LIVE UPDATES
Aktualitet

“Për paratë jam unë garant”/ Grupi i tretë që trafikon arabë drejt Italisë e ka bazën tek ish Porcelani në Tiranë

27 Maj 2020, 09:36 Nga DOSJA
“Për paratë jam unë garant”/ Grupi i tretë

Vazhdon artikulli për përgjimet e grupit që trafikon emigrantë arabë nga Shqipëria drejt Italisë…

Pjesa e tretë:

Dalim përsëri në terren për të shkuar tek trafikanti që çon arabë në Itali. Ky është grupi i tretë që takojmë. Takimi ndodh në Zonën e ish porcelanit në Tiranë.

Emigrant: Ajo që është më e rëndësishme për mua është garancia e parave.

Trafikanti: Për paratë jam unë garant.

Emigranti: Në këtë rrugë, a do të ketë egjiptianë?

Trafikanti: për rrugën e radhës?

Emigranti: Po.

Trafikanti: Po, ka egjiptianë. Edhe në rrugën para kësaj ka pasur egjiptianë. Ata qëndruan në shtëpinë e Muhamedit.

Emigranti: në këtë rrugë, jam unë, Abdu, Ala dhe Muhamed Al Sheik. Qenkemi të gjithë egjiptian, që e kuptojmë njëri tjetrin. Dhe ta dimë se çfarë do të ndodhë rrugës.

Trafikanti: Majkëll, edhe ai do të jetë me ju. Dhe a e di sa ka paguar Majkëlli? Ai ka paguar 4500 dhe i ka paguar këtu. Kesh. I ka paguar para 10 ditëve. Ka paguar 4500 dhe jo 5000.

Emigranti: Pse nuk është nisur edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga pagesa?

Trafikanti: Po sa të mblidhen se nuk është kompani turistike që rezervon tani dhe nisesh direkt. Kjo punë është histori më vete. Duhet të presim pak se varet nga situata. Duhet të presim dy ditë, tre ditë ndoshta edhe më shumë.

Ala është këmbëngulës që ti marri paratë sa më shpejt dhe ta bëjë djalin pjesë të grupit që do niset. Ai madje premton ta mbylli për dy ditë.

Trafikanti: A je gati ti? I ke paratë gati që nesër?

Emigranti: Unë jam gati ti flas që sot (familjes).

Trafikanti: Nëse mi sjell lekët sot, ose nesër në mëngjes. Në dashtë Zoti, me grupin e parë që niset do të jesh edhe ti. Ndaje mendjen dhe pastaj dhe provo kush jam unë. Dhe ju uroj rrugë të mbarë.

Për ta bindur që të niset drejt Italisë Alai i tregon djalit të infiltruar se sa i përhapur është ky rrjet.

Trafikanti: Rruga që ishte para kësaj sa Egjiptian ishin? Dhe a imagjinon nga kishin ardhur? Kishin ardhur nga Serbia. Ata nga egjipti kishn shkuar në Bosnje me vizë turistike.

Emigranti: të bëj një pyetje personale…

Trafikanti: Prit prit, ta mbaroj fjalën që nisa. Pra, ata nga Egjipti kanë shkuar në Bosnje me vizë turistike. Dhe kundrejtë shumës 160 mijë paund egjiptianë. Këto I kanë paguar në Egjipt. Kur kanë mbërritur në Bosnje, kanë ardhur vërdallë duke tentuar të futen në Serbi, Rumani, Slloveni. Dhe kur shkuan në Slloveni I kanë kapur. Si përfudnim erdhën këtu, në këmbë, ndërkohë që kishte filluar Korona Virusi. Sot, 3 nga ata janë në Francë, njëri është Sirian dhe dy të tjerë Egjiptianë. Janë edhe dy Egjiptianë të tjerë në Romë.

Kjo bisedë është bërë në një ditë mesjave. Alai thotë që nëse bëhet grupi me 3 veta të tjerë, nisen direkt atë fundjavë.

Trafikanti: Kur të sjellësh edhe dy njerzit e tjerë, nëse I sjell nesër, maksimumi pasnesër nisemi për Itali.

Emigranti: Pasnesër?

Trafikanti: Po pasnesër.

Emigranti: Në Durrrës ose Vlorë?

Trafikanti: Durrës apo Vlorë nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ti do zbresësh në Bari.

Ndryshe nga trafikantët e tjerë, Alai premton se mund të nxjerri edhe viza fallco. Ai madje tregon disa të tilla që i ka në telefon. Në këtë rast emigranti nuk ka nevojë të niset natën nga deti. Por udhëton si pasagjer i rregullt nga pikat kufitare.

Bakr Alam 11 – Nëse dikush do dokumenta fallco, si mund tia bëjmë?

Trafikanti: Unë jam një nga ata njerëz që kam bërë për vete leje qëndrimi (fallco). Shtesa:

Ala: Kjo është vizë spanjolle dhe kam paguar 600 euro.

Emigranti: Po këto të tjerat leje qëndrimi janë?

Trafikanti: Po, sic e shikon vetë në telefon.

Emigrant: Por për mua të ikësh si klandestin është më e sigurtë. Sepse po u kape të kthejnë në vendin nga je nisur. Edhe ky shtetas arab, ka në pronësi në Shqipëri një biznes në fushë ne ndërtimit të regjistruar me emrin “IMOHA KONSTRAKSHËN”. Përsëri, edhe Alai ka përdorur hapjen e biznesit për të justifikuar qëndrimin në Shqipëri, por në fakt ai merret me trafik emigrantësh.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet trafik i arabëve drejt italisë trafiku i arabëve trafik i arabëve drejt italisë trafiku i arabëve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës