Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Teuta, shansi i fundit për Dinamon? Vanoli bën llogaritë e mbijetesës: Skuadra e di se…
22 Prill 2022, 11:17Nga DOSJA
SHQIPËRI– Dinamo luan të dielën një nga finalet e sezonit për të mbijetuar në Kategorinë Superiore, teksa në “Elbasan Arena” do të presë Teutën, e cila ndodhet në vendin e shtatë me 33 pikë. Që do të thotë dhjetë pikë më shumë se sa blutë dhe për rrjedhojë, Rodolfo Vanoli, në konferencën e tij për shtyp ka shpjeguar rëndësinë e këtij takimi.
NDESHJA– “Ne e dimë të gjithë mirë rëndësinë e këtij takimi. Kam shumë besim tek lojtarët për mënyrën se si po luajnë. Ajo që na ka mërzitur në këto momente është fakti se skuadra nuk po merr atë që ka prodhuar në lojë. Futbolli është kështu, por skuadra duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Me Laçin e vendit të dytë ne kemi qenë në 55% zotërim të topit dhe kemi patur më shumë raste shënimi. Skuadra prodhon, por nuk po konkretizon”.
MBIJETESA– “Mua nuk më pëlqen të flas për mungesë fati. Por duke analizuar katër ndeshjet e zhvilluara, apo lojën e prodhuar, unë shpresoj. Me Tiranën nëse nuk do të kishte qenë ajo penallti e humbur do të kishim barazuar. Me Laçin ishim barazim dhe na u dha një penallti e dyshimtë sipas meje. Skuadra e di atë që do dhe atë që kërkon”.
KALENDARI-“Ne duhet të shohim shtëpinë tonë. Luajmë kundër të gjithëve, çka e bën të vështirë shpëtimin. Jam i bindur që një rezultat pozitiv do të na japë shtysë të rëndësishme për më tej. Dhe këtë duhet të bëjmë”.
TEUTA-“Teutën e kam parë të luajë me Laçin në Kupën e Shqipërisë. Një skuadër e organizuar dhe e stërvitur mirë, shumë kompakte. Me dy qendërmbrojtës të fortë fizikisht. Por filozofia ime është të prodhojmë gjithmonë lojë. E kemi bërë deri më tani e do ta bëjmë deri në fund të kampionat. Kjo është rruga e vetme e shpëtimit”.
E.Ç (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI – “Lufta jonë do të jetë shumë e fortë, ka qenë gjithmonë. Në karting isha unë ose ai dhe, në një pikë të caktuar, e urrenim njëri-tjetrin dhe garat...
ANGLI– “Unë jam sportdashës dhe futbolli është sporti më i rëndësishëm në botë. Chelsea është një nga më të rëndësishmet. Dëgjova për këtë lajm dhe thashë...
GJERMANI – Bayern Munich mund të shpallet kampion i Bundesligës të shtunën, nëse mposht Borussia Dortmundin në një “Der Klassiker”, që do të luhet në “All...
ANGLI – Emërimi i Erik Ten Hag, si trajner i ardhshëm i United e ka kapur Mauricio Pochettinon me këmbë të gabuar. Argjentinasi, më shumë jashtë se sa bre...
BRAZIL – Një nga klubet më të njohura në kampionatin brazilian, Grêmio u largua nga divizioni sezonin e kaluar dhe tashmë po përballet me vështirësi në ka...
AUSTRI – Salzburgu dhe Shakhtar Donetsk njoftuan këtë të enjte se kishin arritur një marrëveshje për transferimin e brazilianit Fernando nga Ukraina te sk...
SPANJE – Probleme për Xavi Hernandez. Ndeshja dhe fitorja ndaj Real Sociedad kishte kosto të lartë për Barcelonën. Gjatë dhe në përfundim të saj, janë dëm...