LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderi 500 mln i FSHZH/ Ekspertja: Ka ceduar, SPAK të analizojë detajet

9 Shkurt 2022, 22:05 Nga DOSJA
Tenderi 500 mln i FSHZH/ Ekspertja: Ka ceduar, SPAK të analizojë

Të ftuar në emisionin “Në Shënjestër” në “News24”, gazetari i Birn Gjergj Erebara dhe ekspertja Aranita Brahaj , folën për skandalin që ka përfshirë Fondin Shqiptar të Zhvillimit me personazh kryesor shefin e kuzhinës Alfio Rrotani. Në lojë janë 410 mijë dollarë, për të dizenjuar një meny me ushqimet tradicionale shqiptare, realizimin e një dokumentari me seri, dhe promovimin e produkteve vendase.

Gjatë bisedës në studio, Erebara tha se ky tender në vetvete është i çuditshëm dhe se është e habitshme se si kanë arritur në përfundimin se për këtë tender duhen kaq shumë para.

Por gjithashtu ai theksoi se mes shumë problemeve në vend, rasti i këtij tenderi nuk është problemi më i madh në vend. Nga ana e saj Aranita Brahaj, theksoi nga faktet e bëra publike ky tender ka ceduar, duke theksuar se tashmë SPAK mund të analizojë të gjitha detajet, si janë marrë vendimet, si është caktuar shuma.

Pjesë nga biseda në studio:

“Rasti konkret tenderi është i çuditshëm. Janë shënjestruar për të krijuar një meny dhe seri dokumentarësh. Pyetja që ngrihet është se si ka dalë në konkluzionin se duhen kaq shumë para. Duhet të shihen dokumentet. Sa i përket konfliktit të interesit, nuk shoh ndonjë konflikt interesi ligjor.”, tha Erebara.

Reagimi i SPAK?

Erebara: SPAK përgjithësisht ka hetuar çështje që janë të dorës së dytë…Kam parë një pafundësi me tendera për FZHF shumë të dyshimtë. Pretendon se nuk është subjekt i ligjit shqiptar, dyshimet në Shqipëri janë shumë konkret, por në këtë rastin e këtij tenderi nuk e shoh këtë si problemin më të madh të vendit.

Aranita Brahaj: Rasti që është publikuar nga media megjithatë si rast i pastër i konfliktit të interesit ka një detaj , është një tender që me aq fakte , tregon se ka ceduar dhe nuk është bindës për mënyrën se si është zhvilluar. Prokurohen disa objekte për këtë aktivitet që nuk ka asnjë llogaridhënie, kush e ka parë të arsyeshme që ky projekt i madh të fillojë me menynë e gastronomisë. Tenderi sikurse edhe kostot, si caktohen? Mendoj që SPAK mund të analizojë të gjitha detaje, si janë marrë vendimet, si është caktuar shuma. Në rastin në fjalë Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka tender të markuar si tender me risk. Kjo ndodh kur skualifikohen disa oferta. Skualifikimi me ofertë ekonomike më të ulët është një problem shumë i madh në procedurat e tenderimit të vendit tonë. Nëse SPAK shkon dhe shikon kriteret dhe kostot mendoj që ka një vend për të thënë çfarë ka ndodhur me këtë tender”, tha më tej ajo, ndërsa shtoi: “Tender ndërkombëtar thonë, por ka 10 ditë kohë për të marrë pjesë një kompani. Kjo bëhet pasi është vendosur që t’i jepet klientëve të vetë, pa pasur asnjë intereferencë nga kompanitë e tjera. Janë tendera të AKSHIT, që po bëhen sekret. Kjo agjenci nuk bën prej kohësh tendera të hapura. Shëndetësia ka tendera të tillë. Ata operatorë që duhen të marrin pjesë në tendera duhet të jetë i kualifikuar paraprakisht. Duhet të futet dhe pakti i integritetit dhe është i pavarur. Këtu jemi duke shpërdoruar jo vetëm paratë publike, por dhe duke futur dhe para që vjen nga aktivitete krimi.”

Erebara: AKSHI, Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë ato që të ngrijnë dyshime se çdo tender është i paracaktuar.

Cilat janë kriteret?

Erebara: Kur një autoritet publik ndërton një rrugë me vlerë 10 mln euro përcakton si kritere dhe thotë kompania fituese duhet të ketë disa garanci, sa inxhinierë, ka sa pajisje ka… Rasti më flagrant ka qenë programi për tatimet… Para se të hapej tenderi në gjithë Tiranën e dinin kush ishte kompania fituese.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfio rrotani aranita brahaj fondi shqiptar i zhvillimit gjergj erebara spak alfio rrotani aranita brahaj fondi shqiptar i zhvillimit gjergj erebara spak

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Shkurt 2022, 21:46

‘Shkundet’ Shqipëria, tërmet në Elbasan

ELBASAN– Një tërmet ka shkundur Elbasanin, Librazhdin e Shqipërinë qendrore mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, lëkundja ka qenë me...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!