27 Janar 2024, 16:52
Nga DOSJA
FRANCE - Misteri rreth të ardhmes së Zinedine Zidane e ka një shpjegim, ai mendon vetëm për kombëtaren franceze. As afrimet e fundit nga Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe së fundi Algjeria, për të tentuar për të nënshkruar me të, nuk kanë pasur ndonjë efekt, pasi marsejezi po mendon vetëm për të pasuar Deschamps në krye të nënkampionëve të botës, pavarësisht faktit se trajneri aktual ka rinovuar deri në vitin 2026, një vit më parë në krye të trengjyrëshit.
Algjeria ka qenë skuadra e fundit që ka hasur në refuzimin e ish-trajnerit të Real Madridit. Pas largimit të trajnerit Djamel Belmadi, Federata Algjeriane e Futbollit nisi bisedimet me Zidane.
Presioni nga prindërit e tij algjerianë dhe vëllai i tij, për të pranuar ofertën nuk e ka bindur as Zizoun, i cili nuk mendon për ndonjë stol tjetër përveç atij të skuadrës franceze. “RMC” flet për një takim këtë fundjavë mes të dyja palëve, por bisedimet nuk duhet, apriori, të jenë të frytshme.
Në nivel klubesh, nga ana tjetër, dëshira e Zidane ka qenë gjithmonë në Madrid, dhe ndoshta edhe te Juventus. Skuadra si PSG, e cila iu afrua një marrëveshjeje në parim, apo Manchester United, kanë hasur gjithashtu në refuzimin e trajnerit francez, puna e vetme e të cilit si profesionist në pankinë kanë qenë dy fazat në të cilat ai drejtoi Real Madridin. Atje ai arriti tre Champions League radhazi, dhe një tjetër më pak pjellore, megjithëse me tituj të rëndësishëm si La Liga në 2020.
Zidane kërkon gjithashtu, në rastin e rikthimit në stërvitje, një projekt të mirëstrukturuar në të cilin të ketë kompetencat e plota për të bërë ndryshimet e nevojshme, diçka që për momentin nuk i është paraqitur në tavolinë.
Ai aktualisht po shijon shoqërinë e familjes së tij, nuk po nxiton t'i rikthehet stërvitjeve dhe, nëse i jepet mundësia, do të marrë detyrën nga Didier Deschamps si kreu i Francës. Një kampionat i keq evropian në verë, mund t'i hapë dyert e kombëtares, ëndrra e madhe që ka pas largimit nga Real Madridi në vitin 2021.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Janar 2024, 16:26
ANGLI - Harry Kane ndryshoi Tottenhamin për Bayern verën e kaluar, me sulmuesin anglez që kërkon të fitojë titullin e tij të...
Sport
27 Janar 2024, 16:14
TIRANE - Pas suksesit të madh në ekspozitat e para në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih, ...
Sport
27 Janar 2024, 16:03
BRAZIL - Më 17 tetor 2023, ylli brazilian Neymar Jr përjetoi një nga momentet më të komplikuara të karrierës së tij, d...
Sport
27 Janar 2024, 15:49
SPANJE - Xavi Hernández ka zyrtarizuar listën e të thirrurve për ndeshjen mes Barcelonës dhe Villarrealit, këtë të...
Sport
27 Janar 2024, 15:36
SPANJE - Barcelona ka lëshuar një deklaratë mjekësore me të cilën Alejandro Balde do t'i nënshtrohet një ope...
Sport
27 Janar 2024, 15:13
SPANJE - Sevilla inkurajon tregun e transferimeve. Ivan Rakitic ka një ofertë interesante nga klubi Al-Shabab n&eum...
Sport
27 Janar 2024, 14:44
ANGLI - Jürgen Klopp e ka futur këtë në listën e arsyeve, që e kanë shtyrë të ndjejë atë...
Sport
27 Janar 2024, 14:29
GJERMANI - Pep Guardiola dhe Xabi Alonso përkuan në Mynih gjatë dy sezoneve të para të mesfushorit në Mynih (2014-16). ...
Sport
27 Janar 2024, 12:37
TURQI - Një nga thashethemet e bujshme del nga Argjentina në lidhje me marrëdhënien mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, çiftit ...
Sport
27 Janar 2024, 12:15
AUSTRALI - Skenari i kësaj finaleje të “Australian Open” ishte i parashikueshëm për një lojtare, Aryna Sabalenkan, numë...