Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Sulmi me bomb në Bagdad, numri i viktimave shkon në 35, të plagosurit mbi 60 persona
20 Korrik 2021, 10:47Nga DOSJA
IRAK- Numri i personave të vrarë nga sulmi me bombë në Bagdad ka shkuar 35. The Guardian shkruan se nga sulmi gjithashtu kanë ngelur të plagosur mbi 60 persona. Sulmi ndodhi ditën e djeshme në prag të festivalit të Kurban Bajramit.
Pas ngjarjes Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi mblodhi të gjithë komandantët e lartë të sigurisë për të diskutuar sulmin, ndërsa Presidenti Barham Salih në një postim në Twitter tha se ky ishte një krim i tmerrshëm dhe se ata nuk do të pushojnë deri sa terrorizmi të zhduket në Irak.
“Me këtë krim të tmerrshëm ata shënjestruan civilë në qytetin Sadr në prag të Bajramit. Ne nuk do të pushojmë para se terrorizmi të zhduket,” shkroi ai.
Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Bagdad e ka marrë shteti islamik ISIS. Mendohet se një nga militantët e ISIS shpërtheu veten e tij teksa ishte në mes të turmave në Bagdad.
(I.A/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL- Ditën e djeshme u zhvillua raundi i radhës i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...
MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Verout është prekur nga varianti Delta i Covid. këtë gjë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një...
SERBI– Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel midis Kurtit dhe V...
AFGANISTAN– Tre raketa ranë mëngjesin e sotëm në Afganistan teksa besimtarët myslimanë po falnin Bajramin. Raketat ranë pasi filloi falja e namazit të bajramit ...
SINGAPOR- Një nxënës 13-vjeçar është gjetur i vrarë në tualetet e shkollës në Singapor. BBC shkruan se për vrasjen e tij është akuzuar një student 16-vje...
SHBA- Twitter ka pezulluar përkohësisht ligjvënësen republikane, Marjorie Taylor Greene në SHBA për shpërndarjen e një informacioni të rremë mbi koronavirusin.Z...
ITALI- Një hotel në Rimini të Italisë në rrugën Derna 22 është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.Sipas mediave italiane, alarmi ra rreth orës 3.3...
GJERMANI– Prej vitesh, në qytetin e Lajpcigut në Gjermani vlon një luftë e nëndheshme mes bandave të drogës, kryesisht mes grupeve shqiptare dhe turke. Atje nw ...