LIVE UPDATES
Bota

“Të guxohet më shumë progres”, qeveria gjermane drejt brigjeve të reja

28 Nëntor 2021, 08:40 Nga DOSJA
“Të guxohet më shumë progres”, qeveria gjermane drejt

GJERMANI – Koalicioni i parë qeveritar trepartiak, SPD, Të Gjelbrit e liberalët në nivel federate në Gjermani është gati. Motoja e përbashkët e tij: “Të guxohet më shumë progres” tingëllon shumë premtuese, mendon Marcel Fürstenau.

Gjermania do të ketë së shpejti një aleancë të re qeverisëse, që në këtë konstelacion nuk e ka pasur ndonjëherë. E drejtuar nga fituesja e papritur e zgjedhjeve, Partia Socialdemokratike e Gjermanisë, SPD. Kjo forcë politike, më e vjetra në Gjermani e dalë nga lëvizjet punëtore të shekullit të 19-të, ka treguar disa herë në historinë e saj të gjatë guxim për transformimin. Së fundmi në fund të këtij mijëvjeçari kur së bashku me Të Gjelbrit modernizoi politikën e ngurtësuar të atëhershme të tregut të punës, atë sociale dhe politike nën emrin “Axhenda 2010”. Një ndryshim radikal i kursit, që e shëroi të sëmurën e Europës siç quhej atëherë Gjermania. Me këtë ekonomia e katërt më e madhe e botës u rigjenerua dhe mundi të luante rolin e rëndësishëm të lokomotivës drejtuese ekonomike në Europë.

Secila parti ka vënë gjurmën e vet

Që nga ky ndryshim radikal kursi pati edhe shumë të humbur nuk vihet në dyshim. Varfëria relative në Gjermani është shqetësuese, askund tjetër nuk ka një sektor më të zgjeruar të rrogave të ulta. Këtë do ta ndryshojë qeveria e re semaforit siç quhet mes socialdemokratëve (të kuqtë), liberalëve (me ngjyrën e verdhë si simbol) dhe Të Gjelbërve. Ajo do të ndryshojë sektorin e rrogave të ulta duke e rritur pagën minimale në 12 euro. Me këtë Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë dhe pasues i Angela Merkelit bën realitet një premtim qendror të SPD-së. Kjo është pozitive, sepse do të përfitonin rreth 10 milionë vetë.

Ndërkohë që kjo inciativë e re ishte një temë mjaft e debatur në bisedimet e koalicionit. Liberalët, FDP të orientuar nga ekonomia e tregut, nuk shohin asgjë të mirë nga ndërhyrja e shtetit në autonominë e tarifave. Nga ana tjetër, FDP arriti të ketë sukses në koalicion me kërkesën e saj që të ruhej ligji për frenimin e borxheve që është futur edhe në kushtetutë. Kurse dora e Të Gjelbërve vihet re në temën e tyre kryesore: klimën. Kështu për shembull dalja nga energjia e qymyrit është përafruar nga viti 2038 në vitin 2030.

Shtab krize për luftën kundër Coronës

Të tre partitë e koalicionit kanë treguar një aftësi të madhe kompromisi. Në zbatimin e programit të tyre ambicioz për Gjermaninë, Europën dhe botën ata do të kenë nevojë për aleatë përtej tavolinës së kabinetit qeveritar dhe jashtë parlamentit. Brenda Gjermanisë duhet që fjalët e tyre të pasohen nga veprat. Një fillim i mirë është që vënia nën kontroll e pandemisë të merret në dorë nga një shtab ekspertësh dhe krize.

Kurse pasazhet për politikën e jashtme, të mbrojtjes, të sigurisë lexohen si deklarime qëllimesh të mira. Për shembull theksohet, se BE duhet të jetë vepruese në shkallë ndërkombëtare, ky ka qenë edhe qëllimi i Merkelit këto 16 vjet. Por sa e vështirë, ose e pamundur është kjo duket tek Brexit. Dhe forcat centrifugale po forcohen e nuk dobësohen, po të kesh parasysh deficitet në drejtim të shtetit ligjor në Poloni dhe Hungari.

Olaf Scholz garanton vijimësinë në Europë

Në këtë fushë me mjaft pengesa, qeverisë së re gjermane i duhet të veprojë me shumë kujdes, por të ketë edhe vendosmërinë e duhur. Kjo vlen edhe në marrëdhënien me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që duan të bëhen anëtare të BE. Tingëllon bukur në marrëveshjen e koalicionit, që Gjermania ashtu si tradicionalisht e percepton përgjegjësinë e saj të madhe në BE “në koncept shërbyes”. Me Olaf Scholz, nën Angela Merkel zëvendëskancelar garantohet vijimësia. Kjo vlen edhe për marrëdhënien me aleancën atlantiko-veriore, NATO-n dhe SHBA. Nëse forcohet më tej në të ardhmen komponenti politik, kjo vetëm mund të mirëpritet, po të kujtosh katastrofën e Afganistanit. Kësaj i shkon edhe synimi që në të ardhmen të ketë një politikë më strikte të armatimit.

Në traditën e Willy Brandt-it

Edhe kundrejt vendeve si Kina, Rusia, Turqia koalicioni kërkon të bëjë ata që pas vitesh tensionesh të shtuara është e pashmangsgme. Të këmbëngulë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe megjithë marrëdhëniet në krizë të ruajë dialogun. Për të gjitha këto sfida kombëtare e ndërkombëtare duket se të tre partnerët e koalicionit, SPD; Të Gjelbrit, dhe FDP kanë gjetur një bazë të përbashkët.

Motoja e gjetur për koalicionin “Të guxohet më shumë progres” nuk të kujton rastësisht sloganin e SPD nga koha e kancelarit socialdemokrat, Willy Brandt. “Të guxohet më shumë demokraci”, një premtim i koalicionit të atëhershëm të arritur me FDP. Një premtim që Gjermaninë e atëhershme e shpluhurosi në aspektin shoqëror e politik dhe në arenën politike botërore çoi në politikën e çtensionimit me bllokun komunist.

Që koalicioni qeveritar e prezanton veten si “aleancë për liri, drejtësi dhe qëndrueshmëri” është së pari konfirmim i identitetit të vetë partive. FDP ka në botëkuptimin bazë të saj lirinë, SPD-ja drejtësinë dhe Të Gjelbrit qëndrueshmërinë ekologjike. Kush mund të ketë diçka kundër tingëllimit të kësaj trioje? Vetëm ata që brenda e jashtë Gjermanisë janë për nacionalizmin, izolimin dhe politikën autoritare, e që nuk janë pak. Përballja me ta me vetëbesim, qëndrim demokratik dhe atmosferë ndryshimi është sinjali më i mirë që vjen nga Gjermania.

Marrë nga “DW”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota qeveria e re ne gjermani qeveria e re ne gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës