LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Transportim të emigrantëve, dhe dhunë fizike, arrestohen 2 persona në Lezhë

4 Tetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Transportim të emigrantëve, dhe dhunë fizike, arrestohen 2

LEZHË- Dy persona janë arresuar ditën e sotme në Lezhë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 28-vjeçar me iniciale E.Ç është arrestuar pasi u kap duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalim të sigurtë kundrejt pagesës. Gjithashtu u arrestua një person me iniciale P.K, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij me iniciale B.K.  

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë. Mirditë/ Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetin tip “Toyota ” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E.Ç., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin e tij “ Toyota”, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.K., banues në Ungrej, Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”dhe ”Dhuna në familje “.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Tetor 2021, 08:37

GREQI– Keli, 38-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Athinë, vetëm pak orë para se të vritej ishte live në Facebook.Pamjet e publikuara ng...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta