Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
“Unë isha një herë në një qytet të vogël hungarez, në klasat e larta të një shkolle për të mbajtur një leksion mbi hebrenjtë në Hungari. Drejtori më paralajmëroi se studentët, të cilët sapo kishin mbushur 18 vjeç, pothuajse të gjithë do të votonin për “Jobbik”, një parti haptazi antisemite. Unë gjithsesi hyra brenda dhe zbulova se gjëja e parë që mendojnë këta studentë kur dëgjojnë fjalën hebre është një sharje”, tregon rabini Slomo Köves nga Budapesti. Köves-i punon për “Lidhjen e Veprimit dhe Mbrojtjes” hebraike në Hungari, për të sqaruar njerëzit për jetën e afërsisht 100.000 hebrenjve hungarezë sot dhe për të goditur paragjykimet, veçanërisht midis të rinjve. Ai beson se patjetër mund të ketë efekt me prezantimet e tij në klasat e shkollës. “Shumica e nxënësve kanë shumë pyetje, sepse ka ende shumë paragjykime.” Slomo Köves-i beson se pakënaqësia antisemitike në atdheun e tij hungarez po zvogëlohet ngadalë me kalimin e viteve.
Sidoqoftë, ai ende takon studentë, të cilët e pyesin me dëshpërim nëse duhet të qëndrojnë patjetër hebrenj vetëm sepse prindërit e tyre janë hebrenj. Ata ndihen të sulmuar. “Unë kam një ëndërr,” thotë Rabbi Köves, “dhe ajo është që asnjë fëmijë në Evropë të mos ketë turp ose të ketë frikë të jetë hebre. Të gjithë duhet të jenë krenarë për trashëgiminë dhe identitetin e tyre.”
Antisemitizmi i përhapur shumë në Evropë
Rruga për ta realizuar këtë ëndër mund të jetë ndoshta shumë e gjatë, sepse një studim i ri i Shoqatës Hebreje Evropiane (“European Jewish Association”), një federatë evropiane e komuniteteve dhe organizatave hebraike, tregon qartë se antisemitizmi është ende i rrënjosur thellë dhe është madje edhe në rritje në BE, 80 vjet pas holokaustit.
Rabini Slomo Köves e prezantoi këtë studim me rastin e takimit vjetor të shoqatave hebraike evropiane në Bruksel. Përkundër të gjitha tendencave negative që mund të nxirren nga sondazhi i institutit të studimit të opinionit IPSOS me 16.000 vetë në 16 shtete anëtare të BE, tha ai, kishte edhe një rreze shprese. Angazhimi i “Lidhjes së Veprimit dhe Mbrojtjes” tregon se në Hungari mund të ketë diçka si një përmbysje e tendencës. Sipas raportit, nga viti 2006 deri në vitin 2013, kur u forcuan partitë radikale të krahut të djathtë dhe populist në Hungari, u përkeqësua edhe klima për hebrenjtë . Në vitin 2012, filloi një punë më e mirë edukative dhe që atëherë janë adresuar paragjykimet.
Studimi i ri tregon se hebrenjtë në Hungari ndihen sot më pak të kërcënuar se sa shtatë vjet më parë. Në Hungari, problemi është përmendur në mënyrë konsekuente, programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit janë zhvilluar dhe zbatuar së bashku me agjencitë qeveritare. “Ky shembull i mirë duhet të zbatohet edhe në vendet e tjera të BE,” thotë rabini hungarez.
Dallime rajonale
“Paragjykime antisemitike në Evropë”, sipas titullit të studimit aktual, ende ka shumë. Ato nisin që nga “komploti botëror” tek faji i pretenduar i hebrenjve për kryqëzimin e Jezu Krishtit deri te “sjellja e dyshimtë në biznes” e hebrenjve. Shkencëtarët e Universitetit të Budapestit bënë 70 pyetje për të përcaktuar qëndrimet e vendeve evropiane ndaj hebrenjve. Rezervat kundër hebrenjve më të mëdha janë në Greqi, Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Rumani. Paragjykimet më të vogla u regjistruan në Suedi, Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjermania është në mes të situatës, për shumicën e pyetjeve – megjithëse në vitin 2020 kishte sulmet më të dhunshme antisemitike në BE, 59 sulme të tilla. Autorët e studimit shohin antisemitizëm të fortë deri të lehtë te shumica e popullsisë në Greqi, Poloni dhe Austri. Në Gjermani, shifra është 28 përqind. Në Suedi dhe Holandë, nga ana tjetër, kjo shifër është vetëm dhjetë dhe tetë përqind
Një person në heshtje në kujtim të viktimave në Halle (tetor 2020), ku një ekstremist i djathtë u përpoq të mësynte një sinagogë, por nuk ia doli. Më pas ai qëlloi përvdekje një kalimtare dhe një të ri në nj kioskë turke respektivisht.
BE para detyrave
Komisioni Evropian e prezantoi vetëm javën e kaluar në Bruksel strategjinë e tij të parë politike kundër antisemitizmit, e cila përfshin një ndalim të tregtisë me objekte naziste. Për më tepër, do të intensifikohet lufta kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në internet. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, nëntë nga dhjetë hebrenj në Evropë e shohin antisemitizmin si një problem serioz.
Strategjia e Komisionit Evropian mund të jetë vetëm hapi i parë, sipas shoqatave hebraike në konferencën e tyre vjetore. Deri tani, sulmet antisemitike as i regjistrojnë të gjitha vendet anëtare të BE, për të mos folur për kundërmasa konkrete.
Kërcënon eksodi
Joel Mergui është presidenti i “Konsistoriumit izraelit” në Francë, ai përfaqëson të gjitha komunitetet hebraike në Francë, e cila ka më shumë banorë hebrenj në mbarë botën pas Izraelit dhe SHBA. Përballë shtypit në Bruksel, Mergui deklaroi me keqardhje: “Hebrenjtë po largohen nga Evropa”. Të rinjtë në veçanti po emigrojnë në Izrael apo SHBA, sepse nuk ndihen më të sigurt.
Në Francë, për shembull, tani ka zona në qytetet e mëdha ku si hebre nuk duhet të qarkullosh më. “Por në këto zona të humbura pothuajse nuk hyn më as policia,” tha Joel Mergui.
Marrë nga DW . Autori: Bernd Riegert.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Njerëzit që nuk vuajnë nga zemra, nuk duhet të marrin aspirinë përditë. Kështu thuhet në udhëzimet paraprake të një grupi me peshë ekspertësh amerik...
SHBA– Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë rihapjen e kufijve tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën për udhëtarët plotësisht të vaksinuar duke filluar nga ...
KOSOVË- Është larguar pak minuta më parë edhe kamioni I fundit nga rruga duke hapur keshtu qarkullimin e automjeteve.Barrikada ka qenë gjatë gjithë d...
HAGË– Do të vijojë nesër dëshmia e dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohet ish-pjesëtari i Ushtrisë &Cc...
SHBA– ‘Disney’ dhe fansat i kanë dhënë lamtumirën animatores pioniere Ruthie Tompson, e cila vdiq të dielën në moshën 111 vjeç. Mediat amerikane bë...
KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç e krahasoi situatën në veri të Kosovës me “Natën e Kristaltë” (Kristallnacht – pogromi i gj...
SHBA– Ylli i Hollywood-it, William Shatner është personi më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë pasi zbriti nga bordi i anjies kozmike të quajtur ‘Origjin...
SHBA– Mungesa e çipave kompjuterikë, mbingarkesa e portit dhe një mungesë serioze e shoferëve të kamionëve bëjnë që zinxhirët delikatë të furnizimi...
RUSI– Një grua dyshohet të jetë hedhur nga një ndërtesë 19 katëshe së bashku më foshnjën e sapolindur dhe djalin e saj të vogël. 34-vjeçarja, Olga ...
SHBA- Aleanca veri-atlantike, NATO, e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, “veprim për vendosjen e ligjit” d...