27 Janar 2024, 16:14
Nga DOSJA

TIRANE - Pas suksesit të madh në ekspozitat e para në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih, mbërrin edhe në Tiranë ekspozita e quajtur “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”.
Falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, qeverisë, Fondacionit “Paolo Rossi” dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri, ky event i rëndësishëm ndërkombëtar do të jetë i hapur falas për publikun në Muzeun Kombëtar, nga data 1 deri më 24 shkurt në Tiranë.
Në ceremoninë e inaugurimit, që do të zhvillohet në ambientet e Muzeut Kombëtar, më 1 shkurt duke nisur nga ora 16:00, do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bashkëshortja e Paolo Rossit, Federica Cappelletti, ish-trajneri Arrigo Sacchi, ish-futbollistët e famshëm Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli gjithashtu dhe arbitri izraelit i finales së Botërorit 1982, Itali–Brazil, Abraham Klein.
Gjithashtu të ftuar do të jenë edhe personalitete të futbollit shqiptar, si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Hapësirat e ekspozitës, të cilat do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rossit, janë realizuar falë investimeve të rëndësishme për një projekt shumë të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar përsa i përket inovacionit dhe ndërtimit të ekspozitës mbi jetën e një personazhi të fushës të sportit.
Në veçanti, ekspozita do të paraqesë nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm:
“Topin e Artë” të vitit 1982 nga “France Football”
Trofeun e “Këpucës së Artë” të golashënuesit më të mirë të Botërori “Spanjë 1982”
Trofeun e “Topit të Artë”, si lojtari më i mirë Botërorit “Spanjë 1982”
Bluzën e finales së Botërorit “Spanjë 1982”
Këpucët e tripletës në ndeshjen ndaj Brazilit
Ekspozita gjithashtu do të presë në ambientet e saj një projekt të realitetit virtual, që do t’i japë mundësinë vizitorëve të përjetojnë edhe njëherë tre golat ndaj Brazilit të ulur në tribunat e stadiumit të vjetër “Sarrià” në Barcelonë.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Janar 2024, 16:03
BRAZIL - Më 17 tetor 2023, ylli brazilian Neymar Jr përjetoi një nga momentet më të komplikuara të karrierës së tij, d...
Sport
27 Janar 2024, 15:49
SPANJE - Xavi Hernández ka zyrtarizuar listën e të thirrurve për ndeshjen mes Barcelonës dhe Villarrealit, këtë të...
Sport
27 Janar 2024, 15:36
SPANJE - Barcelona ka lëshuar një deklaratë mjekësore me të cilën Alejandro Balde do t'i nënshtrohet një ope...
Sport
27 Janar 2024, 15:13
SPANJE - Sevilla inkurajon tregun e transferimeve. Ivan Rakitic ka një ofertë interesante nga klubi Al-Shabab n&eum...
Sport
27 Janar 2024, 14:44
ANGLI - Jürgen Klopp e ka futur këtë në listën e arsyeve, që e kanë shtyrë të ndjejë atë...
Sport
27 Janar 2024, 14:29
GJERMANI - Pep Guardiola dhe Xabi Alonso përkuan në Mynih gjatë dy sezoneve të para të mesfushorit në Mynih (2014-16). ...
Sport
27 Janar 2024, 12:37
TURQI - Një nga thashethemet e bujshme del nga Argjentina në lidhje me marrëdhënien mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, çiftit ...
Sport
27 Janar 2024, 12:15
AUSTRALI - Skenari i kësaj finaleje të “Australian Open” ishte i parashikueshëm për një lojtare, Aryna Sabalenkan, numë...
Sport
27 Janar 2024, 11:45
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez, e dashura dhe partnerja e yllit portugez, Cristiano Ronaldos që luan për Al Nassr në Arabinë S...
Sport
27 Janar 2024, 11:30
KATAR - Pas muajsh të gjatë diskutimesh mes kandidatëve të ndryshëm për blerjen e Manchester United, më në fund i...