LIVE UPDATES
Aktualitet

“Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden”, Escobar pas deklaratave të Berishës: Jam i tronditur!

7 Prill 2022, 13:19 Nga DOSJA
“Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden”, Escobar pas deklaratave të

TIRANË“Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e  ambasadores që në përputhje me konventën e Vjenës…. s’dua ta përdor termin ambasade  se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama  dhe Basha të bëjë rolin që si takon”, tha Berisha.

Përgjigjen e këtyre pyetje Top Channel e kërkoi në Washington në Departamentin Amerikan të Shtetit ku farkëtohen dhe orientohet politika amerikane për vende të ndryshme të botës përfshi edhe Shqipërinë. Është Gabriel Escobar Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor i cili për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu përmes postës Elektronike tha:

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Të shpresuarit nga Sali Berisha se ky kurs amerikan mund të ndryshojë siç ai po përpiqet me çdo kusht ta bëj, është dhe do të mbetet një ëndërr në sirtar. Këtë ia përsërit edhe njëherë tjetër zyrtari i lartë i DASH, Garbiel Escobar.

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, sipas Escobar.

Të kujtuarit nga nga Gabriel Escoban në përgjigje se Yuri Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk lë vend për interpretim  dhe rrëzon pretendimin e Sali Berishës për agjenda personale ndaj tij nga ambasadorja Yuri Kim. Është një tjetër shuplakë amerikane pikërisht në momentin kur 30 Prilli po afron dhe Sali Berisha e shikon veten gjithmonë e më pranë zyrtarizmit në  ri-drejtimit e PD. Por serish te izoluar. Kësaj radhe, jo si individ, por si formacion politik.

Ambasadores amerikanë, i është përsëritur shpesh  akuza e sjelljes prej guvernatoreje,  nga rekordmeni marrëdhënieve  problematike me SHBA, Sali Berisha.

Po të kthehemi pas në kohë është e njëjta terminologji akuzuese, që i bënte në vitin 1997 ish-ambasadores Marisa Lino. Në fakt nga selia blu atëherë doli termi “marinsa lino”, një reference e qartë ndaj një kërcënimi te përfolur qe i erdhi Sali Berishës nga Amerika, ne 14 shtator.

Por Të njëjtat akuza ia përsëriti pasardhësit të saj dy vite më pas Joseph Limprecht, kur i thoshte se “sillej si guvernator i pa emëruar”. Nga te njëjtat akuza, nuk shpëtuan as Withers apo Arvizu. Por kësaj radhe Berisha duket nuk është i vetëm në ofensivën kundra ambasadores amerikane Yuri Kim. Pas takimit të Hënën nga ku SHBA e njohu Enkelejd Alibeajn si të vetmit kryetar të PD në Detyrë, flamurin e sulmit e ngriti Edi Paloka.

Yuri Kim vërtetoi atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojërave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët”, tha Edi Paloka.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ia përsëriti kolegëve të tij demokrat edhe njëherë rrezikun që po i afrohet derës së  PD-s,  nëse vijojnë me qëndrime të hapura kundra SHBA.

Nuk ka fyerje më të madhe për një parti properëndimore, që zyra e shtypit e partisë të shpërndajë zyrtarisht lajme kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, në vend të lajmeve dhe deklaratave kundër regjimit të Edi Ramës”, tha Bardhi.

Por Sali Berisha nuk dorëzohet. Partia demokratike, para se te jete aset kombëtar, mesa duket do te mbetet vetëm një aset i tij.

Asnjeri, as guvernatorja, as Zeusi Rama nuk kanë tagër të caktoje kryetarin e PD”, tha Berisha.

Për këtë Berisha mbase ka të drejtë. Por kjo është e vetmja fitore, përballe amerikanëve. Me deklaratën e sotme të Eskobar, ata treguan se mbeten të palëkundur në pozicionimin e tyre se një PD me Berishën në krye kthehet në një PD e izoluar pa asnjë kontakt me SHBA. Një izolim me pasoja afatgjata, për një formacion qe ka qeverisur vendin për 13 vjet dhe qe pretendon akoma të vijë në pushtet.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gabriel escobar sali berisha yuri kim gabriel escobar sali berisha yuri kim


Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës