LIVE UPDATES
Aktualitet

The Sunday Times:Shqipëria aleati më i ri i Britanisë në betejën kundër Xi dhe Putin

9 Janar 2022, 11:18 Nga DOSJA
The Sunday Times:Shqipëria aleati më i ri i Britanisë në

BRIATNI E MADHE- Së fundmi duket se Shqipëria ësht kthyer në aleaten më të re të Britanisë së Madhe në betejën kundër Xi dhe Putinit. ‘The Sunday Times’ shkruan se Britania e Madhe ka nisur t’i bëjë elozhe Ramës, me shpresën për të rritur investimet në Shqipëri, një anëtare e NATO-s, dhe për të forcuar një marrëdhënie midis vendeve, që ka filluar një shekull më parë.

Kryeministri artdashës i shtetit ish-komunist po konsiderohet nga Downing Street si një mburojë pro perëndimore në Ballkan, shkruan Matthew Campbell për ”The Sunday Times”.

‘Edi Rama është një kryeministër i pazakontë. Tavolina e tij është e mbushur me tubeta ngjyrash, lapsa dhe piktura me bojëra uji. Muret e mëdha të zyrës së tij janë të mbuluara me qindra imazhe abstrakte të krijimeve të tij. Në një kafaz në paradhomë, dy papagaj gri ”bërtasin” dhe fishkëllejnë. Qeverisja e Shqipërisë për tetë vjet nuk e ka penguar 57-vjeçarin Rama të përmbushë pasionet e tij artistike. Kur hyra në zyrën e tij, politikani socialist, i cili dikur ka luajtur basketboll, mezi ngriti sytë nga veprat e tij të fundit të artit surrealist,’-shkruan Campbell .

Rama thotë se ka marrëdhënie të mira me Boris Johnson. Ata janë të dy ish-kryebashkiakë të kryeqyteteve të tyre, një rol në të cilin shqiptari la gjurmë kur urdhëroi që ndërtesat e zymta të epokës komuniste të pikturoheshin me ngjyra të ndezura dhe të theksuara.

Kohët e fundit, kryeministri britanik emëroi sër Stuart Peach, ish-komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s deri në verën e kaluar, si të dërguar special në rajon. Nesër në Tiranë, Peach do të takohet me ministren e Jashtme Olta Xhaçka për të diskutuar mbi tensionet në rritje në rajon.

Disa shtete ballkanike, të frustruara në radhën, në dukje statike, për anëtarësimin në BE, janë afruar me Moskën dhe Pekinin. Rama, megjithatë, këmbëngul se dekadat e izolimit të Shqipërisë nën Enver Hoxhën, për 40 vjet, paranojak dhe diktatori komunist i saj, nënkuptojnë se ajo mund t’i rezistojë “tundimit” për të bërë aleanca alternative gjeopolitike.

Edhe pse Rama e krahason kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE me dramën ”Në pritje të Godosë” të Samuel Beckett, ai është i përkushtuar t’i bashkohet bllokut.

Së fundmi Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE, por ka mbrojtur interesat e saj duke blerë avionë luftarakë dhe tanke ruse. Moska, përmes aleatit të saj serb, dyshohet se po përpiqet të destabilizojë Kosovën, një vend pro perëndimor që aspiron gjithashtu anëtarësimin në BE, si dhe Bosnje-Hercegovinën, një tjetër aplikante për në BE. Xhaçka gjithashtu ankohet për “premtimet e pambajtura” të BE-së ndaj atyre vendeve të Ballkanit në pritje të anëtarësimit.

“Unë mendoj se situata në Ballkanin Perëndimor është më e pasigurt se sa ka qenë në 20 vitet e fundit. Kryeministri ynë ka një bindje të fortë se gratë bëjnë më mirë dhe janë më pak të korruptuara. Ne mendojmë se ky nuk është një proces që po shpërblen punën tonë të palodhur, por është bërë më tepër politik, me shtete anëtare që llogaritin interesat e tyre. Zgjerimi është bërë një nga këto çështje që askush nuk dëshiron ta trajtojë, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore”, thotë Xhaçka. Kjo po ndikon në besueshmërinë e BE-së”, tha ministrja Olta Xhaçka.

“I mungon largpamësia strategjike. Çfarëdo që të ndodhë në Ballkan ndikon në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. Nuk ka boshllëqe në gjeopolitikë, dhe nëse nuk jeni të angazhuar atje si vende perëndimore, atëherë boshllëkun do ta mbushin të tjerët. Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të jetë më e angazhuar, gjë që është fantastike. Ky fokus i ri i gjetur është diçka nga e cila përfitojnë të gjithë: Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian”, shton Xhaçka.

Një ambasador evropian në Tiranë pranon se Shqipëria është një “aleat vendimtar i NATO-s” dhe shprehu keqardhjen për gjendjen e saj të vështirë për anëtarësimin.

“Ne nuk kemi bërë aq sa duhet për të shpërblyer suksesin e saj për reformat. Askush prej nesh nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për t’i ndihmuar ata të hyjnë në BE. Ka rreziqe gjeopolitike. Duhet të investojmë më shumë”, theksoi ai.

Shqipëria, megjithatë, është shpërblyer për besnikërinë që ka treguar ndaj Perëndimit. Javën e kaluar ajo zuri një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin u zgjodh së bashku me Brazilin, Gabonin, Ganën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për dy vitet e ardhshme. Tirana është përzgjedhur edhe si kryeqyteti evropian i të rinjve për këtë vit, që Rama e cilëson si “të pabesueshme”.

Erion Veliaj, pasardhësi i Ramës si kryebashkiak i Tiranës, është i entuziazmuar nga perspektiva, duke përshkruar një program të mbushur me ngjarje koncertesh, konventash urbanistike dhe garash koktejlesh.

“Është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në rregullimin e imazhit tonë. Do të ishte një vitrinë për të gjitha këto gjëra që ku nuk i prisni në një vend me mbizotërim mysliman, i cili shpesh lidhet vetëm me arkitekturën e keqe, gjakmarrjen dhe krimin e organizuar. Është një mënyrë që ne të themi ‘shiko, është e sigurt’. Gratë po ngasin biçikleta, vera dhe ushqimi janë të shkëlqyera, të gjithë flasin anglisht. Çfarë nuk të pëlqen?”,- shton Veliaj.

Tirana tashmë ka gjetur rrugën drejt hartës së turizmit dhe jo vetëm për ndërtesat me ngjyra të ndezura të Ramës. Historia e errët e vendit është në vetvete një atraksion për  vizitorët e huaj dhe mbetjet e saj janë të dukshme kudo, nga piramida e destinuar si mauzoleumi i Hoxhës deri te bunkerët prej betoni që ai ndërtoi për të frenuar armiqtë e tij, realë dhe imagjinarë.

Hoxha, dikur lider i rezistencës së kohës së luftës kundër fashizmit, u përplas me aleatët komunistë njëri pas tjetrit. Si rezultat, ai e mbylli Shqipërinë nga pjesa tjetër e botës, duke e bërë atë vendin më të varfër dhe më të izoluar në Evropë, një Kore të Veriut ballkanike.

Marrë nga: The sunday times

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia shqiperia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës