LIVE UPDATES
Bota

Studimi/ Mungesa e të dhënave për Covid-19 mund të lërë vendet afrikane pa vaksina

15 Shkurt 2021, 12:11 Nga DOSJA
Studimi/ Mungesa e të dhënave për Covid-19 mund të

AFRIKË– Vendet afrikane mund të vuajnë nga mungesa e vaksinave sepse nuk janë në gjendje të mbledhin statistika që zbulojnë shkallën e vërtetë të përhapjes së Covid midis popullatave të tyre, frikësohen epidemiologët dhe ekspertë të tjerë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Hopkins, ka pasur 3.7 milion raste të konfirmuara në Afrikë dhe shifra historike e 100,000 vdekjeve të konfirmuara ka të ngjarë të arrihet brenda ditësh. Një seri studimesh kanë ngritur frikën se shifrat zyrtare janë një nënvlerësim i rëndësishëm, duke rritur mundësinë që Afrika të mos shihet si një përparësi për furnizimet e vaksinave globale të pakta, pavarësisht nga nevoja urgjente.

Shumë vende afrikane nuk janë në gjendje të përballojnë testime masive dhe u mungon kapaciteti për të mbledhur të dhëna të besueshme për rastet dhe vdekjet, veçanërisht në zonat e thella. Sipas The Guardian stigma e lidhur me sëmundjen, mungesa e informacionit dhe paaftësia e viktimave për të arritur ose për të paguar për objektet shëndetësore gjithashtu mund të zvogëlojë raportimin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se përbërja unike socio-ekologjike në një numër vendesh afrikane do të thotë një ritëm më i ngadaltë i transmetimit, dhe më pak raste të rënda krahasuar me vendet më të goditura. Shkalla e vdekshmërisë ka qenë relativisht e ulët në të gjithë Afrikën krahasuar me rajonet e tjera, megjithëse ato janë në rritje.

Dr Oliver Watson, një ekspert i sëmundjeve infektive në Imperial College London, tha se mangësitë në mbledhjen e të dhënave në kontinent mund të minojnë përpjekjet për të siguruar një qasje të barabartë në vaksinat.

“Disa mund të argumentojnë se nevoja për vaksina është shumë më pak urgjente … kështu që vaksinat do të shkojnë në vendet me sisteme më të forta të raportimit dhe kështu ngulisin më tej pabarazinë,”– tha ai.

Studimi, i cili pritet të botohet në British Medical Journal në ditët në vijim, zbuloi se më shumë se 15% e njerëzve të vdekur kohët e fundit që mbërrinin në morgun kryesor në kryeqytetin, Lusaka, gjatë verës ishin pozitiv për Covid. Pavarësisht se shumica kishin simptoma, pak ishin testuar para vdekjes.

Shifrat më të fundit të vdekshmërisë së tepërt në Afrikën e Jugut zbulojnë 137,00 vdekje që nga maji i vitit të kaluar nga të cilat një pjesë e lartë mund t’i atribuohet Covid-19, thonë ekspertët. Numri zyrtar i të vdekurve nga Covid është 47,382. Vetëm një numër i vogël studimesh serologjike janë kryer në Afrikë krahasuar me Evropën, Amerikën ose Azinë e Jugut, por këto gjithashtu tregojnë për një përhapje shumë më të gjerë sesa sugjerojnë shifrat zyrtare.

Numri i ulët i vdekjeve u shpjegua nga demografia në Kenia, ku më pak se 4% e popullsisë është 65 vjeç ose më i vjetër, një faktor i cili gjithashtu mund të ndihmojë në shpjegimin e niveleve relativisht të ulëta të vdekjeve në të gjithë kontinentin.

Shifrat zyrtare nuk përfshijnë Tanzaninë, një vend me afro 60 milion banorë, i cili nuk ka raportuar statistika zyrtare që nga Prilli, kur regjistroi 509 raste. Presidenti i saj, John Magufuli, ka përçmuar vaksinat dhe tha se besimi i krishterë do të mbrojë vendin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covax vaksinimi ne afrike covax vaksinimi ne afrike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet