Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 17-vjeçarin me inciale M.B, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ka tentuar t’u largohet forcave të policisë, por nuk ka mundur t’u shpëtojë atyre. Gjatë arrestimit atij i janë gjetur në brezoren që mbante me vete 42 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumat 9000 euro dhe 7200 lekë.
Njoftimi i Policisë:
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe kryente të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 17-vjeçari.
Sekuestrohen 42 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 9000 euro dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë një shtetas të mitur që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, konkretisht:
M. B., 17 vjeç, banues në Tiranë. Punonjësit e Policisë e kanë konstatuar në rrugën “Ndre Mjeda”, shtetasin M. B., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.
Pas kontrollit, në brezoren që mbante me vete, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 42 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumat 9000 euro dhe 7200 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“ dhe ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
J.V/Dopsja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruarse ka filluar përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-...
TIRANË: 55-vjeçari me iniciale P.L ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar në një kaniter ndërtimi në Tiranë. Policia bën me dije se punëtori n...
BERAT- Policia e Beratit ka shpallur në kërkim 61-vjeçarin Selim Qama, i cili është babai i deputetit të opozitës së re, Klajdi Qama. 61-vjeçari a...
BERAT- Shpallet në kërkim 61-vjeçari Selim Qama, babai i deputetit të opozitës së re, Klajdi Qama. 61-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi është...
Fushë-Krujë/Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë-Krujës një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë tokë e pyllëzuar. Siç...
MAT-Policia në Mat ka parandaluar përshkallëzimin e një konfliti në familje. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari A.D cili ka godit...
TIRANË– Zbulohet fotoja e Abdullah Budllës, taksistit 71-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje pasditen e djeshme në Fushë Prezë. Dosja.al ka siguruar ...
TIRANË- Ilirjana Zekja, dekania e sapozgjedhur e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, akuzohet nga një profesor amerikan, Gregory Piazza, se ka vjedh...
TIRANË- Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 42 mijë paund të padeklaruara. Mësohet se është vënë nën hetim personi me iniciale B.K, i cili po tentonte...
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, N. A dhe L. A, pasi kanë dhunuar dhe kanosur qytetarin me inciale Xh. A. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në...