LIVE UPDATES
Bota

Suedia këmbëngul se qasja e saj për Covid-19 ka funksionuar, shifrat sugjerojnë një histori tjetër

28 Prill 2020, 12:20 Nga DOSJA

SUEDI– Suedia është bërë vendi që të gjithë i kushtuan vëmendje gjatë këtyre javëve të vështira me shpërthimin e virusit, pasi ndryshe nga shetetet e tjera në botë nuk mori kurrë masa drastike për luftën kundër kësaj pandemie globale.

Lider të shumë shteteve, ekspertë e shkencëtarë kanë folur shumë për situatën në Suedi, por pavarësisht se jeta atje vijoi normalisht sikurse edhe para shpërthimit të virusit, sërish Suedia ka numrin më të ulët të viktimave nga Covid-19.

Njerëzit nëpër bare e restorante, parqet e mbushura plotë me njerëz të të gjitha grupmoshave dhe dyqane të hapura siç ka qenë edhe më parë, janë pamjet që kanë ngjallur shumë kuriozitet.

Fëmijët e vegjël kanë nisur të shkojnë në shkollë, megjithëse universitetet për studentë po aplikohet mësimi në platformat online në distancë. Bizneset, duke nisur nga parukeritë e deri te restorantet kanë qenë të hapura.

Më 7 Prill, qeveria prezantoi një projekt-ligj që e lejon atë të veprojë shpejt dhe të marrë vendime për masa të përkohshme, kur është e nevojshme. Vizitat në shtëpi u ndaluan që nga 1 prill dhe Ministria e Shëndetësisë u kërkoi njerëzve që t’u përmbahen rregullave. Udhëtimemt u lejuan vetëm për persona që e kanë të nevojshëm dhe shumë të domosdoshëm udhëtimin jashtë vendit.

“Mbani distancë dhe merrni përgjegjësinë personale.“- tha ministri i shëndetësisë.

Ndër vendet nordike, të cilat ndajnë atribute të ngjashme kulturore, gjeografike dhe sociologjike, kontrasti me Suedinë është i madh. Finlanda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi shkollat dhe ndaloi mbledhjet e më shumë se 10 personave më 16 mars, kufizoi udhëtimin në dhe nga rajoni i saj Uusimaa më 28 mars si dhe mbylli restorantet, kafenetë dhe baret më 1 prill.

Nga ana tjetër Danimarka njoftoi mbyllje masive të vendit nga 11 marsi dhe ishte ndër të parat në Evropë që mbylli kufijtë, dyqanet, shkollat , restorantet dhe ndaloi tubimet e mëdha. Norvegjia filloi të prezantojë kufizimet e udhëtimit në mesin e muajit mars dhe që prej mbylljes së shkollave, ndaloi përdorimin e çdo zone pushimi, si parqet apo ambientet e tjera ku mblidhen shumë njerëz dhe anuloi ngjarjet dhe bizneset e mbyllura siç janë parukeritë.

Shkalla e vdekjes në Suedi tani është rritur në mënyrë të konsiderueshme më e lartë se shumë vende të tjera në Evropë, duke arritur në më shumë se 21 për 100,000 njerëz, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në të kundërt, Danimarka ka regjistruar më shumë se shtatë vdekje për 100,000 njerëz, dhe Norvegjia dhe Finlanda më pak se katër. Suedia ka regjistruar 18.640 raste me koronavirus dhe 2,194 vdekje në mesin e popullatës së saj prej 10.3 milion njerëz.

Danimarka ka pasur 8,773 raste dhe 422 vdekje në një popullsi prej 5.8 milion, Norvegjia 7,449 raste të virusit  dhe 202 vdekje në mesin e 5.4 milion banorëve të saj, dhe në Finlandë janë shënuar 4,576 raste dhe 190 vdekje në një popullsi prej 5.5 milion banorësh.
Danimarka dhe Norvegjia tani kanë filluar të lehtësojnë masat e izolimit, duke hapur shkollat për fëmijët, të cilët janë rikthyer në shkollë prej 10 ditësh. Sallonet e bukurisë dhe bizneset e tjera do të rihapen në Norvegji nga e hëna tjetër. Finlanda ka shtyrë kufizimet e saj për Covid-19  deri më 13 maj.

Suedia nuk ka pasur aq shumë vdekje sa Italia apo Spanja, të cilat kanë regjistruar rreth 44 dhe 49 vdekje për 100,000 njerëz respektivisht, apo edhe Britania e Madhe e cila ka pasur më shumë se 31 vdekje për 100,000 të popullsisë. Por ka ndryshime midis Suedisë dhe këtyre vendeve që i bëjnë më të vështira krahasimet, siç është Italia që ka një popullsi më të vjetër, më shumë duhanpirës.

Qasja suedeze

Më 28 mars, një peticion i nënshkruar nga 2,000 studiues suedezë, përfshirë Carl-Henrik Heldin, kryetar i Fondacionit Nobel, bëri thirrje për qeverinë e vendit që “menjëherë të ndërmarrë hapa për t’u pajtuar me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).”

“Masat duhet të synojnë të kufizojnë rëndë kontaktin midis njerëzve në shoqëri dhe të rrisin shumë aftësinë për të testuar njerëzit për infeksionin Covid-19. Këto masa duhet të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur, siç ndodh aktualisht në vendet tona fqinje evropiane. Vendi ynë nuk duhet të jetë një përjashtim nga puna për të frenuar pandeminë.”- tha një grup shkencëtarësh.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës