LIVE UPDATES
Bota

Të enjten pritet përfundimi i marrjes në pyetje të Thaçit në Hagë

15 Korrik 2020, 19:43 Nga DOSJA
Të enjten pritet përfundimi i marrjes në pyetje të

HOLANDË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vendosi të heshtë edhe pas ditës së tretë të marrjes në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë. Në ditën e tretë ai dëshmoi prej orës 13:00 deri në ora 19:00, por duket se prokurorëve nuk u kanë mjaftuar as tri ditë dëshmi. Sipas burimeve të afërta me prokurorinë, pritet që nesër të jetë dita e fundit e marrjes në pyetje. Kjo do të thotë se ish-lideri politik i UÇK do të jetë personi, që është intervistuar më së gjati prej rreth 200 personave që janë ftuar në Dhomat e Specializuara – si të dyshuar apo dëshmitarë të mundshëm.

Heshtja e presidentit për opinionin publik

Kreu politik i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës parakaloi para gazetarëve dhe rreth 30 mbështetësve të tij që kishin ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika, në shenjë mbështetjeje, pa thënë asnjë fjalë. Burimet tona thonë se presidenti u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve.

Në ndryshim prej tij, shumë të dyshuar të tjerë për krime, si kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi dhe të tjerë, janë mbrojtur në heshtje para prokurorëve. Intervistimet e tyre kanë zgjatur vetëm pak kohë, por ka pasur dhe të tillë, që si presidenti, kanë vendosur që para prokurorëve të paraqesin argumentet e tyre. Deri tani në Dhomat e Specializuara në Hagë janë ftuar për t’u marrë në pyetje rreth 200 vetë – të dyshuar për krime, apo në cilësinë e dëshmitarëve të mundshëm.

Dy ditë më parë, më 13 korrik, presidenti është marrë për herë të parë në pyetje nga prokurorët. Në ditën e parë ai foli edhe para gazetarëve, dhe tha se dita e parë ka kaluar me shpjegimin e „teknikaliteve” mes prokurorëve dhe mbrojtësit të tij Pierre Richard Prosper. Ndërsa para hyrjes në godinën e Dhomave të Specializuara të hënen, në gjuhën angleze, ai tha se në Hagë ka ardhur për të respektuar atë për të cilën ka ëndërruar dhe luftuar – “një Kosovë të lirë e të pavarur, të mbështetur tek të drejtat e barabarta për këdo, një shoqëri multietnike dhe sundimi i ligjit”.

Gatishmëri për përballje me drejtësinë

Presidenti Thaçi, kreu i PDK Kadri Veseli (në kohën e luftës shef i shërbimit sekret në UÇK) dhe të tjerët janë akuzuar nga prokuroria për krime lufte, krime kundër njerëzimit, tortura dhe përndjekje të shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të tjerëve në kohën e luftës së Kosovës dhe më pas. Thaçi, Veseli dhe të tjerët fajësohen nga prokurorët për 100 vrasje, ku janë vrarë qindra persona.

Prokurorët e kanë dorëzuar aktakuzën tek gjykatësi i procedurës paraprake më 24 prill 2020. Gjykatësi i procedurës paraprake ka në dispozicion gjashtë muaj për të konfirmuar apo për të hedhur poshtë aktakuzën e prokurorit. Prokurori ka vendosur që ta publikojë aktakuzën vetëm tri ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë (të pëanifikuar për 27 qershor), me shpjegimin se Thaçi dhe Veseli “po bëjnë presion ndaj Gjykatës dhe po angazhohen në mënyrë sekrete për shuarjen e saj”.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell është shtyrë. Ndërsa presidenti Thaçi është kthyer nga rruga për në Uashington dhe kumtoi se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Gjykata Speciale për krimet e luftës të UÇK-së është themeluar nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015. Ajo është bërë funksionale në vitin 2016. Kryetare e saj është Ekatarina Trendafilova.

Vetë presidenti Thaçi ishte ai i cili në vitin 2015 këmbënguli më së shumti për themelimin e Gjykatës Speciale, me shpjegimin se nëse nuk themelohet nga parlamenti i Kosovës, ajo do të themelohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Gjykata Speciale është themeluar mbi bazën e akuzave të paraqitura nga eurodeputeti zviceran Dick Marty, i cili pretendon se disa nga krerët e UÇK kanë qenë të përfshirë në trafik me organe njerëzore, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti Thaçi është përmendur më shumë se 20 herë në raportin e tij.

Presidenti Thaçi ka hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje me fjalët se do të dorëhiqet nga posti i presidentit, vetëm nëse aktakuza kundër tij konfirmohet nga gjykatësi. Pritet që marrja e tij në pyetje të përfundojë ditën e enjte, vetëm dy orë para se në Bruksel të takohen kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar dialogun e ngrirë në vitin 2018.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze hashim thaçi nën akuze


Sondazh

Poll
Bota 15 Korrik 2020, 14:24

MAQEDONI E  VERIUT- Përfunduan votimet pas tre ditësh në Maqedoninë e Veriut. këto janë zgjedhjet e  dhjeta parlamentare që mbahen  në këtë shtet.  Zgjedhjet e ...

Bota 15 Korrik 2020, 18:45

SICILI– Sicilia ditën e sotme është përballur me stuhi të forta. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se situata kaotike ka ndodhur në Palermo ku për shkak të stuh...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës