LIVE UPDATES
Aktualitet

Të shkatërruar! Bizneset flasin për Dosja.al, xhirot në lokale ranë me 50%, krizën e ndjenë dhe ata që qëndruan hapur,

6 Shtator 2020, 12:04 Nga DOSJA
Të shkatërruar! Bizneset flasin për Dosja.al, xhirot në

TIRANË– Pandemia e Covid-19 la pas pasoja shumë të mëdha…në fakt vazhdon të lërë, jo vetëm në pjesën e shëndetësisë, por edhe në atë ekonomike. Punonjës në dyqane lulesh, bar kafe, dyqan peshku, kancelari, rrobaqepësi, e transporti urban, rrëfyen për Dosja.al se si efektet negative të tre muajve mbyllje, vijojnë t’i vuajnë edhe sot.

Anisa, një punonjëse në një dyqan lulesh pranë Rrugës së Kavajës, tregoi për Dosja.al se ka qëndruar tre muaj në shtëpi, dhe më pas punonte me orar të kufizuar.

Pagat e luftës i kam marrë, të treja në fakt. Por…jetoj me familjen, të gjithë ngelëm në shtëpi. Mami dhe babai punojnë një lokal në Kombinat dhe gjithçka u mbyll. Nuk ishin mjaftueshëm ato para që morëm. Kishim qira lokali, shtëpie, ujë e drita e pavarësisht shtyrjes prisnin të paguheshin nga ne. Kaluam dhe në stres se na u infektua gjyshja me Covid-19. Më pas punoja me orar të kufizuar. Të gjithë kishim frikë, mendonim mos do infektoheshim…nëse kjo nuk ndodhte ç’do të bëhej me ne? Do paguheshim apo jo? As vetë s’e di si e kaluam,”– tregon ajo.

Më pas Anisa tregon se edhe pse ka kaluar ajo periudhë, njerëzit ndalen në një dyqan lulesh, vetëm kur i zë ‘sikleti’ i ‘qokave’. “Nuk është më si më parë, s’ka më lule për të dashurën, gruan e çdo ditëlindje. Tashmë ata që vijnë i zë halli dhe thonë ‘më bëj një buqetë se kshu kshu, duhet’,”– shton ajo më tej.

Dosja.al u ndal më pas të fliste me Mirjetën. Punonjëse në një bulmetore, Mirjeta tregon se vetë nuk ka mbetur pa punë, pasi si një ushqimore, duhet të shkonte çdo ditë në punë. Halli i Marjetës është bashkëshorti. “Burri im quhet Xhevahir Kamberaj, punon shofer në linjën e urbanit “Qendër-Uzinë autotraktori”. S’ka marrë gjë i shkreti. Ka vuajtur shumë. Një pagë lufte 400 mijë lekë mori në muajin mars dhe më pas asgjë. Thanë që do merrnin një tjetër pagë ekstra, por jo asgjë s’ka marrë. Tani në korrik, mori 170 mijë lekë rrogë dhe s’dimë a do marrë më gjë. S’ka punuar për gati pesë muaj. Im shoq ka dalë dhe disa herë në televizor, por ehe, s’i kanë dhënë gjë,”- shton ajo.

Ergysi është një i vetëpunësuar, në një kancelari, pranë rrugës Myslym Shyri. Ai tregon se kancelaria iu mbyll për tre muaj dhe më pas, në bazë të kategorive të lejuara, nisi të dilte në punë, me orar të kufizuar. “Kam marrë tre paga lufte, i vetëpunësuar jam. S’kam pasur punonjës të them të drejtën se biznes i vogël, ku ka këtu…qëndruam mbyllur dhe pastaj u hapëm me orar të kufizuar. E kemi ndjerë krizën, normal…por ç’të bënim,”– tregon ai.

Drita, është gjithashtu e vetëpunësuar. Ajo, e cila prej 12 vitesh është e licensuar dhe ka një rrobaqepësi të vogël pranë pallatit ku banon, tregon se asgjë nuk do të kthehet si më parë. “Kjo pandemi erdhi për të na shkatërruar. Asgjë nuk do të kthehet më si më parë. Na futi tmerrin, na frikësoi. Kam 12 vite me licensë…unë ciësohesha fasoneri dhe mund ta mbaja hapur, por e mbylla. Ku morëm vesh gjë ne të shkretit, nga frika e mbyllëm aty. Një pagë lufte kam marrë 400 mijë lekë. Na shkatërroi fare, tani hajt më…po sistemohemi pak,”- tha ajo ndër të tjera.

Një dyqan peshku, pavarësisht se ka qëndruar hapur, tregon se lëvizja e njerëzve nuk është shtuar. Anila, shitëse, në një dyqan peshku dhe prodhimeve të detit, shton se gjithçka vijon në normalitet tashmë, dhe pse punojnë me masa të rrepta e maskat vënë.

“Ne kemi qëndruar hapur. Nuk është se ka pasur një shtim shitjesh të themi të drejtën. Javë e parë, ndoshta ngaqë njerëzit kishin ende para të kursyera mënjanë, sikur e lëshuan dorën’, më pas gjithçka me të njëjtin ritëm. Punonjësit nuk janë larguar, jemi ende në punë. Punojmë me masat e nevojshme,”- shton ajo.

Eduarti dhe Anida janë dy punonjës në një bar kafe “Black Moon”, pranë ish-Ekspozitës. Ata tregojnë se në momentin që u rihapën, prisnin që të kishin më tepër fluks, por frika e pandemisë i ka mbajtur njerëzit larg kafeneve.

“Tre muaj të mbyllur kemi qenë…ne pagat i kemi marrë por asnjë shtesë në lokal, asgjë. U mbyllëm, u hapëm me frikë…,”- tregon Anida që punon banakiere.

S’ka shtim xhiroje jo, madje mund të them që ka rënë me 50% pas pandemisë. As bakshishe nuk lë njeri,”– shton Eduarti ndër të tjera.

Gjithsesi, këto kategori nuk janë të vetmet që kanë pësuar krizë. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqëror, 55 mijë persona dolën nga skema e sigurimeve në 6-mujorin e pare të këtij viti, pas efekteve të pandemisë. Pandemia goditi më të njëjtin intensitet madje edhe më fort sektorin bujqësor. Për gjysmën e parë të vitit 2020 kanë kontribuar në skemë mbi 44 mijë fermerë më një rënie 27,7 për qind në raport me mesataren e vitit 2019. Mbi 17 mijë fermerë nuk kanë mundur të paguajnë sigurimet këtë vit. Në vetëm pak muaj, kanë falimentuar gati një e treta e bizneseve në vend dhe kanë dalë dhjetëra të papunë. Kriza ka shkaktuar deri tani mbylljen e 32.4 mijë bizneseve, 98% e të cilave ishin subjekte të vogla. Sipas Bankës Botërore humbjet për shkak të pandemisë përllogariten 6777 dollarë për fëmijët dhe studentet të angazhuar në sistemin arsimor shqiptar.

Duke marrë parasysh situatën ekonomike, Dosja.al zhvilloi një sondazh në faqen e saj kryesore, ku edhe pyeste lexuesit e saj nëse kishin zhvilluar pushime këtë verë, dhe nëse po, ku?

Më shumë se gjysma, ose saktësisht 58.6% e shqiptarëve nuk ka bërë pushime këtë verë për shkak të situatës së vështirë financiare. Megjithatë pjesë tjetër ka gjetur kohën dhe mundësinë për t’u relaksuar. 29.7% e pjesëmarrësve në sondazh kanë zgjedhur jugun e vendit për t’u relaksuar, ndërsa vetëm 7% kanë zgjedhur të pushojnë në Veri.

Megjithatë 4.7% kanë dalë jashtë vendit, duke u shprehur se nuk kanë pasur problem as nga autoritetet pasi kanë qënë të pajisur me dokumente të huaja. Edhe ky sondazh tregoi se pandemia nuk la pa prekur as ditët e pushimeve verore të shqiptarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bizneset ggjate pandemise koronavirusi ne shqiperi pandemia e covid 19 bizneset ggjate pandemise koronavirusi ne shqiperi pandemia e covid 19


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet