Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe sot në Reçak, ku ka kujtuar 21-vjetorin e masakrës së ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Në fjalën e tij, Thaç i dërgoi një mesazh Serbisë dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke thënë se nuk ka njeri në botë që mund të mohojë këtë masakër.
“Masakra e Recakut, një prej masakrave më të rënda të Serbisë. Masakra e Recakut është krim kundër njerëzimit, që ka kryer drejtpërdrejt shteti i Serbisë, që është gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës. Kjo masakër tregoi që Serbia po kryente spastrim etnik në Kosovë. Edhe kjo masakër, si gjithë të tjerët, do jenë ato që ne do kërkojmë vazhdimisht që të zbardhen. Drejtësia ndërkombëtare ka heshtur për këto masakra. Rrugëtimi jonë është ai euroatlantik, do punojmë fuqishëm për të ardhmen evropiane, por duke kërkuar drejtësinë që shteti i Serbisë duhet të japë llogari herët ose vonë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë. Edhe tendenca e fshehjes, apo mohimit, është sjellje e mentalitetit të Milloshevicit, por kjo sjellje e Serbisë ka ardhur edhe për shkak të heshtjes ndërkombëtare. Ishte shtytje dhe guxim i autoriteteve të Serbisë për të mohuar masakrën, por nuk ka njeri në botë që e mohon”, u shpreh ndër të tjera Thaçi.
Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbar nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot liderët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.
(A.B.;E.K/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRUKSEL – Britania, Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë një hap të parë drejt ribotimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, duke kërkuar të bëjnë presion ...
KOSOVË- Kreu i Levizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, ka qenë sot në Reçak ku ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës serbe që është kryer në këtë vend. Albi...
KOSOVË- Sot bëhen 21 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku humbën jetën 45 civilë shqiptarë. Të pranishëm në veprimtarinë përkujtimore të 21-vjet...
IBI– Lufta në Libi do të vazhdojë akoma pasi lideri i Libisë ditën e djeshme u largua nga Moska pa firmosur marrëveshjen e armëpushimit.Ndërkohë ditën e sotme O...
SHBA– Të paktën 60 persona, shumë prej tyre fëmijë, u trajtuan për irritim të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes.Karburanti mund të hidhet në vendet e urgjenc...
FILIPINE– Vullkani më aktiv në Filipine “Taal” ka shkaktuar shumë dëme në vend nga banorët që janë evakuuar deri tek kafshët që nuk kanë mundur të shpëtojnë.Pas...
TIRANË- Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur sot në lidhje me takimit e zhvilluar mes opozitës dhe maxhorancës, ...
SHBA– Gjashtë prej kandidatëve për presidentë demokratë, kanë mbajtur debatin përfundimtar para grupeve të “Lowa” ditën e djeshme në garën për vitin 2020.Ky ish...
KOSOVË- Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë në kohët e luftës, William Walker, ka folur gjatë mbrëmjes së djeshme në lidhje me marrëveshjen e mundshme me Li...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Erdogan ka reaguar pas largimit të gjeneralit libian nga Moska pa firmosur marrëveshjen e armëpushimit. Lideri turk është shprehur...