All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Transformimi i dy shesheve, ‘Rilindja Urbane’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit (Foto)

26 Shtator 2019, 13:46 Nga DOSJA
Transformimi i dy shesheve, ‘Rilindja Urbane’ betonizoi memorien
All - Paragraf - 1

DURRËS- Ora shënon 12 e paradites dhe rrezet e diellit shkëlqejnë në sheshin “Liria” të shtruar me pllaka prej mermeri, një hapësirë publike drejtkëndore që kufizohet nga një anë nga teatri “Aleksandër Moisiu” dhe në anën tjetër nga bashkia e qytetit të Durrësit.

Tani që është diell këtu nuk ulesh dot sepse është shumë nxehtë, shumë vapë, betoni nxjerr avull,” ankohet Griselda Kape, një gjimnaziste që sapo ka mbaruar një aktivitet ndërgjegjësues për uljen e ndotjes nga shkarkimi i gazrave të makinave. “Në dimër, sidomos pas shirave duhet të kesh shumë kujdes se rrëshqet,” shtoi ajo.

Rritja e nivelit duke ndërtuar një platformë të madhe prej betoni, ndërtimi i shatërvanëve të rinj, gjelbërimi me palma, bllokimi i qarkullimit të automjeteve dhe një instilacion prej inoksi, i dhanë në vitin 2014 një imazh të ri sheshit “Liria’ në qendër të Durrësit.

Ndërkohë, në fund të rrugës Tregtare që lidh sheshin ‘Liria’ me hyrjen e portit, një tjetër shesh është në proces transformimi rrënjësor nëpërmjet projektit ‘Veliera’ – një nënkalim me një velë të madhe prej betoni.

Përdorimi masiv i betonit në dy sheshet e reja të qytetit bregdetar nuk ka gjetur mirëkuptimin e qytetarëve të Durrësit, ndërkohë që ndërhyrja pa kriter në shtresat arkeologjike të qytetit antik ka gjeneruar kontestime dhe protesta nga arkeologët dhe shoqëria civile .

Kritika ndaj projekteve të Rilindjes Urbane kanë ardhur edhe nga urbanistët, të cilët shqetësohen se ridimensionimi i rrugëve nuk ka vendosur harmonitë e duhura midis hapësirave të këmbësorëve dhe lëvizjes së automjeteve – përfshirë mjetet e transportit publik.

Bashkia e Durrësit ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të programit të Rilindjes Urbane të financuar nga qeveria nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, kjo bashki ka marrë më shumë se 22.4 milionë euro nëpërmjet 29 projekteve .

Në vitin 2008, bashkia e Durrësit ideoi projektin për rivitalizimin e sheshit ‘Liria’ dhe hapi një konkurs ndërkombëtar, duke ftuar studiot arkitekturore të sillnin propozimet e tyre. 36 studiot konkurruese paraqitën përpara një jurie ndërkombëtare të ngritur nga bashkia projektet e tyre, ku u përzgjodhën për në fazën finale 5 prej tyre, ndërkohë fitues u shpall projekti i studios italiane “Michele Cro” – i vetmi projekt që nuk e integronte në sheshin e rij shatërvanin e ndërtuar nga arkitekt Kristo Sotiri.

Përdorimi masiv i betonit në dy sheshet e reja të qytetit bregdetar nuk ka gjetur mirëkuptimin e qytetarëve të Durrësit, ndërkohë që ndërhyrja pa kriter në shtresat arkeologjike të qytetit antik ka gjeneruar kontestime dhe protesta nga arkeologët dhe shoqëria civile .

Kritika ndaj projekteve të Rilindjes Urbane kanë ardhur edhe nga urbanistët, të cilët shqetësohen se ridimensionimi i rrugëve nuk ka vendosur harmonitë e duhura midis hapësirave të këmbësorëve dhe lëvizjes së automjeteve – përfshirë mjetet e transportit publik.

Bashkia e Durrësit ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të programit të Rilindjes Urbane të financuar nga qeveria nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, kjo bashki ka marrë më shumë se 22.4 milionë euro nëpërmjet 29 projekteve .

Në vitin 2008, bashkia e Durrësit ideoi projektin për rivitalizimin e sheshit ‘Liria’ dhe hapi një konkurs ndërkombëtar, duke ftuar studiot arkitekturore të sillnin propozimet e tyre. 36 studiot konkurruese paraqitën përpara një jurie ndërkombëtare të ngritur nga bashkia projektet e tyre, ku u përzgjodhën për në fazën finale 5 prej tyre, ndërkohë fitues u shpall projekti i studios italiane “Michele Cro” – i vetmi projekt që nuk e integronte në sheshin e rij shatërvanin e ndërtuar nga arkitekt Kristo Sotiri.

Shatërvani 80 vjeçar që konsiderohej si pjesë e memories kolektive dhe “busulla” e takimeve midis qytetarëve, nisi një valë protestash që kërkonin integrimin e tij me projektin. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i kërkoi bashkisë në atë kohë rishikimin e projektit për qendrën e qytetit, duke përfshirë në të edhe shatërvanin e ndërtuar në vitin 1928. Për mos largimin e shatërvanit u mblodhën rreth 5000 firma qytetarësh; megjithatë, projekti nuk pësoi modifikime.

Në studimin prej 300 faqesh për transformimin e sheshit, që BIRN disponon, rezulton se projekti fitues parashikonte tre faza, nga të cilat deri më tani janë realizuar dy dhe e treta, lidhur me “Zonën Arkeologjike”, që përbën fazën tretë, nuk duket se ka marrë dritë jeshile. Forumi Bizantin, si një lidhje me vijimin e sheshit, parashikohej që të kthehej në një park arkeologjik të vogël në natyrë dhe tre lulishte të vogla aty rrotull pritej që të gjelbëroheshin.

Faza e parë e projektit përfundoi në vitin 2011 dhe sipas një përgjigjeje të bashkisë Durrës, ajo kushtoi rreth 100 milionë lekë. Punimet u kryen nga kompania “Gjikuria”. Në këtë fazë projekti solli ndërtimin e shkallareve që lidhen me xhaminë e qytetit si dhe galerinë e arteve. Konflikti bashki e majtë dhe qeveri e djathtë gjeneroi akuza për mosdhënie financimi dhe u paraqit si arsye për ndërprerjen e punimeve.

Ndërsa faza e dytë e projektit u realizua në vitin 2014 nga kompania “Everest” dhe ka kushtuar 155 milionë lekë, financim i mundësuar në kuadër të “Rilindjes Urbane” nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve. Bashkia nga buxheti i saj financoi një instalacion artistik prej inoksi që iu shtua sheshit me vlerë 14 milion lekë.

Sheshi që deri më tani ka kapur një faturë prej 2.2 milionë eurosh. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve në bashkinë Durrës, “ka mbaruar zbatimin e tij sipas projekteve të tenderuara”.

Megjithatë, përballë hyrjes së ndërtesës së bashkisë Durrës, një rrethim paralajmëron për punime të reja dhe një trekëndësh metalik ngrihet mbi pusin e zbuluar gjatë punimeve për ndërtimin e sheshit të ri. Ai i përket periudhës osmane dhe haset në dokumentet që datojnë që nga viti 1570. Sipërfaqja prej xhami që mbulon pusin është thërrmuar në brendësi dhe me sa duket rrezikon të thyhet. Bimësia ka bërë të vetën dhe pusi tani më shumë duket si një gropë, se sa një zbulim arkeologjik.

Projekti i ri “Veliera”, ngjashëm me sheshin Liria solli ndërtimin e një platforme gjigante prej betoni. Punimet për ndërtimin e sheshit “Veliera” filluan në shkurt 2017. Projekti me vlerë 4.6 milionë euro, fituar nga kompanitë “Fusha dhe Everest”, vijon të jetë pjesërisht kantier ndërtimi, duke pritur montimin e tendës prej betoni, që do të krijojë imazhin e velës.

“Pjesa ku kalojnë makinat poshtë më duket e lezetshme, por kushdo që do të vinte këtu, do të mbante mend atë pjesën që ka qenë e shtruar me guralecë, përbri Torrës Veneciane, ndërsa tani ajo është bërë komplet beton dhe ka mbetur vetëm Torra si antike në mes,” ankohet  Sonja Bejko, një banore e qytetit bregdetar.

Ngjashëm me projektin e rivitalizimit të sheshit ‘Liria’ edhe projekti ‘Veliera’ është kontrovers dhe ka prodhuar reagime të forta në komunitet për shkak të ndërhyrjes në shtresat arkeologjike. Niveli  i reagimit publik për ndërtimin e Velierës ishte në një shkallë më të lartë se për shatërvanin e Kristo Sotirit në sheshin ‘Liria.’ Bashkia u padit në gjykatë dhe në përpjekje për të shpëtuar projektin, ajo pranoi që ta modifikonte për të ruajtur strukturat arkeologjike dhe për t’i ekspozuar me xham.

BIRN zbuloi se rifillimi i punimeve në mars të këtij viti, pas vendimit të gjykatës u krye pa monitorim arkeologjik, duke sjellë shkatërrimin e pjesshëm të ndërtesës së periudhës osmane, që u përdor një shekull më parë si konak për Princ Vidin. Vetëm një pjesë e vogël e ndërtesës ka mbetur e ekspozuar nën disa rrathë xhami, mbushur me bulëza uji. Një fat të ngjashëm patën edhe zbulimet që i përkasin periudhës romake.

Lidhur me vonesat e zbatimit të projektit, Drejtoria e Shërbimeve në bashkinë Durrës sqaroi se ato kanë ardhur si pasojë e proceseve gjyqësore që kanë sfiduar zbatimin e projektit.

“Me mbylljen e tyre po vijon dhe mbyllja e zbatimit,” tha bashkia. “Gjetjet arkeologjike janë ruajtur sipas një projekti të miratuar nga Ministria e Kulturës,” shoi ajo.

Përveç kontestimeve për shkak të materialeve të përdorura dhe shembjes së shatërvanit, rivitalizimi i sheshit ‘Liria’ solli dhe ngushtimin e rrugëve automobilistike që e përshkojnë në dy anët dhe rriti hapësirën në formë pedonale. Sheshi Veliera gjithashtu ngushtoi rrugën që lidh Bulevardin Epidamn me shëtitoren Taulantia, duke synuar krijimin e hapësirave dedikuar këmbësorëve.

Megjithatë, ngritja në lartësi e këtyre investimeve publike dhe ngushtimi i hapësirës së automjeteve në mënyrë të ndjeshme kundrejt këmbësorëve, duket se nuk po shkon në harmoni me planifikimin urban, pasi transformimi i të dyja shesheve solli eliminimin e hapësirave dedikuar ndalimit të autobusëve dhe shërbimit taksi.

“Pra të parkosh, ndalosh, shkëmbehesh me kryqëzime rrugore apo të arrish aksesin e shpejtë me stacione të transportit urban. Të gjitha këto veti, infrastruktura urbane e projektit Veliera nuk i përmbush,” shpjegoi për BIRN Artan Kacani, lektor për planifikimin e territorit.

“Arkitektët që nga antikiteti na mësojnë se vendtakimet, agorat, apo edhe teatrot ishin të lugëta. Kjo për të përfshirë sa më shumë pjesëmarrës. Mund të përmbledhim se Veliera në format konike, të mysët, mund të klasifikohet si një vepër monumentale dhe e largët për këmbësorët, në mos përjashtuese për disa kategori,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durresi rilindja urbane transformimi i shesheve durresi rilindja urbane transformimi i shesheve


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet