Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Qytetarët shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe kanë paralajmëruar protest pas vrasjes së Musaen Zenelit, të riut që ra viktimë në masakrën e Velipojës, pa pasur asnjë faj në lidhje me konfliktin që zhvillohej mes familjes Gocaj e asaj Ferracaku. Në rrjetet sociale po postohet në mënyrë të vazhdueshme një letër përmes të cilës kërkohet plotësimi i tre kërkesave, në të kundërt paralajmërojnë se do të dalin në protestë.
Qytetarët kërkojnë që Zeneli të shpallet dëshmor, pasi ishte viktima më e pafajshme në masakrën me katër të vrarë, sigurimin e pensionit të përjetshëm për familjen Zeneli dhe që emri Musaen Zeneli t’i vendoset ndonjë institucioni turizmi apo rruge.
THIRRJA NË RRJETET SOCIALE: Lexoje! Ndjeje! Ndergjegjesohu! Bashkohu! Shperndaje! Duke ndjekur situaten pas ngjarjes se ndodhur ne Velipoje, ku 19 vjecari Musaen Zeneli ngeli i vrare ne krye te detyres dhe duke lexuar reagimet e pafund mbi ngjarjen, indiferencen dhe mospergjegjesine e shtetit duke tentuar te kaloje lehte sikur ska ndodhur asgje, bashkarisht ne si taksapagues te ketij shteti kerkojme: 1. Shpalljen deshmor te shtetasit Musaen Zeneli 2. Pension te perjetshem (familjes) 3.Ti vihet emri “Musaen Zeneli” nje instiucioni turizmi, rruge …etj ne menyre qe ai nga sot e tutje te mos quhet me jetim por te njihet nga te gjithe me emrin e tij te vertete! Kjo eshte kerkese publike nga ne, kush eshte dakort ta shperndaje qe kjo kerkese te marri ze dhe te realizohet sa me shpejt. Mos realizimi ose mosmarrja parasysh e kesaj kerkese nga institucionet perkatese do ta pershkallezoje situaten, ne hapin e rradhes qe do jete PROTESTA. Faleminderit per mirkuptimin dhe sensibilizimin tuaj.
Sot Zeneli u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit, ndërsa dedikimet për të në rrjetet sociale nuk kanë pasur fund. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MAMURRAS- Banorët e fshatit të Fushë Mamurrasit kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak të mënyrës së rikonstruksionit të rrugës. Banorët kanë bërë me dij...
KSAMIL– Pas Velipojës, ka plasur konflikti për shezlonet edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula është përplasur me punonjësit e policisë, t...
LAÇ– Banorët e fshatit Fushë Mamurras kanë protestuar ditë e sotme, pranë rrugës e cila prej disa ditësh kanë filluar punimet për rikonstruksionin e saj....
VLORË– Gjykata e Vlorës u është përgjigjur akuzave të forta të ministrit Bledi Çuçi, i cili në një deklaratë për mediat përmendi emrat ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ‘Misto Mames’ në Tiranë. Drejtuesi i mjetit, që sipas ‘JOQ’ është fe...
TIRANË– Qytetarët shqiptarë vijojnë të dhurojnë para për familjen e Musaen Zenelit. Në llogarinë e hapur nga Organizata USA ALBANIAN SOCIETY vetëm për pak ...
BERAT– Situata me zjarrin në malin e Tomorrit është përshkallëzuar dhe ka marrë përmasa të mëdha këtë pasdite. Era që fryn, bimësia e thatë dhe temperaturat e l...
KUÇOVË– 58 vjecari Nikollaq Bushi, i cili kërcënoi se do hidhej nga kulla e hekurt të nxjerrjes së naftës në Kuçovë, ka zbritur nga pusi.Ai q...
IZMIR- Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Izmir vendosën kurore të zezë me lule para Konsullatës së Përgjithshme greke në Izmir me rastin e 77 vjetor...
SHKODËR– Mësuesja e gjimnazit të Musaenit, Valdete Gjyrezi ka ndarë në rrjetet sociale foto me adoleshentin nga mbrëmja e maturës. Musaeni, i veshur me këm...