LIVE UPDATES
Aktualitet

Takonte fëmijët&ish-gruan, e dashura bëhet xheloze: Ju vras!(Djalit e nënës i bie të fikët)

8 Maj 2022, 14:56 Nga DOSJA
Takonte fëmijët&ish-gruan, e dashura bëhet xheloze: Ju

Lidhjet jashtëmartesore janë një nga tre arsyet se përse çiftet paraqiten në gjykatë për t’u divorcuar. Përfundimi i martesës mbas konflikteve të forta ekonomike dhe dhuna nga alkooli dhe varësia nga drogat janë dy shkaqet e tjera. Tradhtinë gratë paditëse e konsiderojnë një shkak të fortë. Kështu ndodhi edhe për një çift që megjithëse u nda, pasi në mes hyri një vajze e re, ata vendosën t’i mbajnë marrëdhëniet për hatër të fëmijëve të vegjël. Por ky komunikim mes ish-bashkëshortes dhe burrit duket se nuk është kapërdirë nga e dashura e re. Ajo ka dalë nga kontrolli kur partneri i saj kryente takime me familjen e mëparshme. Denoncimi u depozitua në polici sipas burimeve të Gazetasi.al nga gruaja e ligjshme e shtetasit në fjalë. Gruaja përfundoi në komisariatin numër tre dhe u ankua për të dashurën e ish-bashkëshortit. Vajza u denoncua për kanosje tha një burim policor i Gazetasi.al, ndërsa policia i ka marrë me radhë të gjithë anëtarët për të kuptuar poligaminë e burrit.

“Unë dhe ish-burri u ndamë dhe pas dy muajsh erdhi në shtëpi për të parë fëmijët. Ai ka nisur bashkëjetesën me një tjetër L.R”, tha nëna e tre fëmijëve në polici.

Zanafilla e problemit ishte takimi i burrit me fëmijët

Ish-bashkëshorti dhe po shmallej me fëmijët, ndërkohë në portën e jashtme gruaja 48-vjeçare ka dëgjuar zhurma.

“Do të vras, ajo bërtiste do ta vras gruan, nxirre se do ta vras atë dhe fëmijët”, tregon gruaja.

Teksa e dashura e kryefamiljarit ka hyrë në banesë, njërit prej fëmijëve të mitur i ka rënë të fikët.

“Burri e mori me forcë dhe e nxori nga shtëpia, më pas unë njoftova policinë,” deklaron 48 vjeçarja në polici.

Policia i tha Gazetasi.al se është marrë në pyetje vjehrra e gruas. Ajo ka qenë kundër lidhjes jashtëmartesore të 55-vjeçarit me 33 vjeçaren.

“Vjehrra ka urdhër mbrojtjeje prej kësaj vajze, sepse ajo e shikon si kundërshtare të lidhjes. E ka kërcënuar dhe gjykata ka vendosur urdhër mbrojtjeje. Kjo vajzë më kapi në rrugë dhe më tha; “Nëse ju të dy bashkoheni prapë do T’ju vras”, ka vijuar më tej deklarata e 48-vjecares.

Nëna e tre fëmijëve mësohet se i ka thënë policisë se ndihet e frikësuar për jetën dhe për tre fëmijët. Pas tre vitesh kur mori vesh tradhtinë ajo mori vendim për t’u ndarë. Por mbas zhgënjimit nga bashkëshorti, tanimë i janë hapur probleme me të dashurën e tij xheloze.

E ëma e burrit: Jetoj me ish-nusen dhe fëmijët. Këta janë familja ime

“Jetoj me nusen e djalit dhe fëmijët e tij. Këta janë familja ime. Djali është larguar me një femër dhe e bëri shtëpinë hasha. Ai bashkëjeton me këtë vajzën e re. Ditën që erdhi në shtëpi bërtiste dhe kërcënonte. Mua më ra tensioni dhe u rrëzova përtokë. Nipit të vogël i ra të fikët. Ne njoftuam policinë dhe kërkoj sërish urdhër mbrojtjeje prej jush,”-ka deklaruar e moshuara.

Ajo i ka kujtuar policisë se një muaj më parë, teksa gjendej në pazar u sulmua nga vajza e re xheloze. Sipas saj e reja e akuzon se po bashkëpunon me nusen që t’i shkatërrojë lidhjen. Policia shtoi për Gazetasi.al se mori në pyetje kryefamiljarin. Ai ka pranuar se shkoi në banesë për të parë fëmijët e vegjël.

“Do mundohem të mos krijoj më problematika të tilla. Partnerja bëhet xheloze pasi nëna ime nuk e pranon dhe më vjen keq që i krijova familjes këto shqetësime. E tërhoqa nga bluza të dashurën dhe e nxora jashtë. Kur shkuam në shtëpi e qetësova,”-ka deklaruar 55-vjeçari.

E reja ka thënë folur shkurt në polici bëjnë me dije burimet e Gazetasi.al.

“Këtë situatë duhet ta zgjidh me bashkëjetuesin. E mora në telefon në darkë dhe më tha që ishte në lokalin e lagjes. Pasi prita shkova dhe nuk e gjeta aty. Atëherë ma mori mendja se kishte shkuar tek gruaja dhe shkova tek shtëpia e saj. Aty nuk i kam kërcënuar por kam ngritur zërin. Nuk ma lejon edukata të kanos njerëz. Por të dyja gratë e japin këtë version për të krijuar hendek mes meje dhe të dashurit”, ka deklaruar ajo.

Policia pranoi se do pyesë në prani të psikologëve tre fëmijët e vegjël. Gjithashtu ju ka ofruar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje edhe gruas edhe vjehrrës së saj.

Marrë nga GazetaSi

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen