. Pastaj u qetësua në Këln,por ndjehej fajtore pér kërkesën e divorcit dhe mendonte veç për ty,baba. I dukej sikur ajo ta shtrengoi lakun që sigurimi të vuri në qafë. Më pas humbi mendjen,e shtruam në spital e deri sa një ditë se ku kishte gjetur një brisk e preu damarët

Qanin të tre në aeroport. Edhe në shtëpi. Kështu kaloi një javë duke ngushëlluar njëri -tjetrin.

Aleksi u kthye në Tiranë e i dhënë pas pune nisi të harrohej. Vajza dhe djali bënë dokumentat dhe e morën me vete. Ai po plakej,por fëmijët u bënë me fëmijë. Gëzohej mes tyre dhe disa muaj rrinte atje,më pas në Tiranë mes fisit dhe shokëve. Kështu disa vjet deri sa u bë plot 82. Një telefon pardje i ngrohu zemrën.

-Do festojmë 50 -vjetorin e spitalit.-Jemi të lumtur në se vjen.

U pérgjigj po,pa u menduar. Këto po i thoshte vetes në furgon,kur dëgjoi:

-Arritëm xhaxha. Do zbresësh?

Pyeti ku gjendej hoteli “Roma” dhe nisi të capitej për atje. Kishte ardhur herët. Po pi një kafe i qetë,mendoi. Sa hyri te holli lexoi :”50 Vjetori i Spitalit” U mallëngjye dhe zuri një tavolinë me pamje nga dera. Sa u ul e kapi nga mbrapa Faiku,drejtori i parë. U shmallën,të dy të mplakur,por të gëzuar. Pas ca bisedave sheh ca vajza të reja plot shend e rini.

-Kjo është tani drejtoresha e spitalit,-i tha Faiku. -Eshtë vajza e Paulinit.

Paulini ishte kolegu që spiunoi Aleksin,që e futi në burg. U vrenjt,nuk i dha dorën. Më pas erdhën plot të tjerë. Ja dhe Ylberi,dëshmitari që sajoi sikur lëvdoja filmat francezë,po thoshte Aleksi. Tani mburrej se kishte dalë në pension,por e merrnin pér konsulta në spitalin amerikan. Gjithë ata që e çuan në burg erdhën për ceremoninë. U ndriste fytyra nga shëndeti dhe dhëmbët nga buzëqeshja. Në fund hyri ministrja.

-Mbesa e Sokratit,të kujtohet?-e pyeti Faiku.

-E cilit Sokrat?

-Kryetarit të Degës,atij të policisë.

Aleksi u egërsua. I doli para ai njeri i shëmtuar që e rrihte çdo natë me këmbën e shkulur nga një karrike. U çua vrik dhe doli jashtë. Nisi të nxitonte. Tek rruga pyeti dikë:

-Ku nisen furgonat për në Tiranë?

Ai drejtoi dorën nga lumi e Aleksi gati vraponte. Nuk e shqetësonte as kolla,as zemra. Vetëm ecte e ecte. I dukej sikur po jetonte te djeshmen,sikur do i delnin para ata dy policët e dikurshëm të natës së mënxyrshme e do i bërtisnin fort :”Eja me ne në degë! Je i arrestuar,i arrestuar!”

U plaka,por koha nuk paska lëvizur fare,tha dhe hypi në furgon.

-Për ku xhaxha?-e pyeti shoferi.

-Për Gjermani,o bir!

Qeshën pasagjerët. Shoferi tha:

-Për Gjermani jemi të gjithë.

Futi marrshin e furgoni nisi ecjen bri lumit…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog tregimi i se dieles tregimi i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 4 Mars 2021, 10:14

Grenelli ka kaluar në personale me Albin Kurtin

Arti amerikan i komunikimit, si ne media, si ne politike, si ne diplomaci, ndryshon komplet nga europianet. Ata qe kalojne neper aeroportet e Amerikes gati sa n...

Insights 27 Shkurt 2021, 18:56

Ej ju boftë nona! Ik ti, nuk ka për ty bukë…

Me kujtohet aty nga mesi i viteve 60, ende fëmije, shkoja te merrja bukën te furri i bukës te Rruga e Kavajës. Bukë e ngrohtë 40, e zezë, 52 e rrumbullakët, mis...

Insights 26 Shkurt 2021, 15:44

Ne jemi për të na ‘ashtu’ robt

Ligjërimet seksiste dhe të dhunshme në planin psikologjik, ofenduese në hapësirën mediatike të Shqipërisë, si në mediat komerciale lineare, konvencionale, ashtu...

Insights 21 Shkurt 2021, 12:59

Fletorka, tregimi i së dielës

Nga Agim Xhafka1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet