Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TAJVAN- Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen gjatë mesazhit për Vitin e Ri i ka dërguar një mesazh Kinës: konflikti ushtarak nuk është përgjigja, por Pekini u përgjigj ashpër duke thënë se nëse Tajvani kalon vijat e kuqe, kjo do të çonte “në një katastrofë të madhe”.
Kina pretendon se e qeverisë Tajvanin në mënyrë demokratike dhe e konsideron pjesë të territorit të saj. Në dy vjetët e fundit, Pekini ka arritur presionin ushtarak dhe diplomatik me qëllim që të shtypë pretendimet e Tajvanit për pavarësi.
“Ne duhet t’ua rikujtojmë autoriteteve në Pekin që të mos e vlerësojnë gabim situatën dhe të ndalojnë zgjerimin e brendshëm të ‘aventurizmit ushtarak’”, tha Tsai gjatë fjalimit të saj për ndërrimin e viteve. Tajvani thotë se është shtet i pavarur dhe vazhdimisht përsërit qëndrimin se do të mbrojë lirinë dhe demokracinë.
Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti kinez, Xi Jingping u zotua se do të përfundojë bashkimin e “atdheut” dhe tha se ky qëllim është aspiratë e popullit në dy anët e Ngushticës së Tajvanit. Pas fjalimit të presidentes së Tajvanit, zëdhënësi i Zyrës për Çështje të Tajvanit në Pekin, Zhu Fenglian tha se “ne jemi të gatshëm për ribashkimin paqësor”.
“Por, nëse forcat separatiste për ‘pavarësi të Tajvanit’ vazhdojnë të provokojnë apo të kalojnë ndonjë vijë të kuqe, ne do të ndërmarrim masa”, tha Zhu.
Ai tha se ndjekja e rrugës së pavarësisë jo vetëm që do ta fuste Tajvanin në një “hendek të thellë”, por do të ishte një “katastrofë e madhe”. Në muajt e fundit, Pekini ka kryer misione të vazhdueshme ajrore mbi Ngushticën e Tajvanit. Tajvani ka thënë se nuk do të dorëzohet para kërcënimeve.
“Ushtria definitivisht nuk është opsion për të zgjidhur mospajtimet. Konfliktet ushtarake do të kishin ndikim në stabilitetin ekonomik”, tha Tsai. Për të shtensionuar situatën në rajon, si Tajpai ashtu edhe Pekini “duhet të punojnë fortë për të mirën e qytetarëve” dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët paqësore, shtoi presidentja e Tajvanit.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË- Një grindje ka ndodhur në Kosovë pak para ndërrimit të viteve. Policia e Kosovës bën me dije se në Ferizaj, një grindje ka ndodhur mes dy vëllezërv...
ARGJENTINË- Videoja e mëposhtme tregon momentin kur një gazetar në Argjentinë i duhej të ndërpriste transmetimin e drejtpërdrejtë pasi mësoi se po i vidhni...
AFRIKA E JUGUT- Mesha funerale për kryepeshkopin e Afrikës së Jugut Desmond Tutu po zhvillohet në katedralen anglikane në Cape Town. BBC shkruan se Tutu, një fi...
ANGLI- Dhjetëra mijëra i dhanë lamtumirën 2021-ës në tubime të mëdha në të gjithë Anglinë. Mirror shkruan se të rinjtë në Angli njerëzit festuan në bare, restor...
KOSOVË- Kosova la pas një vit të përgjakur, me krime të rënda. Babai e vrau djalin, burri gruan, motra e mbyti motrën e kushëriri kushëririn. U vranë edhe ...
ANGLI- Mbretëresha Elizabetë i ka dhënë personalisht Dukeshës së Cornwall-it, Camilla nderimin më të lartë të mundshëm. Dailymail shkruan se Camilla do të bëhe...
HAGË– Dy ish-pjesëtarët e UÇK-së, Salih Mustafa e Jakup Krasniqi festojnë sot ditëlindjet e tyre. Krasniqi, i lindur më 1951 në fshatin Negroc...
TIRANË- Koha e meditimit mbaroi! Jo vetëm se kaluan Festat e Fundvitit. Ne ka kohë që e kemi të vështirë të relaksohemi plotësisht, të përqëndrohemi në vr...
KOSOVË– Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në Vushtrri mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Policia informon se një grua ka sulmuar një të mitur, në korr...
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 janarit.Ushtr...