All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Tenderat e Ballukut në Albcontrol: 400 mijë euro për kontrollin mjekësor të stafit, 300.000 USD për trajnimin e 2 personav

8 Prill 2021, 15:01 Nga DOSJA
Tenderat e Ballukut në Albcontrol: 400 mijë euro për kontrollin
All - Paragraf - 1

TIRANË- Albcontroli, kompania shtetërore që duhet të menaxhojë hapësirën ajrore shqiptare, ka menaxhuar në fakt vetëm xhepat e drejtuesve, stafit apo edhe të eprorëve. Greva e punonjësve ka ngritur në këmbë strukturat shtetërore. Ministrja Belinda Balluku ka qenë mjaft e ashpër, por ajo ka harruar në fakt se e ka drejtuar për shumë vite këtë institucion. Madje, rroga e saj prej 6 milionë lekë të vjetra në muaj mund të duket qesharake para miliardave që ka tenderuar, ku ajo që bie në sy është se gjatë kohës që ka qenë drejtuese, ka favorizuar dukshëm disa firma.

BoldNews ka bërë një vëzhgim të tenderave të kryer nga Balluku në vitet 2017 dhe 2018, para se të katapultohej në kolltukun e ministres. Dhe, ajo që bie në sy është se Balluku ka qenë “xhep shpuar” për arkat e këtij institucioni, duke ia futur “me top” parave që menaxhon kjo shoqëri. Në këtë investigim, do të analizojmë tenderat e vitit 2017, ndërsa në ditët e ardhshme do të publikojmë edhe tenderat e “fundit” të Ballukut gjatë kohës që ka drejtuar Albcontrol.

Nga vëzhgimi i këtyre procedurave ka rezultuar se Balluku, ndryshe nga sa deklaron aktualisht, ka bërë kontrata mjaft të majme për luksin e këtyre punonjësve. Ajo ka instaluar një palestër force brenda ambienteve të Albcontrol, ndërkohë ka shpenzuar 400 mijë euro për kontrollin mjekësor të stafit dhe 300.000 USD për trajnimin e 2 personave. Shifra të frikshme gjatë vitit 2017, kur në fakt Albcontroli e ka lëshuar dorën në këto shpenzime. T’i marrim me radhë tenderat në 2017;

1. Në janar 2017, Balluku ka hapur tender për blerje karburanti për vetëm 2 muaj. Fondi, ka qenë plot 40 mijë euro.

2. Në muajin shkurt, e njëjta kompani ka lidhur kontratën me një shoqëri sigurimesh për “sigurimi i mjeteve të transportit”. Fondi, vetëm për mjetet, plot 20 mijë euro. Dhe, disa javë pasi bleu karburant për 2 muaj, sërish ka bërë një tenter “blerje karburanti emegjencë” me fond rreth 50 mijë euro.

3. Në muajin mars 2017, Balluku ka shapllur fituese kompaninë “TMC Training Managment Consulting” për trajnimin për refresh të emergjencave ATCO për kontrollorët dhe FRA”, me vlerë 66 666 000 lekë të reja. Në të njëjtën kohë shpalli tenderin për pjesë ndërrimi dhe mirëmbajtje e rrjetit për fibrat optike, me një fond prej 200 mijë euro. Fituesi i këtij tenderi, kompania “R&T”. E njëjta kompani ka fituar edhe tenderin për “shpenzime mirëmbajtje, përmirësimi dhe blerje pjesësh ndërrimi për rrjetin e komunikimit MËL” me fond 50 mijë euro.

4. Në muajin prill 2017, shpenzoi plot 74.800.000 lekë “Sigurimi i riskut ndaj të tretëve dhe aksidentet ajrore”. Me procedurë të dyshimtë, bëri edhe tenderin “mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi për sistemin CMS, (qëndra e monitorimit të sistemeve)”, me vlerë të kontratës 48.840.000 lekë. 40 680 000 lekë u shpenzuan për mirëmbajtjen dhe pjesë ndërrimi për sistemin Help Desc, operacional dhe teknik”. Ndërsa për kancelari u shpenzuan rreth 70 mijë euro. Lumi i parave publike vjon me tenderin me objekt “kontratë konsulence për hartimin e kostove me Eurocontrol” me fond 26.500 paund.

5. Në muajin maj, u bë tender me prokurim “ribërja e hartës së lartësive minimale të survejimit” me fond 24 994 500 lekë. U bë edhe një shtesë kontrate për mirëmbajtjen e sistemeve BMS, për MKZ, ashensorit të instaluar në godinat AÇ/APP/TËR dhe administrative si dhe riparimi i defekteve të ndryshme të
këtyre sistemeve” me fond 5.469.010 lekë. Rreth 100 mijë euro u shpenzuan për “flight check”. Ndërkohë, sërish u ble karburant emergjencë me fond limit 1.766.110 lekë. Sërish ka shpenzime për karburant me vlerë 14.578.620 lekë, ndërsa “ribërja e infrastrukturës mekanike dhe elektrike në malin e Krujës” kushtoi 30.000.000 lekë. “Blerje, instalim baterish dhe Static sëich në kohë komunikimi” kushtoi 6.299.999 lekë.

6. Në muajin qershor, Balluku bëri tenderin me objekt “studim për monitorimin e sistemit të energjisë, MKZ dhe kondicionimit” me fond limit 4.923.333 lekë. Ndërkohë, u bë një shtesë kontrate për ndërtimin e një godine shërbimi 1(një) katëshe” me fond 3.215.481 lekë. Ndërkohë, kontrata “blerje P/N, integrim i Radiove VHF/UHF/AFTN, si dhe mirëmbajtja e sistemit VCS, prodhim (Garex)” kushtoi 41.998.800 lekë. Ndërsa, “sigurimi i pasurisë së Albcontrol sh.a” kushtoi 139.961.089 lekë. Po në këtë muaj, u bë studimi për automatizmin e sektorit ARO” me vlerë 5.000.000 lekë.

7. Në muajin korrik, Balluku shpalli fituesin për tenderin “sigurimi i licensës së kontrollorëve për sëmundje”, me vlerë 12.996.634 lekë, ndërsa “krijimi i laboratorit teknik per testimin e paisjeve” ishte 16.666.663 lekë.

8. Në muajin gusht, kur të gjithë ishin me pushime, Balluku firmoste sërish tendera. U shpall fituesi i tenderit “sigurimi i jetës dhe aksidenteve në punë”, me vlerë 9.890.000 lekë, ndërsa u shpall procedura e tenderit “bërje refresh të kontrollorëve për gjuhën angleze 64 KTA, si dhe Trajnimi i stafit AIS në “Aviation English training” për 2 specialistë”, me vlerë limit 24.166.667 lekë.

9. Në shtator, Balluku vjen e freskët. Shpall fitues “American Hospital” për tenderin me objekt “shpenzime për kontrollin mjekësor”, me vlerë limit 41.000.000 lekë. Ndërkohë, mirëmbajtja e pajisjeve elektronike në Albcontrol sh.a do të kushtojë 12.330.663 lekë.

10. Në muajin tetor, u shpall fituesi i tenderit për “blerje e pajisjeve elektronike në Albcontrol sh.a..” me vlerë 8.330.663 lekë pa TVSH. Gjithashtu, u blenë dhe u mirëmbajtën sistemet, D’VOR dhe ILS, prodhuar nga SELEX ES Inc me fond 42.480.000 lekë. Gjithashtu u bë tender edhe për blerjen e programit SË Argis me vlerë 10.833.333 lekë pa tvsh. Gjithashtu edhe tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të radiove të komunikimit me vlerë 25.498.825 lekë.

11. Në muajin nëntor, Balluku bëri sërish tender emergjence për mirëmbajtje automjetesh dhe blerje gomash me vlerë 1.709.688 lekë. Ndërkohë, “automatizimi i sektorit ARO” kushtoi plot 85.833.333 lekë pa tvsh. Dhe, të gjitha këto lekë për vetëm 7 muaj. Tenderi me objekt “ngritja e sistemit të monitorimit të energjisë, MKZ dhe kondicionimit” ishte 45.829.610 lekë, ndërsa përmirësimi i sistemit të regjistrimit zanor RICOCHEET 48.920.760 lekë.

12. në muajin dhjetor u bë tenderi “shtesë kontrate për shpenzime për policinë private” me fond 2.340.787 lekë, ndërsa pati emergjencë për “blerjen e pjesëve për sistemin e komunikimit VCS” me fond 21.011 euro. Po në muajin nëntor u shpall fituesi i tenderit “projekti i përgatitjes dhe publikimit të Ëorld Aeronautic Chart” me vlerë limit 40.833.333 lekë, ndërsa fitoi tender edhe familja e Sadri Abazit për “rehabilitimin e kullës së kontigjencës”, me vlerë limit 37.419.842 lekë. Instalimi i “Akses Control System” kishte si vlerë 54.150.000 lekë. Gjithashtu u lidhën edhe kontratat me kompaninë “R&T” për “Akses Control System” me vlerë 54.150.000…

MARRË NGA BOLD NEWS

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albcontroli belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas albcontroli belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës