LIVE UPDATES
Sport

Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, merren vendime të rëndësishme dhe miratohen raportet financiare…

Pjesë e rendit të ditës ishin edhe disa propozime për përditësimin e statutit, ku anëtari i KE-së, Envi Hicka shpjegoi se ndryshimet e propozuara janë të njëjta me UEFA-n dhe FIFA-n.

27 Maj 2024, 15:37 Nga DOSJA

Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, merren vendime të

TIRANE - Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF zhvilloi ditën e sotme punimet në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Përveç delegatëve dhe anëtarëve, në këtë Asamble morën pjesë përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s, si edhe Ministrja e Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri, znj.Ogerta Manastirliu.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka çeli punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së, duke u uruar fillimisht mirëseardhjen delegatëve, anëtarëve dhe të ftuarve specialë.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ftoi znj.Ogerta Manastirliu të mbante fjalën e saj përshëndetëse. Ministrja e Arsimit dhe Sportit e nisi fjalën përshëndetëse duke i uruar suksese ekipit Kombëtar në finalet e “Euro 2024”.

“Ky vit karakterizohet nga një seri aktivitetesh sportive, por më i madhi i futbollit shqiptar është padyshim kualifikimi në “Euro 2024”. Unë do të doja të përgëzoja kombëtaren tonë të futbollit dhe të gjithë ju për kontributin dhe angazhimin tuaj. Do të doja t’ju uroja suksese e rezultate sa më pozitive kombëtares që na bën të gjithëve krenarë. Ky është një moment i mirë për të bërë një bilanc të punës tuaj dhe ju këtë e shfrytëzoni maksimalisht, por gjithashtu edhe për të vendosur ato sfida me të cilat përballet futbolli në Shqipëri, me të gjithë punën dhe mbështetjen që ju jepet për të çuar përpara një prej sporteve më popullor në Shqipëri dhe botë sikurse është sporti i futbollit”, tha Ministrja Manastirliu, duke shtuar se projektet e përbashkëta si “Uniforma Ime”, “Topi Im” apo “Futbolli në Shkolla” kanë sjellë zhvillim në sportin e futbollit dhe kanë ndikuar në zbulimin e talenteve.

Punimet e Asamblesë së FSHF-së i përshëndeti edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Gianni Manca, i cili i përcolli komunitetit të futbollit shqiptar përshëndetjet më të përzemërta në emër të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, sekretarit së përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafstrom, si dhe të gjithë administratës së FIFA-s. “Në emër të FIFA-s, të jeni të sigurt se ne jemi këtu, ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen tonë për ju. Faleminderit për mikpritjen dhe ju uroj një asamble të përgjithshme produktive” tha Gianni Manca.

I pranishëm në punimet e Asamblesë së FSHF-së ishte edhe përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari, i cili i përcolli komunitetit të futbollit shqiptar urimet më të mira të Presidentit Ceferin dhe administratës së UEFA-s.

“Sot ndjej realisht një emocion të madh që ndodhem para jush, duke përfaqësuar UEFA-n në shtëpinë time, dhe para shumë miqve të vjetër qe ndodhen sot në këtë sallë. Lejomëni t’ju përcjell urimet më të mira të presidentit Ceferin dhe administratës së UEFA-s. Më lejoni gjithashtu që fillimisht të përgezoj ekipin e Egnatias dhe presidentin Demrozi që ndodhet këtu për titullin e parë kampion në historinë e këtij klubi, pas një ndeshje të luftuar dhe tepër të bukur mbrëmë në Air Albania, por gjithashtu dhe përgezime të gjitha klubeve të cilat janë kualifikuar tashmë në kupat e Europës. UEFA do të startojë vitin e ardhshëm një format të ri të kompeticioneve të klubeve, një format më ekzaltues dhe i cili do të gjenerojë dhe më tepër të ardhura në vitet në vazhdim për të gjithë nivelet e futbollit në Europë”.

Punimet e Asamblesë vijuan me fjalën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili pasi u uroi mirëseardhjen delegatëve dhe të ftuarve specialë, u shpreh se periudha mes dy asambleve ka qenë tepër intensive, mbushur me ngjarje, arritje dhe emocione të mëdha, si ai i kualifikimit për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian.

“Periudha mes dy Asambleve ka qenë një periudhë tepër intensive, mbushur me ngjarje, arritje dhe emocione të mëdha. Kemi provuar gjatë më shumë se një viti, pothuajse të gjitha ato ndjesi që vetëm futbolli mund ti prodhojë: Emocionet, gëzimin, krenarinë, sakrificën, luftën sportive.

Por ndjenja më e fortë, që spikati, ishte krenaria, Krenari, e cila gjatë kësaj periudhe, i kaloi jo vetëm caqet e stadiumeve, por edhe ato të kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Në çdo kënd të botës, kudo ku jetojnë shqiptarë pati gëzim, hare dhe festë. Asnjë organizëm, individ, apo parti politike, nuk mund ta bëjë kurrë, atë që bën futbolli. Shqipëria, dikur jashtë hartës së pretendentëve, u kualifikua për herë të dytë në histori, brenda 8 vitesh, në finalet e Kampionatit Europian. U renditëm të parët në grupin tonë eliminator, duke dhuruar lojë spektakolare dhe shumë emocione. Kjo është një arritje shumë e madhe për futbollin shqiptar dhe tashmë këta djem, ky staf teknik dhe organizativ kanë hyrë në histori. Shorti na kishte vendosur në një grup të vështirë (këtë e tregon fakti se në një grup me pesë skuadra, 3 prej tyre, janë finaliste të Euro 2024), por ne patëm forcën që t’i sfidonim të gjithë: Kundërshtarët, vështirësitë, pafatësitë, dëmtimet.

Tashmë jemi finalistë. Përballë në grup, kemi kundërshtarë të sprovuar dhe jemi sfidantët e “grupit të hekurt” të Euro 2024. Por ne nuk kemi frikë askënd dhe këtë e kemi treguar me lojën tonë. Sigurisht kemi shumë respekt dhe vlerësim për kundërshtarët e fortë, por jemi gati për ti sfiduar, duke dhënë më të mirën me shqiponjën në kraharor dhe me himnin tonë në zemër me qëllimin e vetëm për t’u kthyer fitimtarë. Cilido të jetë rezultati ne do të fitojmë nga ky Kampionat Europian”, tha ndër të tjera presidenti i FSHF-së.

Sipas rendit të ditës, Asambleja vijoi punimet duke miratuar procesverbalin e Asamblesë së kaluar, duke diskutuar raportin e aktivitetit të FSHF-së përgjatë vitit 2023, si dhe  miratimin e buxhetit për vitin 2024, si dhe emërimin e audituesve të pavarur dhe të jashtëm me propozim të Komitetit Ekzekutiv për auditimin e pasqyrave financiare te vitit 2024 që do të jetë “Grant Thornton”.

Zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, propozoi projekt-buxhetin për vitin 2025, të miratuar nga Komisioni i Financave dhe nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Në fund u miratua edhe buxheti i vitit 2025 me vendim unanim.

Pjesë e rendit të ditës ishin edhe disa propozime për përditësimin e statutit, ku anëtari i KE-së, Envi Hicka shpjegoi se ndryshimet e propozuara janë të njëjta me UEFA-n dhe FIFA-n. Më pas u kalua në votim me anëtarët e Asamblesë që votuan pro ndryshimeve në statut.

Me miratimin e ndryshimeve në statut u mbyllën dhe punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

B.T (Dosja.al)


Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait