LIVE UPDATES
Aktualitet

Studimi: Vazhdon mosndëshkimi i krimit në sistemin gjyqësor

29 Tetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
Studimi: Vazhdon mosndëshkimi i krimit në sistemin gjyqësor

TIRANË – Në Tiranë, sipas një monitorimi të Qendrës studimore “Fol”, vitin e fundit në sistemin e drejtësisë u regjistruan një numër i konsiderueshëm denoncimesh për krimet e narkotikëve dhe të korrupsionit.

Kjo tregon, sipas ekspertëve, guximin dhe pritshmërinë e lartë të qytetarëve ndaj institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, sipas tyre, në punën e sistemit gjyqësor vazhdon të ndikojë kultura e mosndëshkimit të korrupsionit, mos-gjetja e provave të plota për të mbështetur akuzat si dhe perfeksionimi i akteve korruptive.

Qendra Studimore Fol publikoi sot rezultatet e monitorimit njëvjeçar të denoncimeve në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) si dhe shqyrtimin e tyre nga sistemi gjyqësor. Bëhet fjalë për ecurinë e gjykimit të mbi 1 mijë e 900 çështjeve penale për 41 lloje të ndryshme krimesh. Mbi 60 për qind e tyre i përkasin kriminalitetit në fushën e drogave, kultivim, prodhim, shitje dhe përdorim të narkotikëve. Drejtuesja Ekzekutive e Qendrës Fol, Anila Hoxhaj, thotë se po shënohen një numër gjithnjë në rritje i denoncimeve për krimet e drogave, por laboratorët shkencorë janë të mbingarkuar nga kërkesat e prokurorisë për analiza narkotikësh, gjë që ka ndikuar tek vonesat dhe mosfillimin e hetimeve.

“Nga monitorimi i kryer në kryeqytet vërehet dukuria e kultivimit të drogës, por kryesisht ajo që shihet si risi është fakti i implikimit nga policia i kryepleqve, duke akuzuar disa prej tyre për moskallëzim krimi dhe bashkëpunim me narkotrafikantët. Por nga ana tjetër vihet re një numër i lartë i mos-fillimeve të procedimeve penale për sa i takon çështjeve të drogës për shkak edhe të vonesave të laboratorëve. Nga monitorimi i Qendrës Fol doli se laboratorët e policisë shkencore kanë qenë të mbingarkuar nga kërkesat e prokurorisë së Tranës për të bërë ekspertiza” – thotë zonja Hoxhaj.

Pjesa më e madhe e të miturve nuk marrin dënime për shkak të moshës së vogël dhe masave të vogla të narkotikëve që mbajnë me vete, ndërsa denoncimet e shtuara për përdorim droge nga të miturit shumica po hetohen në gjendje të lirë. Nga ana tjetër, janë regjistruar 578 denoncime ndaj krimit të korrupsionit, shkelje të barazisë në tendera, ku institucionet më shumë të paditura janë Agjencia e Kadastrës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, OSHEE, pushteti vendor, mjekësia dhe prokurimet. Sipas autorëve të studimit, numri i denoncimeve për krim dhe korrupsion tregon guximin në rritje të qytetarëve dhe pritshmërinë e tyre të lartë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë. Por ky ritëm denoncimesh mund të ulet përsëri nëse opinioni qytetar vëren se zyrtarët e denoncuar nuk dënohen për shkeljet, që nisin nga shpërdorimi i detyrës e deri te abuzimet e rënda me fondet publike.

“Është për t’u shqetësuar fakti se në të gjitha veprat penale të korrupsionit, të denoncuara nga qytetarët edhe nga institucionet, vendim-marrjet e mos-fillimit të proceseve nuk janë atakuar në gjykatë. Qytetarët ndoshta janë në gjendje ekonomike të rënduar dhe nuk mund të marrin avokatë për të ndjekur procesin me ankesa. Por procesin ankimor nuk e ndjekin më pas as institucionet që kanë fonde dhe ekipe të gjera me juristë dhe ekspertë ligjorë” – thotë Ardita Kolmarku, eksperte ligjore për studimin e Qendrës Fol.

Grupi tjetër më shumë i denoncuar për korrupsion është vet sistemi i drejtësisë. Në rastet e denoncuara për korrupsion përmenden rryshfete nga 10 dollarë e deri te prokurimet publike në shumë të mëdha. Sipas autorëve të studimit, faktorët me ndikim të madh në këtë gjendje janë niveli i lartë i pandëshkueshmërisë së korrupsionit, pafuqia e autoriteteve për të ngritur akuza me prova të plota si dhe perfeksionimi i korrupsionit nga zyrtarët qendrorë dhe vendorë.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxhaj ardita kolmarku qendra fol qendra studimore fol anila hoxhaj ardita kolmarku qendra fol qendra studimore fol

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës