LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi, Moska zgjat afatin e stërvitjeve ushtarake

21 Shkurt 2022, 15:56 Nga DOSJA
Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi, Moska zgjat afatin e

RUSI- Rusia zgjati të dielën afatin e stërvitjeve të saj ushtarake në Bjellorusi, përgjatë kufirit verior të Ukrainës, pas dy ditë luftimesh në Ukrainën lindore midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Kjo pason paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një sulm rus ndaj Ukrainës, pas grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufirin Rusi-Ukrainë.

Videoja e fundit nga Ministria Ruse e Mbrojtjes tregon lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale “Yars” nga Rusia. Kremlini pohon se stërvitjet e tij të gatishmërisë ushtarake dhe më shumë se 100 mijë ushtarët e grumbulluar përgjatë kufirit të Ukrainës nuk përbëjnë asnjë kërcënim për fqinjin e tij, të cilin Rusia thotë se nuk ka ndërmend ta sulmojë.

Në Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të krizës mes thirrjeve në rritje nga Kongresi për vendosjen e sanksione të forta ndaj Rusisë.

“Derisa të fillojnë lëvizjet me tanke dhe aeroplanë në Ukrainë, ne do të bëjmë gjithçka që do të mundemi për ta nxitur presidentin Putin të ndryshojë vendimin për të sulmuar që ne besojmë se ai tashmë e ka marrë. Ne vazhdojmë të bëjmë përpjekjet maksimale për ta frenuar atë nga zbatimi i vendimit të tij dhe deri në minutën e fundit, do të ketë një mundësi që ai të tërhiqet”,tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Ndërsa Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ka plane për të sulmuar fqinjin e saj, bombardimet këtë javë në Ukrainën lindore pranë zonave të kontrolluara nga separatistët pro-rusë të mbështetur nga Moska, kanë përshkallëzuar tensionet.

Në një konferencë të fundit për shtyp në Moskë, Presidenti Vladimir Putin kritikoi ashpër vendet anëtare të NATO-s për mos shqyrtimin e kërkesave të Rusisë në lidhje me sigurinë, një akuzë që Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë.

“Ne mund të shqyrtojmë disa nga shqetësimet e tij të sigurisë. Ne i kemi dhënë atij dokumente në të cilat i kemi shtjelluar këto çështje. Do të ishte vërtet një vendim i lehtë për të. Gjithçka që ai duhet të bëjë është të zgjedhë rrugën diplomatike”, thotë Kristina Kvien, ushtruese e detyrës së ambasadores amerikane në Ukrainë.

Ndërsa të dyja vendet kanë premtuar publikisht se nuk ka plane për të sulmuar Ukrainën, Rusia dhe fqinji i saj Bjellorusia vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake në kufirin verior të Ukrainës.

“Nuk do të ketë ndërhyrje dhe nuk ka plane të tilla. Ajo është sqaruar në dokumentet ruse që ne ua kemi përcjellë miqve tanë amerikanë dhe Departamentit të Shtetit. Rusia ka deklaruar publikisht gatishmërinë e saj për të vazhduar përpjekjet diplomatike për trajtimin e të gjitha çështjeve të pazgjidhura. Trupat ruse janë në territorin sovran rus. Ne nuk kërcënojmë askënd”, tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov.

Ushtarët amerikanë nga Divizioni i 101-të Ajror, të dislokuar në Evropë, janë një demonstrim i mbështetjes së vazhdueshme për aleatët e NATO-s. Kërkesa kryesore e Rusisë ndaj Perëndimit është që Ukraina të mos lejohet kurrë të hyjë në NATO, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë.

Marrë nga VOA

LAJMI KRYESOR: Rriten tensionet Moskë-Kiev/ Vriten 5 ushtarë ukrainas, Putin mbledh Këshillin e Sigurisë

 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anatoly antonov kristina kvien rusi shba ukraine anatoly antonov kristina kvien rusi shba ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet