LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Trajtojeni veten më mirë sot, bëni vizitë te mjeku ose avokati…shenja që e ka ditën në favor, PARASHIKIMI i horosko

14 Qershor 2021, 05:04 Nga DOSJA
Trajtojeni veten më mirë sot, bëni vizitë te mjeku ose

Dashi-Gjatë kësaj dite nuk parashikohen ndryshime të rëndësishme, por do të ketë komunikim të balancuar. Ju mund të keni nevojë për t’u takuar me një bashkëpunëtor, të bëni vizitë te mjeku ose të takoni një avokat. Nervozizmi do të jetë i natyrshëm gjatë ditës dhe do të ndikojë në humorin tuaj.

Demi-Dita do të jetë e përkryer për rregullimin e marrëdhënieve dhe rivendosjen e rendit në punët tuaja të zakonshme. Do t’ju mungojë vendosmëria në këto ditë dhe rrethanat nuk do të jenë në favorin tuaj. Mos u merrni me trajtimin e detyrave komplekse, përveç atyre gjërave që mund të jenë urgjente.

Binjakët-Gjithë binjakët tipikë do të kenë humor të mirë dhe memorie të shkurtër sot. Një jetë relaksuese do t’iu ndihmojë që të harroni momentet e pakëndshme dhe të përqendroheni në ato pozitive. Ka shumë mundësi që gjatë gjithë ditës të përqendroheni në kujtimin e ngjarjeve të fundit dhe të shkëmbeni pikëpamjet tuaja me dikë tjetër.

Gaforrja-Vendosmëria që keni pasur më parë, do të shkrihet gradualisht gjatë këtyre ditëve. Me shumë gjasa ju do të keni nevojë për një pushim të mirë, para se të merreni me fazën tjetër të një pune të planifikuar. Disa gaforre me natyrë emocionale do e kalojnë ditën nën ndikimin e ngjarjeve të djeshme, duke i ripërpunuar me imagjinatën e tyre.

Luani-Komunikimi në ambientin tuaj të përditshëm do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe harmonike sot. Të lindurit e kësaj shenje të cilët sapo kanë bërë njohje të reja, do të kuptojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Në qoftë se në të kundërt, vendosni të ngrini apo të prishni një marrëdhënie, bëjeni në një mënyrë sa më miqësore të jetë e mundur, pasi në këtë formë reputacioni juaj do të vlerësohet shumë.

Virgjëresha-Pavarësisht nga gjinia, mosha dhe profesioni gjithë të lindurit e kësaj shenje do janë të ndjeshëm ndaj detajeve estetike. Bukuria dhe harmonia do të kenë një efekt qetësues mbi ju. Nëse jeni të mërzitur blijini një dhuratë të vogël një personi që keni përzemër, ose merrni veten me të mirë me diçka që ju pëlqen.

Peshorja-Dita do të kalojë e qetë, vetëm nëse veproni me qetësi dhe durim. Nevojat tuaja gjatë kësaj dite do të kenë prioritet absolut mbi ato të të tjerëve. Mos lejoni askënd që të prishë këtë ekuilibër. Peshoret të cilat kanë tejkaluar kapacitetin e tyre të energjisë, kanë një shans që të shërohen, të pushojnë dhe të gjejnë ekuilibrin e tyre të brendshëm gjatë ditës.

Akrepi-Gjatë kësaj dite vështirë se do t’i përmbaheni kornizave, por nuk këshillohet që të filloni ndonjë punë të vështirë. Kalojeni kohën ashtu si ju thotë zëri juaj i brendshëm. Ata të cilët kanë kaluar një periudhë presioni të vazhdueshëm, kanë një mundësi të shkëlqyer për t’u çlodhur.

Shigjetari-Sot nuk do të ndjeheni plotësisht të relaksuar. Si do që të jenë rrethanat ju mund të ndjeni një tension të vogël deri në mbrëmje. Me shumë gjasa do të fshihni emocionet tuaja nga të tjerët, ndërsa duke buzëqeshur me edukatë do të fshihni disa të meta. Nuk përjashtohet humbja e energjisë, madje në fund të ditës do të ndjeheni si një limon i shtrydhur.

Bricjapi-Mendja juaj do të përpunojë informacione me shpejtësi sot. Do të jeni argëtues në atë që kërkoni dhe atë që do ju jepet. Sa i takon intensifikimit të marrëdhënies në çift, ajo nuk do të mohohet.

Ujori-Rrethanat duket se do të jenë në favorin tuaj dhe ju duhet ti përdorni ato. Tendenca juaj për të komunikuar dhe për të mësuar nuk do të shprehet dukshëm, por vetëm në formën e kureshtjes. Kjo ditë është veçanërisht e mirë për ata që janë të interesuar pas gjuhëve dhe kulturave të huaja.

Peshqit-Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ju do të gjykoheni nga pamja juaj. Sa më komplekse të jetë situata, aq më shumë besim do t’ju japë stili juaj. Vishuni dhe silluni në përputhje me rrethanat e rastit. Ata që janë në marrëdhënie krize me dikë, duhet t’i japin fund kësaj situate dhe duhet të nxjerrin konkluzionet e tyre.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

horoskopi horoskopi parashikimi i horoskopit 14 qershor 2021 parashikimi i horoskopit 14 qershor 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet