Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Transferimi i Pogba, Raiola shpërthen ndaj Manchester-it: E turpshme, futbollisti është profesionist
9 Korrik 2019, 13:52Nga DOSJA
BRITANI- Agjenti i njohur i futbollistëve Mino Raiola ka shpërthyer ndaj drejtuesve të Manchester United në lidhje me transferimin e mesfushorit Paul Pogba. Raiola për mediat ndërkombëtare është shprehur se futbollisti nuk ka bërë asgjë të keqe dhe klubi duhet t’i japë atij dritën jeshile dhe ta lë të lirë.
Raiola pretendoi se “Djajtë e kuq” kanë qenë të vetëdijshëm për një kohë të gjatë për dëshirën e fituesit të Kupës së Botës që do të largohej nga Old Trafford. Pogba është ballafaquar me kritika ndaj sjelljes së tij pasi ai synon një lëvizje larg kësaj vere.
Për këtë gjë agjenti i francezit ka shpërthyer ndaj klubit duke thënë se fubollisti është një profesionist në çdo drejtim.
“Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai është treguar i respektueshëm dhe profesionist në çdo drejtim. Klubi i di dëshirat e tij prej kohësh. Është e turpshme që njerëz të tjerë ta kritikojnë pa patur informacionin e duhur dhe jam shumë i zhgënjyer që klubi nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre. Shpresoj që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët”, tha agjenti italian.
Pogba po mundohet të gjejë çdo formë për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”, teksa destinacioni i preferuar është Real Madrid, por në listë mbetet edhe Juventus.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Marco Giampaolo u prezantua si trajneri i ri i Milanit në krah të dy legjendave të skuadrës së Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.Gjatë prezantimit të t...
Neymar 5 vite nga firmosja e super kontratës me PSG konfirmon se “divorci” me klubin francez është shumë afër.Sulmuesi brazilian mësohet se vendimin e tij për t...
Kjo verë u dogj nga merkato dhe trasferimet e bujshme. Atletico Madrit mori përsipër të nxjerrë merkaton nga binarët, pasi pagoi 126 milionë euro për sulmuesin ...
BRAZIL- U luajt finalja e Kupës së Amerikës, Brazili nuk zhgënjen pas 12 vitesh me trofe. Nuk parashikohej që Peruja të surprizonte përballë Brazilit. Skuadra...
Në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit më të mirë të Manchester United janë Real Madrit dhe Juventus.Paul Pogba i vendosur të largohet nga Djajtë e Kuq...
FRANCË- Shtetet e Bashkua të Amerikës janë fituesit e Kupës së Botës në futboll për Fmera. Ekipi i drejtuar nga Jill Ellis arritën që të fitonin në finale ...
ITALI- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vdekjen e futbollistit të Fiorentinës, Davide Astorit. Mediat në Itali sot kanë nxjerrë në një tjetër hipotezë që...
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka bërë së fundmi një gjest, që në fakt ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.Teka një vajzë e re ishte duke bërë një video...
Pas një periudhe gati 2-vjeçare pas shkarkimit nga klubi i Manchester United ish-trajneri Jose Mourinho takon miliardierin kinez, Hui Jiayin, kryetar i G...
Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha, mbyll rrugëtimin tek Atalanta pas tre sezonesh.Gardiani shqiptar me klubin e SPAL-it është transferuar me formulë...