Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Kjo pasi akuzohen për trafik makinash nga Italia. Gjithashtu është shpallur në kërkim një person i katërt. Këta persona akuzohen për falsifikim dokumentesh, ndërkohë që një prej 3 personave ka marrë masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Njoftimi i Plotë:
DVP Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Ado”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ekzekutohen masat e sigurisë për 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.
Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve nga shtetet e tjera drejt vendit tonë, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ado”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ekzekutimi i masave “Arrest në burg”, për shtetasit:
E. H., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim; S. H., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. H., si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të përsëritur kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë trafikuar automjete nga Italia drejt vendit tonë, duke shfrytëzuar agjencinë doganore që kishin në pronësi. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(I.A/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Vetëm pak orë na ndajnë nda mbajtja e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe përplasjet në distan...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë një kartë përmes të cilës u bën thirrje demokratëve që të jenë në orën 12:00 në selinë e Partisë Dem...
MEKSIKË- Të paktën 54 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u përplas në jug të Meksikës. BBC shkrua...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë para mediave një ditë para se zhvillimit të Kuvendit Kombëtar më 11 dhj...
DHËRMI- Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohen për falsifikim të pronave në zonën e bregdetit. Mësohet se gjithsej janë lëshuar 10 urdh...
Më datë 10.12.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë me detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Inspek...
TIRANË – Në fund të shtatorit 2021, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë arriti në 8.97 miliardë euro, sipas Bankës së Shqipërisë. Gjatë tremujo...
TIRANË- Policia e Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme italiane kanë mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët li...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha prej dy ditësh u bën thirrje delegatëve të Partisë Demokratike që të jenë prezent në Kuvendin Kombëtar të 11 dh...
TIRANË– Pas largimit të Ben Blushit nga Top Channel duket se po ndryshon edhe linja editoriale e televizionit me te madh kombëtar në vend. Të paktën ...