"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Strehimi i Pacollit në Shqipëri, Abazi: Standart i dyfishtë i qeverisë shqiptare, Kosova s’e përzuri por i kërkoi të ka
29 Prill 2020, 13:26Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi shkruan se qeveria shqiptare po ndjek standarte të dyfishta në lidhje me karantinimin e njerëzve që vijnë nga jashtë, referuar rastit të Bengjet Pacollit.
Në një status në Facebook, Abazi shkruan se Pacolli nuk është ndaluar që të ulej me avionin e tij privat në Kosovë, por i është kërkuar që të futej në konvikt si çdo qytetar tjetër.
Nisur nga kjo gjë, Abazi shprehet se Pacolli ka preferuar të ulet me avionin e tij në Tiranë, ku nuk i është kërkuar karantinim si çdo qytetar tjetër.
Statusi i Plotë
Skandali Behgjet Pacolli dhe qeveria e Shqipërisë. (Drejtuar autoriteteve dhe mediave në Republikën e Shqipërisë). Autoritetet e Shqipërisë duhet të bëjnë transparente procedurat në lidhje me ardhjen me avion privat, qëndrimin dhe karantininin e Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë.
Pacolli kërkoi dje të hynte në Prishtinë, por pa iu nënshtruar rregullit për të qëndruar 14 ditë në karantinën e ngritur tek Qendra e Studentëve. Autoritetet kosovare ia refuzuan kërkesën Pacollit, duke thënë se rregullat e karantinimit për këdo që futet në Kosovë nga jashtë janë të njëjta. Por duket se qeveria shqiptare është treguar më bujare, duke e lejuar që të hyjë dhe të shkojë direkt e në shtëpinë e tij, lajm i konfirmuar nga këshilltari i tij, Naim Murseli. Murseli tha për Gazetën Express se Pacolli është në Tiranë në shtëpinë e tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
NORVEGJI– Në fillim u mendua e zhdukur, më pas e rrëmbyer, ndërsa sot gruaja miliardere rezulton e vrarë nga bashkëshorti i saj.Kjo është një histori që ka tron...
INDI– Deri më tani, vendi i dytë më i populluar në botë duket se ka shmangur situatën më të keqe që mund të krijojë ky virus vdekjeprurës. Që nga e marta, India...
RUSI– Ditën e sotme Rusia ka shënuar një rekord të ri për rastet të reja, që me siguri do të detyrojë Qeverinë ruse të ndërmarrë rregulla të forta.Vetëm në 24 o...
KOSOVË– Në një kohë që Kosova po përballet me një periudhë mjaftë të vështirë të Covid-19, as aktualiteti politik në vend nuk ka gjetur qetësi.Kryetari i ...
Kosovë– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar edhe një herë liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të dërgojë emrin e polit...
MALI I ZI– Në njëkohë që vendi është ende në mes të krizës së koronavirusit pavarësisht se Qeveria ka njoftuar rihapjen e vendit, duket se situata politike në v...
Kosovë- Arrihet marrëveshja e qeverisë në Kosovë mes LDK-së dhe AAK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’...
ANGLI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds janë bërë prindër për herë të parë. Mediat ndërkombëtare sh...
KOSOVË– Vitia ka thënë se kthimi dhe mundësia për karantinimin e deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, është një çështje që është politizuar pa nevo...