Aktualitet

E rëndë në Maqellarë/ Kishin dalë për gjueti, 18-vjeçari vret pa dashje shokun me armë gjahu. Arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku një 27-vjeçar i identifikuar si Gentian Kosiqi ka mbetur i vrarë nga shoku i tij i gjuetisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës në orën 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë. 18-vjeçari Rifat Xhelishi ka plagosur shokun dhe ka kërkuar ndihmë por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Xhelishi është arrestuar dhe po merret në pyetje në Komisariat.
Featured image of article: E rëndë në Maqellarë/ Kishin dalë për gjueti, 18-vjeçari vret pa dashje shokun me armë gjahu. Arrestohet autori Foto ilustruese

DIBËR– Vrasje në Dibër! Një 27-vjeçar i identifikuar si Gentian Kosiqi ka ndërruar jetë pasi është plagosur nga shoku i tij Rifat Xhelishi, 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës në orën 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë. 18-vjeçari Xhelishi ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri shokun e tij, i cili ka humbur jetën në spital.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Xheleshi pasi kishte qëlluar pa dashje shokun, kishte zbritur në fshat për të kërkuar ndihmë që të transportonin Kosiqin drejt spitalit. Por për shkak të terrenit të vështirë, ndihma mjekësore është vonuar dhe i riu ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.

Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar 18-vjeçarin në Komisariat, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I riu po merret në pyetje nga efektivët e Policisë së Shtetit në Komisariat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga banorët e zonës, bëhet me dije se dy të rinjtë ishin shokë dhe nuk ishte hera e parë që dilnin për gjah. Madje jo më larg se sot, ata kishin dalë në qendër të fshatit për t’u takuar rreth orës 11:00 dhe më pas ishin ngjitur bashkë në mal.

Ndërkohë një rast i ngjashëm ka ndodhur më 26 nëntor në qytetin e Bulqizës, ku mbeti i vrarë Elidon Basha, 22 vjeç, teksa kishte dalë për gjueti me mikun e tij. Për ngjarjen u plagos Klodian Kola, i cili ndryshoi disa herë versionin e tij të ngjarjes. Kola fillimisht pretendoi se e kishte qëlluar ai shokun e tij, më pas u shpreh se të dy i kishin qëlluar të tjerë.

(k.m/dosja.al)

  • 18:16

    Vrau shokun pa dashje me armë gjahu në Maqellarë, del fotoja e 18-vjeçarit Rifat Xheleshi

    Ky është 18 vjeçari Rifat Xheleshi, i cili sot ka vrarë pa dashje me armë gjahu shokun e tij Gentian Kosiqi, 27 vjeç.

  • 17:51

    Ata ishin tre! Vrasja e të riut në Maqellarë, shokët e qëlluan me çifte, se panë prej mjegullës

    Foto ilustruese

    Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur në malin e Maqellarës. Mësohet se kanë qënë tre të rinj që kishin dalë për gjueti. Po ashtu dyshohet se Rifat Xheleshi e ka qëlluar pa dashje shokun e tij, Gentian Kosiqin, pasi nuk e kishte pikasur prej mjergullës së dendur. Ka qenë shoku tjetër, i cili bashkë me autorin kanë marrë shokun e plagosur dhe e kanë nisur për në spital.

  • 17:06

    Zbulohen lëvizjet e dy të rinjve para vrasjes në Dibër/ Pasi qëlloi shokun, autori njoftoi banorët e fshatit për ndihmë, vdiq nga gjakderdhja

    Foto ilustruese

    Zbardhen detaje të reja nga vrasje e 27-vjeçarit Gentian Kosiqi në Maqellarë, të Dibrës, nga shoku i tij teksa të dy kishin dalë për gjueti. Mësohet se 18-vjeçari Rifat Xheleshi pasi kishte qëlluar pa dashje shokun, kishte zbritur në fshat për të kërkuar ndihmë që të transportonin Kosiqin drejt spitalit. Por për shkak të terrenit të vështirë, ndihma mjekësore është vonuar dhe i riu ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes. Gjithashtu bëhet me dije se dy të rinjtë ishin shokë dhe nuk ishte hera e parë që dilnin për gjah. Madje jo më larg se sot, ata kishin dalë në qendër të fshatit për t’u takuar rreth orës 11:00 dhe më pas ishin ngjitur bashkë në mal.

  • 16:18

    E vrau pa dashje shoku kur dolën në gjueti! Zbulohen EMRAT e ‘protagonistëve’ në Dibër

    Foto ilustruese

    Zbardhen emrat e protagonistëve në vrasjen e ndodhur në Dibër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Gentian Kosiqi, ndërsa autori 18-vjeçar është Rifat Xheleshi.

  • 16:04

    Policia: 18-vjeçari vret pa dashje shokun me armë gjahu, arrestohet autori

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut çifte. Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shto Koment