LIVE UPDATES
Politike

“Të kishin zili, të morëm në qafë”/ Banorët e Astirit ndjesë publike Klevis Balliu pas përjashtimit nga radhët e de

8 Tetor 2020, 11:35 Nga DOSJA
“Të kishin zili, të morëm në qafë”/

TIRANË– Banorët e Unazës së Re i kanë kërkuar ndjesë publike Klevis Ballit, i cili një ditë më parë u përjashtua nga lista e PD-së në Pogradec. Përmes një statusi në faqen e tyre zyrtare, banorët shkruajnë se janë ata përgjegjës për këtë përjashtim, pasi e kanë ‘marrë më qafë’ Balliun. Ky i fundit, sipas tyre, është një njeri i mirë që për dy vite u sakrifikua dhe i sajuan procese gjyqësore.

Ata shtojnë se personat që e kishin zili Balliun, kanë arritur të depërtojën në radhët e PD-së, duke bërë të mundur përjashtimin e tij, pasi e kishin zili dhe se lart e poshtë thonin ‘ky po i jep gojës shumë’. Sipas banorëve, në këto zgjedhje, u është dukur sikur është përfshirë Taulant Balla.

Klevisi ishte zëri jonë forca jonë , largimi i tij në një zonë tjetër nuk e di kujt i interesonte por ne si banorë kurrsesi jo përkundrazi shumë nga ne e pamë veten si të lënë pas dore . S’na erdhi mirë por nuk reaguam, këmbëngulja e Klevisit ndikoj që të mos krijohen probleme , na tha kudo që të jem unë do ju pergjigjem dhe premtimin do e mbajmë për atë qe kemi nënshkruar,”- shkruajnë banorët ndër të tjera, teksa kanë publikuar një foto galeri të Balliut, që sipas tyre janë imazhe që flasin vetë për mbështetjen që u ka dhënë gjatë protestës.

Shkrimi i plotë

Ja se cfare ata i kerkojne sot z Basha: KLEVIS BALLIU. NDJESË PUBLIKE NGA BANORET E UNAZËS SË RE. Zoti Balliu te kërkojmë ndjesë se të morëm në qafë qe të përfshime në hallet tona të krijuam shumë probleme , Ti dhe çdo gjë nga vetja sakrifikove dhe politikisht, si shperblim more dhunë urrejtje persekutim . Këto fotot flasin vete , janë me qindra u përzgjodhën krejt rastësisht , nuk do reagonim fare por nuk po na zë vendi , nuk rrimë dot pa thënë dy fjalë. Po bëhen rreth dy vite qe ti o njeri i mire je bashkëngjitur protestës me të gjatë dhe te dhunshme te ushtruar ndaj nesh . Çdo ditë ke qenë në protestë dhe asnjë çast nuk na le vetëm , ne shi në te ftohtë orar pa orar u përfshive dhe ti në hallin tonë aty me ne. Urrejtja dhe dhuna e ushtruar ndaj teje arriti kulmin , burgu shantazhet sharjet fyerjet nuk ndaluan dhe ti nuk u tërhoqe në asnjë moment . Shumë procese gjyqësore te stisura të montuara pa fakte u ngritën ndaj teje për te penguar kandidimin tënd në zgjedhje , nuk ja arritën dot por mesa duket kanë gjetur metoda tjera të pabese dhe të turpshme dhe mesa duket kanë arritur të depërtojnë dhe në radhët e PD . Ty o miku ynë ju prishe shumë punë , të kishin zili , flitej lart në biseda oligarkesh dhe qeveritarësh që ky po flet shumë po i jep gojës tepër, po na prish punë , nuk ja dolën dot me dhunë dhe me burg , por ja dolën me kulisa e intriga të të spostojnë . E gjithë rilindja sy e vesh sot në Pogradec na u duk sikur Taulant Balla kish dorë në këto zgjedhje , reagime të shumta ne rrjete sociale , ja arritën qellimit zemra mal kënaqësi e madhe për ta , sharje ofendime në kor si ordinerë . Trishtim i madh , mërzitje pa fund , ti ishe krenaria jonë miku ynë vëllai jonë , mezi prisnim kandidaturën tende në Unazë të Re , nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi , nuk e mori kush mundimin te na sqaronte. Partinë Demokratike e kishim mbështetje , kishim një aleancë dhe qëndruam se bashku kundra zaptuesve , Ne meritonim respekt dhe dinjitet prisnim të na merrej mendimi pasi kemi dhëne kontribut të madh gjatë këtyre viteve. Klevisi ishte zëri jonë forca jonë , largimi i tij në një zonë tjetër nuk e di kujt i interesonte por ne si banorë kurrsesi jo përkundrazi shumë nga ne e pamë veten si të lënë pas dore . S’na erdhi mirë por nuk reaguam, këmbëngulja e Klevisit ndikoj që të mos krijohen probleme , na tha kudo që të jem unë do ju pergjigjem dhe premtimin do e mbajmë për atë qe kemi nënshkruar. Ajo që ndodhi në Pogradec duhet tju shqetësoj te gjithë ju , dhe dikush duhet te dalë e ta shpjegojë përse duhej kjo shfaqje , kujt i intereson kjo urrejtje dhe përçarje mes kandidatësh dhe mbështetësve te tyre. Edvini nuk i hapi listat do shkohet me lista të mbyllura dhe normal qe duhet ndërhyrë që mdërpritet ky sistem skualifikimi me probleme dhe përçarës tek mbështetësit. Partia Demokratike po përgatitet me kandidatët më të mirë për të garuar në zgjedhje , shumë prej nesh dhe jush kanë mbetur të habitur dhe te vrare në shpirt për çfarë ndodhi , nuk e dimë se me çfarë kriteri është nxjerrë nga gara KLEVISI . Lista kishte 10 emra , a ishte Klevisi më i panjohuri aty ..?? Puna sakrificat meritat e tij i dijnë të gjithë , ka diçka që nuk shkon ketu .450 anëtarë paskan votuar kundër vetëm ndaj ketyre dy personave , ju qenka vërsul i gjithë Pogradeci , ( 450 anëtarë 506 vota kundër sikur sdel llogaria , po për ata 8 kandidatët e tjerë nuk ka votuar asnjë kundër )…??? Shqetësimi i madh për ne , ndjehemi si të lënë në mes të rrugës . Pjesëmarrës në protestë jemi 400 familje me rreth 1 mijë banorë shto këtu dhe familje te tjera demokrate në Unazë dhe normalisht presim reagim nga strukturat drejtuese për ketë situate të krijuar . Banoret e Unazës se Re nuk janë vetëm protestues por dhe votues , kemi sakrifikuar shumë , jemi grabitur dhunuar në mënyrë sistematike dhe çnjerëzore , meritojmë të na merret mendim dhe ne të pyetemi të përfaqësohemi denjësisht mezi presim qe te largohen këto kriminel dhe të vij PD në pushtet, Ne duam trajtim dinjitoz . Ju lutemi shumë reagoni menjëherë mos na e ktheni shpinën mos na fyeni jemi në të drejtën tonë dhe presim nga mendje të qeta dhe të zgjuara të zgjidh ketë situatë jo të këndshme. KLEVIS BALLIU është propozim unanim në UNAZË TË RE na e mundësoni të bëjmë zgjedhjen tonë . Zoti Basha kemi shumë besim tek ju. mbështetjen e keni maksimale nga ne banorët e Unazës së Re.

Një ditë më parë, anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe në degën e Pogradecit, ajo që erdhi papritur ishte eliminimi i Balliut. Mes të eleminuarve është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banoret ndjese publike balliut klevis balliu banoret ndjese publike balliut klevis balliu

Sondazh

Poll
Politike 8 Tetor 2020, 11:17

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me Këshilltarin e Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi. Fillimisht, analisti nga Kosova publikoi një shkrim p...

Politike 8 Tetor 2020, 08:53

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, me anë të një postim në rrjetet sociale  ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve