LIVE UPDATES
Politike

‘Tradhtar, shite partinë për interesa’/ PËRPLASJA BERISHA-BASHA, kryedemokrati komenton për herë të parë fjalët e li

10 Shtator 2021, 17:45 Nga DOSJA
‘Tradhtar, shite partinë për interesa’/ PËRPLASJA

TIRANË– Partia Demokratike u paraqit në seancën e parë të Kuvendit pas 30 muajsh e përçarë! Pasi kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e djeshme përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlametar i PD-së, nisën ‘gricjet’ e para. Në Kuvend, Berisha mbërriti vetëm me Edi Palokën, Tritan Shehun dhe Flamur Nokën, ndërsa në fund të seancës së dytë u largua i vetëm. Ndërsa Lulzim Basha për të shmangur kontaktin me të, u nis në këmbë për në Kuvend së bashku me anëtarët e tjerë të partisë. Opozita qëndroi në Kuvend derisa u shpall Lindita Nikolla si kryetare. Ata nuk votuan, grisën fletën dhe i hodhën në tokë. Sapo Nikolla nisi fjalimin, ata qëlluan me grusht në tavolina në shenjë revolte e më pas dolën jashtë.

Në oborrin e Kuvendit, Basha dha një intervistë për gazetarët aty ku tha se gjatë gjithë ditës ka pasur dhimbje për vendimin që mori ndaj Berishës. Akuzat ndaj qeverisë nuk  munguan. Basha tha se dot duhet të ishin para drejtësisë dhe jo në këtë sallë autorët e dosjes 339, Rahman Rraja, Ilir Ndraxhi dhe Jurgis Çyrbja. Po ashtu ai tha se Taulant Balla figuron në listën e zezë të Interpolit si një nga pikat kyçe të pastrimit të parave dhe të trafikut të drogës.

I pyetur nëse do të ketë pazar me Ramën, Basha i hodhi poshtë hipotezat, duke shtuat se ndihet keq kur i dëgjon dhe nga goja e një personi, vlerësimin për kontributin e të cilit e ka dhënë dje dhe qëndron edhe sot.

E PLOTË:

Lulzim Basha: Brenda në sallë ndodhet sot pakica që ka dhunuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, i institucioneve të pavarura, i rendit kushtetues dhe i reformës në drejtësi që duhet të ishte para drejtësisë. Para drejtësisë duhet të ishin bashkë me të, monstrat e korrupsionit që e kanë bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Ballkanit sipas raporteve të Departamentit të Shtetit, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, që të dy të kapur në flagrancë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Po kështu para drejtësisë dhe jo në këtë sallë duihet të ishte Taulant Balla, kryeshefi i bandave të Elbasanit, njeriu që e di gjithë bota mbarë, përfshirë dhe partnerët tanë e dinë se figuron në listën e zezë të Interpolit si një nga pikat kyçe të pastrimit të parave dhe të trafikut të drogës. Duhet të ishin para drejtësisë dhe jo në këtë sallë autorët famëkeq të dosjes 339, përfaqësuesit e bandave të Shijakut dhe të Durrësit dhe të Fushë Krujës, Rahman Rraja, Ilir Ndraxhi dhe Jurgis Çyrbja. Jashtë kësaj salle duhet të ishin dhe tre bedelët e Tom Doshit dhe dy bedelët e Aqif Rakipit, pjellë e paligjshmërisë dhe e PPP private të Edi Ramës me këta dy individ famëkeq të botës së krimit. Jashtë kësaj salle dhe para drejtësisë duhet të ishin po kështu të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve, bukën e fëmijëve të tyre, duke u pasuruar si sheik me mafien e inceneratorëve, mafie që i ka mbyllur gojën çdo medie të pavarur, ndonëse jo gazetarëve kurajozë që kam sot përpara, njëri prej të cilëve shpreson t’i iki drejtësisë duke dorëzuar mandatin, por duke lënë brenda bedelen e tij. Tjetri, Alqi Bllako që vazhdon të jetë në këtë sallë, që prej kohësh duhej të ishte marrë i pandehur dhe arrestuar. Kjo nuk është mazhorancë, kjo është pakica e krimit dhe korrupsionit, pesha e të cilës bie mbi shqiptarët dhe fatet e tyre. Ne kemi një dhe vetëm një detyrë, këtë sallë dhe gjithçka jashtë kësaj salle, nga Vermoshi në Konispol ta kthejmë në një fushë-betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen dhe largimin e këtij regjimi që ka marrë peng Shqipërinë. Që po e zbraz vendin nga rinia dhe shqiptarët e ndershëm dhe që ka dorëzuar gjithçka që shqiptarët meritojnë sot dhe nesër në duart e një grushti kriminelësh, oligarkësh dhe politikanësh të korruptuar, të cilët me aktet e tyre, kanë minuar demokracinë shqiptare, janë pasuruar në mënyrë marramendëse në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe kanë shpërdoruar si asnjëherë më parë në historinë e Ballkanit fondet publike dhe kanë shkatëruar të vetmin instrument të bashkjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë sepse në fakt, të paktën brenda kësaj salle, është dhe dita e parë e kësaj beteje. Por një gjë është e sigurtë, pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe që zotëron sot në menyrë të paligjshme të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë është që shumicën zëlartë dhe shumicën e heshtur të shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim në mënyrë që t’i kthejmë shqiptarve vendin e tyre dhe demokraci.

Pyetje: Zoti Basha në 8 vite ju nuk ia dolët që ta mposhtni Edi Ramën dhe jeni kthyer sërisht tani në atë që e quanit parlament të krimit dhe të drogës, pasi betoheshit që nuk do të ktheheshit më në parlament me kryeministrin Edi Rama. Si do ta mposhtni, duke grisur fletët e votimit?

Lulzim Basha: Detyra ime, detyra e çdo shqiptari është të bëjë gjithçka kundër të keqes. Sigurisht, pjesa ime e betejës është publike në sytë dhe në gjykimin e qytetarëve. Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen, për sukseset dhe dështimet e kësaj beteje, por …

Pyetje: A duhet të kishit dhënë dorëheqjen?

Lulzim Basha: Më lejoni ta mbaroj. Por kjo është një betejë që i takon çdo shqiptari dhe ku çdokush duhet dhe jam i sigurtë do të bëjë pjesën e vet.

Pyetje: Zoti Basha po ju nisët një betejë me Sali Berishën. Ai ka deklaruar se do t’ju heqë ju nga partia?

Lulzim Basha: Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur në mënyrë të plotë dhe të qartë mbrëmë dhe asaj nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin që jam detyruar të marr dje, është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha, por shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve që është rregjimi i Edi Ramës, problemi kryesor për te sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve.

Pyetje: A ka një pazar mes ju dhe zotit Rama siç thotë zoti Berisha?

Lulzim Basha: Edhe njëherë shpreh keqardhjen e thellë që tezat e kundërshtarit të vetëm, timin, të Partisë Demokratike, të çdo shqiptari të ndershëm, të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluara nga goja e një njeriu, vlerësimin për kontributin e të cilit e kam dhënë dje i qëndroj edhe sot.

Pyetje: A rrezikon Partia Demokratike të përçahet zoti Basha?

Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk ka rrugë tjetër nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar ti prijë kësaj beteje për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ju faleminderit!

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet