Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dy dekada për rrëzimit të tyre, talibanët rikthehen në qendrën e pushtetit, Kabul, dhe sipas disa njoftimeve në media kanë marrë kontrollin edhe në kryeqytet. Pas marshimit të tyre të furishëm, luftëtarë të armatosur talibanë festuan “fitoren e madhe” në Pallatin Presidencial” në Kabul. Televizioni al-Xhazira publikoi pamje, ku shiheshin komandantë dhe duzina talibanësh radikalë islamikë në pallat. Një zëdhënës i tha al-Xhaziras se lufta ka marrë fund. Drejtuesi i zyrës politike të ekstremistëve, Mullah Abdul Ghani Baradar deklaroi në një videomesazh, se ky sukses i papritur është i pashembullt në botë. Tani vjen prova e vërtetë, plotësimi i pritshmërive të njerëzve dhe zgjidhja e problemeve të tyre. Ndërsa sipas një zëdhënësi të talibanëve që i referohet njoftimeve nga pjesë të ndryshme të vendit “gjendja në Afganistan është paqësore”. Nuk ka pasur luftime mes talibanëve dhe forcave të sigurisë të qeverisë së mëparshme apo civilëve.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani më parë kishte marrë arratinë. Ghani deklaroi në Facebook, se u largua nga Afganistani për të mënjanuar gjakderdhjen dhe nuk u shpreh, se ku ndodhej. Al-Xhazira ka bërë të ditur, se Ghani së bashku me kreun e shtabit të tij është larguar për në kryeqytetin uzbek, Tashkent. “Talibanët fituan”, deklaroi Ghani. Nëse do të kisha qëndruar, “një numër i madh patriotësh” do të kishin humbur jetën dhe Kabuli do të shkatërrohej.
Skena kaotike në aeroport
Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit ka pasur skena kaotike. Shumë vetë janë përpjekur të largohen nga qyteti, siç duket në videot e publikuara në twitter. Ata përpiqen të arrijnë avionët e të largohen nga qyteti. Ushtarët amerikanë kanë qëlluar në ajër, sipas një përfaqësuesi amerikan, sepse synohej të pengohej, që qindra afganë të mësyjnë pistën e avionëve për të hyrë në avionët ushtarakë. Avionët ushtarakë janë prezentë për diplomatët, personelin e ambasadave dhe forcat e punës në terren të ambasadave.
Gjermania dhe vende të tjera e kanë larguar ndërkohë personelin e tyre. Natën e së hënës filloi edhe evakuimi i qytetarëve gjermanë nga kryeqyteti afgan. Një avion i Bundeswehrit është nisur për në Afganistan për të evakuuar qytetarë gjermanë dhe punonjës afganë që kanë ndihmuar në vend. SHBA po ashtu ka larguar qindra punonjës të ambasadave jashtë vendit. Presidenti amerikan, Joe Biden bëri të ditur dërgimin e mijëra ushtarëve në Kabul për të siguruar evakuiimin.
Këtë të hënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet gjendja në Afganistan. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh shumë i shqetësuar dhe i bëri thirrje si kryengritësve islamistë edhe palëve të tjera në konflikt për “vetëpërmbajtje maksimale”. Kombet e Bashkaura janë të vendosura të kontribuojnë në një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të mëbshtesin të drejtat njerëzore të të gjithë afganëve, veçanërisht të vajzave dhe grave./DW
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët maqedonas janë ngritur në protesta ditën e djeshme për të kundërshtuar masat e reja anti-Covid që hyjnë në fuqi ditën e sotme.Turma...
AFGANISTAN– Të paktën pesë persona janë vrarë në aeroportin e Kabulit, ndërsa qindra njerëz u përpoqën të hynin me forcë në aeroplanët që dilnin nga kryeqyteti ...
AFGANISTAN– Situata në Afganistan është mjaft kritike dhe pamjet nga Kabuli përbëjnë një kaos të vërtetë, ku secili vrapon të largohet sa më shpejt nga ve...
HAITI– Bilanci i viktimave nga tërmeti në Haiti është rënduar ndërsa qeveria ka shpallur gjenjen e jashtëzakonshme. Deri më tani janë konfirmuar 1297 të v...
GREQI– 22-vjeçarja Evangelia Tsiami u arratis nga Spitali i Përgjithshëm “Tzaneio” në Greqi. E reja u zhduk më 13 gusht, u gjet nga autoritetet ditën e d...
AFGANISTAN– Themeluesja e Rrjetit të Grave në Afganistan Mahbooba Seraj, në një intervistë për mediat ka folur me zemërim të madh rreth situatës ku ndodhet vend...
AFGANISTAN– Videoja e një vajze nga Afganistani po bën xhiron e rrjetit. Ajo ka filmuar veten teksa qan për situatën kaotike të shkaktuar prej tre ditësh në Afg...
AFGANISTAN– Pamjet më të trishta që kemi parë deri më sot nga lufta që po ndodh në Kabul. Video më poshtë tregon se si qytetarët e Afganistanit po kalojnë momen...
AFGANISTAN– Talibanët kanë marrë në pushtet të plotë Afganistanin pas plot 2 dekadash luftime. Pamjet e sotme nga Kabuli, qendra kryesore e vendit janë të...