LIVE UPDATES
Aktualitet

Tarifa për statusin e minatorëve, KSSH: Fiqiri Xibri, mashtrues kalibri. Pensionisti u punësua në administratë

4 Prill 2019, 09:04 Nga DOSJA
Tarifa për statusin e minatorëve, KSSH: Fiqiri Xibri, mashtrues

TIRANË- Disa javë pasi Dosja.al publikoi e para denoncimin se shoqata e Minatorëve Shqiptarë, e kryesuar nga Fiqiri Xibri iu ka marrë minatorëve 10 mijë lekë duke iu premtuar statusin e minatorëve, ka reaguar Konfederata e Sindikatave Shqiptare.

Në një njoftim për mediat, KSSH denoncon se ky është një skandal dhe kërkon që prokuroria dhe Policia të nisin hetimet, pasi kjo është një zhvatje në kurriz të minatorëve.

KSSH shkon më tej kur akuzon Fiqiri Xibrin se është punësuar në administratë, megjithëse ka dalë në pension.

“Fiqiri Xibri falë punës tij ndër vite për të përçarë sindikatat mesa duket është shpërblyer teksa njerëz të kabinetit Kryeministrit kanë detyruar Ministren Anila Denaj ta emërojë atë Administrator të Dosjeve të Pensioneve në arkivën e ISSH. Fiqiri Xibri ka kërkuar këtë post pasi të gjithë dinë se dosja e tij e daljes në pension është dyshimtë dhe ai është justifikuar se dosja është djegur në minierën e Valiasit në vitet 1990, ndërkohë objektivi I tij është rehabilitimi I dosjes tij të pensionit përmes falsifikimit.”-thuhet në reagim.

Deklarata e plotë e KSSH:

Fiqiri Xibri, ekselenti me shkollë të mesme që u punësua na administratë u vendos “haraç” minatorëve dhe një apel për Braçen.
Fiqiri Xibri, kryetar i një sindikate fantazëm që nuk ka asnjë anëtar u vendos gjobë minatorëve të Shqipërisë, teksa u kërkon atyre të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një tarifë prej 10 mijë lekësh për të përfituar statusin e minatorit.
Ky përbën një skandal dhe shkelje të rëndë ligjore dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë I kërkon Prokurorisë dhe Policisë Shtetit të nisë një hetim pasi kemi të bëjmë më një rast zhvatjeje flagrante nga një njeri pa moral dhe pa nivel që prej vitesh njollos emrin e sindikatave dhe minatorëve.
Miratimi I statusit të minatorit është drejt finalizimit falë këmbënguljes dhe punës ndër vite të Konfederatës së Sindikatave dhe BSPSH dhe çdo përpjekje për të përfituar në kurriz të kësaj kategorie fisnike duhet të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë dhe Konfederata e Sindikatave do tu drejtohet policisë dhe prokurorisë për të denoncuar këtë abuzim. KSSH vendos në dispozicion të medias edhe njoftimin e “Sindikatës Minatorëve 91” që kërcënon publikisht mbi 12 mijë ish minatorë që nëse nuk plotësojnë formularët pranë kësaj sindikate dhe nuk paguajnë gjobë tek Fiqiri Xibri nuk përfitojnë statusin e minatorit.
Ky kërcënim vjen nga njeriu që është filmuar dhe ka dalë në mediat më të rëndësishme duke shpërndarë para për pjesëmarrës në protesta, ky kërcënim vjen nga një leve e sigurimit të shtetit që këto 30 vite është vetëpërdorur nga çdo qeveri dhe disa oligarkë për të përçarë sindikatat dhe për të përçarë minatorët.
Ky mashtrues kalibri duke përdorur disa minatorë arriti të shkojë deri në postin e Këshilltarit të Ministrit të Punës, ministri që ndër të tjera u mbyll edhe falë këshillave të këtij njeriu, që ende shpreson se mund të nëpërkëmbë dhe njollosë emrin e minatorëve, të cilët shumë shpejt do pajisen me status. KSSH u kërkon ish minatorëve të mos bien pre e shantazhit këtij njeriu dhe të vijnë pranë nesh e të denoncojnë çdo mashtrim tjetër të tij pasi ne do ti mbështesim në betejën e tyre ligjore.
Fiqiri Xibri falë punës tij ndër vite për të përçarë sindikatat mesa duket është shpërblyer teksa njerëz të kabinetit Kryeministrit kanë detyruar Ministren Anila Denaj ta emërojë atë Administrator të Dosjeve të Pensioneve në arkivën e ISSH
Ky është një skandal në kufijtë e absurditetit dhe dikush duhet të përgjigjet për këtë, pasi ai rezulton se prej vitit 1994 është në pension.
Fiqiri Xibri ka kërkuar këtë post pasi të gjithë dinë se dosja e tij e daljes në pension është dyshimtë dhe ai është justifikuar se dosja është djegur në minierën e Valiasit në vitet 1990, ndërkohë objektivi I tij është rehabilitimi I dosjes tij të pensionit përmes falsifikimit.
Ky individ kobure e ndryshkur e ish Sigurimit Shtetit pasi “u lodh e sakrifikoi për të drejtat” e minatorëve ia doli që më në fund të vetëpunësohet sërish në administratë. Si mund ti besohet një pozicion I tillë në ISSH një personi me arsim të mesëm profesional në një kohë kur të shkolluarit me master e doktoraturë jashtë vendit enden rrugëve të papunë, këtë vetëm ata që kanë marrë përsipër ta shpërblejnë për veprimtarinë e tij antisindikale e dinë.
Nëse Rama, Braçe e Ministrat çdo ditë në ekrane na flasin se si ekselentët po punësohen në administratë, por në realitet një mashtrues me shkollë të mesme elektrike pozicionohet në një post kyç në një institucion shtetëror dhe madje konflikt të pastër interesi, atëherë kemi të bëjmë me një problem të madh.
Zv. Kryeministrit Erion Braçe që ka premtuar një administratë dinjitoze Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë I kërkon një sqarim ne emër të gjithë minatorëve shqiptarë për këtë skandal.
Kryeministri Edi Rama të distancohet nga ky abuzim i këshilltarëve të ngushtë të tij dhe të tregojë se nisma e tij për një administrate me ekselentë dhe punonjës shembullor nuk është muhabet kafenesh, rrjetesh sociale dhe premtim elektoral por një domosdoshmëri që do finalizohet deri në fund.
Epoka e talljes dhe djersën e minatorëve ka përfunduar !

Më 15 mars 2019, Dosja.al publikoi atë që po ndodhte me këtë shoqatë. Në një njoftim publik, shoqata njoftonte të gjithë minatorët që të plotësonin një formular në këtë shoqatë në mënyrë që të përfitonin Statusin e Minatorit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fiqiri xibri konfederata e sindikatave shqiptare statusi i minatoreve fiqiri xibri konfederata e sindikatave shqiptare statusi i minatoreve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj