LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenton ta puthë me zor, përfundon në burg pasi e përndoqi duke i propozuar për martesë

23 Mars 2022, 13:42 Nga DOSJA
Tenton ta puthë me zor, përfundon në burg pasi e përndoqi

Mund të shkosh në burg edhe për një puthje. Kjo i ka ndodhur shtetasit L.A, i cili u ndalua pas kallzimit të një vajze të re që tregoi se si ajo u përndoq dhe çdo herë që e ndeshte të panjohurin, ai tentonte ta puthte. I ndaluari i policisë numër 1 quhet L. A, thanë burime shumë të sigurta të Gazetës Si dhe është i moshës 30 vjeç. Ky shtetas, i cili jeton në kryeqytet akuzohet nga policia se përndoqi një vajzë të re, të cilës i premtonte një jetë të mirë dhe të garantuar. Më tej kur ka ndeshur në refuzimin e të resë, L. A jo vetëm ju vu këmba këmbës, por nisi ta kanosë për jetën.

“Stresi im ka nisur prej muajit gusht kur ky person nisi të më ndjekë nga mbrapa dhe kudo që shkoja” rrëfen E. S pranë oficerve të policisë. Por i dyshuari doli hapur në tetor, kur teksa 25 vjeçarja po konsumonte një kafe , ai ju afrua dhe pa u përmbajtur i deklaroi; “Ti do të jesh e imja dhe ke për të parë se si do ta rregulloj jetën”.

Teksa ditët kalonin dhe vajza shpresonte që me indiferencë po i jeptë të kuptonte të panjohurit që nuk ishte e interesuar për të, në muajin nëntor 2021, L.A hyri në dyqanin ku ajo punonte. “Do dredh një çikë hashash” i ka thënë i dyshuari që ka shtuar më tej: “Nuk të bëj gjë”.

E reja ka lëvizur nga dyqani ku ndodhej për të shmangur kontaktet me të akuzuarin që ka qëndruar aty si një klient. Së fundmi ajo u sulmua tek dera e dyqanit nga i dyshuari që e kapi për krahu.

“Do të puth me zor, merr policinë po të duash nuk më intereson”i tha i panjohuri. Sipas asaj që që tregojnë kamerat e sigurisë vajza e shtyn të panjohurin që ndërkohë përpiqet ta afrojë. Por e pyetur nëse kishte ushtruar dhunë i akuzuari ajo shprehet kategorikisht që jo. “Megjithëse jam e stresuar që kërkon të më puthë”dëshmoi vajza në policinë numër 1.

Policia tregon se pas një sërë veprimesh arriti ta identifikojë të panjohurin që rezulton se është 30 vjeçari L.A. Sakaq, në një raport shërbimi që ju tregua Gazetës Si, përshkruhet se i shoqëruari në komisariat u bë agresiv dhe fyes ndaj policisë. “Ai qëllonte derën e dhomës së shoqërimit dhe ofendoi e kërcënoi punonjësit në detyrë” thuhet në raport shërbimi.

“Sapo mbërriti denoncuesja e cila duhet të kryente procesin e njohjes me të panjohurin, ai reagoi duke e kërcënuar dhe duke u vetqëlluar në kokë me karrige si edhe në mur”shkruhet më tej në procesverbal. Megjithatë përpara një situate të tillë policia i tregon Gazetës Si se mbas marrjes në pyetje të dëshmisë së vajzës që ka këmbëngulur se thjesht nuk donte shqetësime, nuk veproi me ndalimin e të dyshuarit.

Nga ajo që ndodhi më vonë konfirmohet se 30 vjeçari nuk ka hequr dorë nga fiksimi i tij. “Ai erdhi në dyqan dhe më paralajëmroi se kisha bërë gabim që shkova në polici, ai më tregoi se kërkon të martohet me mua dhe se do isha e tija me çdo kusht”, tregon ajo. Vajza kujton sërisht se ai tentoi ti afrohej që ta puthte duke i thënë: “Nuk pyes për policinë, do të tërheq zvarrë e do të marr për grua”.

Sipas policisë, nga kqyrja e rrjetit facebook rezulton se i riu ka një kohë të gjatë që i shkruan vajzës. Por mbasi u ndalua, burimet bëjnë me dije se edhe ai ka një alibi të tijën.

“Ajo më kërkoi 200 euro për të kryer marrëdhënie me të dhe nuk pranova. E njoh këtë shtetase dhe kam patur marrëdhënie të mira”. Por pasi ai është pyetur se përse qëndronte vazhdimisht në një lokal përballë dyqanit ku punonte 25 vjeçarja, i riu është përgjigjur se “kjo është një rastësi”. Policia thotë se është e bindur që i riu u fiksua ndaj denoncueses deri aty sa jo vetëm kërkonte të martohej me të, por disa herë tentoi ta puthë dhe e gjithë kjo i shkaktoi 25 vjeçares stres dhe gjendje psikologjike të rënduar.

Marrë nga Gazeta SI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës