LIVE UPDATES
Aktualitet

Subvencionet e Bashkisë, skema si do të ndahen 1 milion euro për urbanët në Tiranë

24 Dhjetor 2021, 08:41 Nga DOSJA

TIRANË – Bashkia e Tiranës ka hartuar metodologjinë se si do të shpërndajë 1 milion euro në formë donacioni për operatorët e transportit urban në kryeqytet, duke nisur nga viti i ardhshëm. Shuma e parave për çdo linjë do të varet nga disa tregues, nga mjetet e nxjerra në punë te kilometrat që ata përshkojnë çdo ditë. Dokumenti është paraqitur për shqyrtim në Këshillin Bashkiak dhe do të miratohet ditën e sotme.

Sipas asaj që raporton panorama.com.al, çdo linjë nuk do të paguhet në bazë të punës që kryen çdo ditë. Numri i autobusëve të vënë në shërbim në raport me kontratën, kilometrazhi që përshkon operatori çdo muaj referuar asaj që ka rënë dakord me Bashkinë, si dhe pragu minimal dhe maksimal i shërbimit të kryer, do të përllogarisin shumën e përfituar nga çdo linjë urbane në 12 muajt e vitit. Subvencionet do të ndahen sipas formulës bashkëngjitur shkrimit dhe secili operator do të paguhet në bazë të performancës.

Përpara se të lëvrohet shuma që i takon çdo linje, i nënshtrohet “lupës” nga Drejtoria e Transportit të Trafikut Rrugor, e cila verifikon përputhshmërinë e kapacitetit të mjeteve nga sistemi GPS, duke i krahasuar me raportet nga terreni të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Në rastet kur raportimi i AMK-së nuk përputhet me raportin e GPS-së, operatori nuk do të përfitojë nga subvencionimi sipas parashikimeve të këtij vendimi.

Strukturat e Bashkisë do të kryejnë edhe kontrolle “blitz” për vlefshmërinë e GPS në autobusë për të verifikuar të dhënat e raportuara përmes këtij sistemi. Qëllimi final i subvencionimit të operatorëve të transportit urban nuk është dhënia e një dore për ta, siç nënvizohet në relacion, por për të rritur cilësinë e shërbimit.

“Sipas analizës së vlerësuar me ndihmën e ekspertëve të huaj, angazhuar nga GIZ, tregohet se përmes subvencioneve, operatorët mund të rrisin nivelin e shërbimit krahasuar më atë çka ofrojnë aktualisht. Teksa numri i udhëtarëve kthehet në nivelet e periudhës parapandemike, kushtet ekonomike do të përmirësohen më tej, duke bërë të mundur një rritje më të madhe në nivelet e shërbimit”. Për këtë qëllim, Bashkia u ka dhënë disa “detyra shtëpie”. Synimi i vendosjes së një sistemi të subvencionimit është që të përmirësohen kushtet dhe cilësia e shërbimit të ofruar nga rrjeti i transportit publik qytetës, duke u dhënë përparësi objektivave të mëposhtme: rritja e nivelit të shërbimit të ofruar në rrjet. Kjo gjë kërkon shtimin e numrit të mjeteve në shërbim dhe një rritje të kilometrave të përshkuar nga shërbimi gjatë ditës. Garantimi i qëndrueshmërisë financiare për operatorët. Kjo gjë kërkon që të ardhurat e marra nga operimi i shërbimit të tejkalojnë kostot operative”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane linjat urbane subvencione bashkia tirane linjat urbane subvencione


Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!