Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Revolta e qytetarëve shqiptarë për rritjen e çmimeve u demonstrua me anë të protestave. Ditën e djeshme në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, qytetarët marshuan me pankarta, thirrje dhe bllokime rrugësh. Situata u agravua në Tiranë, ku qytetarët u tërhoqën zvarrë nga forcat e rendit, edhe pse po protestonin vetëm për bukën e gojës. Megjithatë asnjë mëshirë nuk u tregua ndaj tyre, por u shoqëruan në Komisariat ashtu siç nuk shoqërohen as “bossat e krimit”. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ishte ‘pak’ i zënë me udhëtim në Dubai, qytetarët e vendit që ai drejton u mohohet edhe e drejta e protestave. Por jo vetëm në Tiranë, pati ‘kryengritje’! Ja çfarë ndodhi në qytetet e tjera!
TIRANË:
Protesta e paralajmëruar nisi në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë. Me pankartat në duar, “Erdha nga Laçi pa X5”, “Na e hoqët përsheshin me qumësht”, “Erdhën nga Ballshi i naftës me kuaj”, “Jahti rus 45 lekë naftën duke bërë pushime, unë fermeri e blej me 260 lekë duke punuar tokën time”, qytetarët treguan revoltë për rritjen e çmimit të naftës si dhe të shportës ushqimore. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në kryeministri.
Pavarësisht kësaj, qytetarët vijuan me orë të tëra protestën. U bllokua edhe qarkullimi i mjeteve, drejtuesit e të cilëve i mbështetën duke fikur makinat dhe duke paralizuar të gjithë bulevardin. Kjo situatë solli përplasje me qytetarët dhe policinë deri në shoqërimin e disa personave në komisariate. Dhuna dhe terrori ishin të pranishëm. (PAMJET).
DURRËS:
Dhjetra banorë të Durrësit u mblodhën ditën e djeshme për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të produkteve të shportës. Rruga u bllokua në të dyja anët e sheshit ”Liria” që nga ora 17.00. Qytetarët kërkuan që qeveria të ndërhyjë për të normalizuar situatën dhe të subvencionojë qytetarët për të përballuar këtë krizë të thellë ekonomike-financiare me të cilën po përballen.
SHKODËR:
Në Shkodër revolta e qytetarëve u tregua me bllokim rrugës. Ato bllokuan për disa orë Urën e Bahçellëkut kundër rritjes së çmimit të karburantit si edhe të ushqimeve, që ditëve të fundit kanë arritur kulmin. Në mes të urës u vendosën kartona për të bllokuar rrugën e ku shkruhet ‘Protesto. Buka, nafta e vaji po rriten’.
ÇFARË KËRKOJNË?
Duke iu referuar vendeve të tjera në rajon, ata kërkojnë marrjen e masave për uljen e taksave dhe çmimeve deri në mometin që situata të normalizohet. Ata do të dalin çdo ditë në orën 17:00 për të protestuar, ndërsa të shtunën kanë paralajmëruar një marshim kombëtar. Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike dhe po shitet me 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Qeveria ka ngritur ‘duart’. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan qytetarët që të nisnin kursinimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet. Sot, vetë Rama bashkë me ministren Balluku, Delina Ibrahimajn, Elva Margaritin e ministrin Bledi Çuçi ishin në një panair në Dubai.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj ka sqaruar pse çmimi i naftës u rrit papritur në vendin tonë. Aliaj ka thënë në emi...
TIRANË– I ftohti nuk është larguar nga territori shqiptar, ndaj bëni mirë të visheni trashë. Territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të qën...
TIRANË– Çmimi i naftës ka njohur rritje rekord në vendin tonë gjatë 1 jave, duke kapur vlerat maksimale që shkojnë mbi 260 Lekë për litër.&Cce...
TIRANË– Policia e Shtetit deklaron hapur se çdo person që ka bllokuar sot rrugët e jo vetëm do të ndëshkohet e procedohet. Opërmes një reagimi...
TIRANË– Shqipëria deri më tani ka çmimin më të lartë të karburantit në krahasim me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Në emisionin “Opinion”, mi...
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Admir Bajri, 38-vjeçari që iu bë atentat dhe mbeti i plagosur këtë pasdite në Shkodër. Në njërën p...
SHKODËR– Dosja.al ju sjell pamje nga vendi ku iu bë atentat Admir Bajrit. Siç shihet edhe nga videoja, makina e llojit “Mercedes Benz” tip “ML...
SHKODËR– Personi që iu bë atentat këtë të mërkurë është Admir Bajri. Mësohet se ky i fundit ka qenë duke udhëtuar në një mjet të llojit “Mercedez Ben...
SHKODËR– Admir Bajri, 38 vjeç, banues në Shkodër, anëtar i fisit Bajri e me precedent penalë ka rënë pre e një atentati pasditen e sotme. Rret...
KUKËS– Në protestë do të dalë edhe Kukësi. Përmes një psotimi në rrjetet sociale, bëhet me dije se nesër, mmë datë 10 mars, në prën 11:00 do të ketë ...