Nuredin Dumani dëshmon mes tensioneve në GJKKO, rrëfen grabitjet në bashkëpunim me Talo Çelën: Goditi kam...
Sport
Trajneri Rossi: “Të luftojmë deri në frymën e fundi kundër Shqipërisë”
28 Shtator 2021, 18:04Nga DOSJA
HUNGARI – Dëmtimet e lojtarëve kryesorë do të ndikojnë në formulimin e kombëtares së Hungarisë për ndeshjet kualifikuese të tetorit për Kupën e Botës “Katar 2022”. Do të mungojnë lojtarë të rëndësishëm, si nga mesfushorët ashtu edhe nga sulmuesit. Sidoqoftë, Zsolt Nagy dhe Bálint Vécsei, morën një ftesë nga Marco Rossi dhe dy pjesëmarrësit e “Euro 2020”, Holender Filip dhe Nego Loic, të cilët munguan në shtator, do të kthehen në ekip.
Sidoqoftë, Nego Loic dhe Holender Filip, rikthehen pas një infeksioni me koronavirus në shtator. Zsolt Nagy, i cili ishte në ekipin kombëtar në vitin 2019, u ftua përsëri nga Marco Rossi, por për herë të pare trajneri italian i jep mundësinë Bálint Vécsei të jetë në kombëtare, kur ai debutimin e tij e ka kundër Shqipërisë në 2014.
“Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara dhe megjithëse kemi shumë vështirësi për t’u përballur, ne patjetër që duam të përmirësohemi pas humbjes në Shqipëri dhe të dëshmojmë kundër Anglisë, se jemi shumë më të mirë sesa performanca jonë në Budapest për “Euro 2020”,- tha Marco Rossi, për “mlsz.hu”. – Sidoqoftë, kjo kërkon që secili lojtar të luftojë deri në frymën e fundit në fushë dhe të japë gjithçka, duke dhënë më të mirën nga aftësitë e tij!
Sakaq shtatë nga njëzet e gjashtë lojtarët e kombëtares së Hungarisë kanë nga një karton të verdhë, ndaj nëse Lang, Attila Szalai, Botka, Bolla, Gazdag, Sallai ose Tamás Márk, do të marrin një karton të verdhë në ndeshjen kundër Shqipërisë, ata nuk do të luajnë kundër Anglisë.Kështu, që i pari, ne jo vetëm që duhet të performojmë mirë dhe të fitojmë ndaj Shqipërisë, por gjithashtu duhet të jemi të vëmendshëm,”- ka thënë trajneri Rossi.
Hungaria do të luajë kundër Shqipërisë me dyer të mbyllura për tifozët në “Puskás Arena”, më 9 tetor në orën 20:45 dhe më 12 tetor në orën 20:45 ndaj Anglisë. Ja dhe lista e futbollistëve të kombëtares së Hungarisë, të përzgjedhur nga trajneri Marco Rossi:
B.T Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI – Në më pak se një javë, Liverpool duhet të luftojë në dy fronte: ndeshjen në grupe të Champions League dhe Premier League, ndaj edhe forcat duhet r...
PORTUGALI – Jorge Jesus, trajneri i Benfica, foli në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së Champions League me Barcelonën: “Edhe pa Messin, B...
ANGLI – Francezi Thierry Henry thotë, se themeluesi i “Spotify”, suedezi Daniel Ek është ende duke u përpjekur për ta blerë Arsenalin, por oferta e tij nu...
ARGJENTINE – Eshtë publikuar lista e futbollistëve të kombëtares së Argjentinës për raundin e ndeshjeve kualifikuese të tetorit për Kupën e Botës 2022, me...
ANGLI – Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka folur me skuadrën para se të niset për në Torino dhe paralajmëron për kujdes ekipin e tij në prag të ndeshjes...
SUEDI – Zlatan Ibrahimovic do të jetë përsëri në dispozicion të kombëtares suedeze. Sulmuesi i Milanit edhe pse i dëmtuar, është përfshirë në listën e për...
ZVICER – Disa orë pas anulimit të procedurave disiplinore kundër tre klubeve të mëdhenjve, ende të bashkangjitur në trenin Superlega (Barcelona, Juventu...
ITALI – Sulmuesi uruguajan Luis Suarez do të jetë një nga rreziqet më të mëdha për Milanin sonte teksa shënon kthimin e kuqezinjve në “San Siro” për Champ...