SPAK në aksion për blerjen e votave, kapet rastësisht Klodian Kapedani, premtonte para për kandidatin Fisnik Qosja
U arrestua për blerje votash, dalin detaje: Klodian Kapedani u zbulua nga përgjimet telefonike 10 Qershor, 11:02 ...
U arrestua për blerje votash, dalin detaje: Klodian Kapedani u zbulua nga përgjimet telefonike 10 Qershor, 11:02 ...
Berisha thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën 10 Qershor, 12:46 ...
Ukraina në kundërofensivë? 10 Qershor, 10:17 ‘Dua të kthehem në Rusi para ditëlind...
Draft-staturi i Ramës, BE e prerë: Diskutimet për Asociacionin ndodhin vetëm në kuadrin e bisedimeve në Bruksel ...
DURRËS– Sulmi me armë zjarri që nisi mbrëmjen e djeshme në Durrës mes Arbër Tivarin dhe Alket Buçpapajt ka vënë në arrest një prej tyre dhe të shpallur në kërkim tjetrin. Kështu, policia e Durrësit ka arrestuar në ambientet e spitalit Arbër Tivarin dhe ka shpallur në kërkim Alket Buçpapajn, i cili plagosi të riun.
Sherri i cili nisi në lagjen numër 4, të qytetit bregdetar të Durrësit për një përplasje makine dhe për dëmshpërblimin e dëmit, la pas Tivarin të plagosur. Mirëpo, policia ka arrestuar këtë të fundit pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.
Alket Buçpapaj do të dënohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe Arbër Tivari për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
NJOFTIMI:
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë (në ambientet e spitalit), shtetasi A. T., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi A. B. ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin A. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit A. B.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit A. T.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona, mes tyre dhe gruan 55-vjeçare e cila aksidentoi ditën e djeshme një 6-vjeça...
TIRANË– Një debat mes fotografit Feliks Bilani dhe aktorit të njohur Neritan Liçaj u zhvillua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’. Fotografi...
BERAT– Një 19-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e arrestit me burg është arrestuar nga policia. I riu nga Berati akuzohet se...
GREQI– Një tjetër tërmet ka rënë mbrëmjen e djeshme në Greqi. Sipas aplikacionit që tregon tërmetet në botë, tërmeti ka rënë në Larisa dhe kishte magnitudën 4.5...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë plagosjen me armë që ndodhi në Durrës. Lapsi.al ka në faqe të p...
TIRANË– Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore kanë mbizotëruar ditët e fundit në Shqipëri. Këto kanë shkaktuar ndërprerje energjie elektrike në disa...
TIRANË– Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka komentuar vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë. I ftuar në em...
TIRANË– Përplasje mes gazetarëve Klodiana Lala dhe Artan Hoxha. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, kanë komentuar vrasjet e ndodhura ...
TIRANË– Erzen Breçani, ish-pjesë e Policisë së Shtetit ka treguar momentin e arrestimit të Edmond Koçit (Mond Çekiçi) në...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar vrasjen e Shkëlzen Kastratit, i cili u ekzekutua në Fier dhe një ditë më parë u vu në pranga 37-vjeç...