Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Takimi Barça-Dembélé: ndjesi kontradiktore për rinovimin…
6 Prill 2022, 04:49Nga DOSJA
SPANJE – Takimi për rinovimin e kontratës së Dembélé që u mbajt në fillim të javës në Marok, midis agjenti të lojtarit dhe Mateu Alemany, drejtor i Barcelonës, ka çuar në përfundime dhe përshtypje të kundërta nga të dyja palët.
Takimi i la drejtuesit katalan ndjenjën se nënshkrimi i anësorit francez, i cili përfundon lidhjen në qershor, është pothuajse një mision i pamundur.
Por nga pala e francezit është shprehur, se takimi i ka shërbyer uljes së tensionit ekzistues dhe se marrëveshja, pavarësisht mospërputhjeve të theksuara ekonomike që ekzistojnë, tani është më e realizueshme.
Por këmbëngulja e Xavi për të pasur francezin, së bashku me angazhimin dhe vullnetin e lojtarit për të vazhduar në “Camp Nou” çuan në një takim të ri, i cili u zhvillua të hënën në Marok. Ai zgjati pak më shumë se tre orë. Dhe ndjenjat me të cilat të dy palët u larguan nga takimi janë të ndryshme.
Barça rithekson se pozicionet janë shumë larg për shkak të pretendimeve të larta të sulmuesit, kurse përfaqësuesi i futbollistit është shprehur se takimit shërbeu për të hedhur bazat për takimet e ardhshme, ku shifrat e operacionit do të diskutohen më gjerësisht.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRAZIL – Sulmuesi brazilian Antony dos Santos , një nga yjet e Ajaxit, do të mungojë për të paktën një muaj dhe “ekziston mundësia që ai të mos luaj...
VLORË- Flamurtari bëhet skuadra e parë shqiptare që hap dyert për futbollistët ukrainas, të larguar nga vendlindja e tyre për shkak të agresionit rus.Klubi...
ANGLI – Kush do t’i thoshte Roman Abramovich, i cili në shkurt fitoi të vetmin titull që i mungonte vitrinave, Kupën e Botës për Klube, se dy muaj m...
SPANJE – Ronaldinho u kthye në Barcelonë për të prezantuar “Metasoccer”, një videolojë që është një univers alternativ futbolli “play-to-carn”, i zhvillua...
RUSI – Kanali televiziv rus “MatchTV”, i cili ka të drejtën e transmetimit të Bundesligës gjermane në atë vend, ndërpreu transmetimin e ndeshjes Borussia ...