24 Korrik 2023, 17:49
Nga DOSJA

TIRANE - Dinamo nis një epokë të re me rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. 18 herë kampionët e vendit kanë filluar nga puna për sezonin e ri dhe vijnë me ndryshime rrënjësore si në nivelin e drejtimit, edhe në atë të organizimit.
Klubi ka marrë vendimin drastik për të ndryshuar thuajse gjithçka. ‘Supersport’ raporton se Dinamo do të ndryshojë emrin, logon dhe mënyrën e menaxhimit të skuadrës. Dinamo City do të jetë emri i ri i bluve ndërsa ndryshime do të pësojë edhe uniforma e ekipit. Në vendin ku shkruhet sponsori kryesor, do të jetë ‘Durrës Yachts & Marina’, kjo pasi iniciatorët që kanë ndërmarë këtë projekt janë po ata që kanë marrë përsipër projektin e qytetit të Durrësit.
Fanela e re e Dinamos
Pas këtyre ndryshimeve, Ardian Bardhi nuk do të jetë më investitori i vetëm i bluve, por do t’i bashkohen edhe biznesmenë të tjerë. Bardhi pati një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili i ka dhënë mbështetjen e tij për këtë projekt.
Ajo çka e bën edhe më interesante gjithë këtë iniciativë është se Dinamo nuk do të jetë më ekip i qytetit të Tiranës, por do të zhvendoset në Durrës aty ku do t’i dhurohen 70 mijë metra tokë nga qeveria në të cilën do të ndërtohet qendra stërvitore.
Logo e re e Dinamos
Dinamo City do të jetë në bashkëpunim edhe me akademinë e Manchester City, teksa para pak muajsh u nënshkrua marrëveshja me qeverinë shqiptare. Igli Tare do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë organizim teksa do të ndihmojë në ndërtimin e një klubi modern duke zbuluar kështu arsyen e vërtetë të vizitës së tij në miqësoren ndaj Skënderbeut.
E ardhmja duket mjaft premtuese dhe revolucionare për Dinamon, e cila ndryshon gjithçka duke i dhënë kështu startin një epoke të re në tentativë për të rikthyer lavdinë e dikurshme në klub.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Korrik 2023, 17:05
SHBA - Katalanasit duhej të luanin ndeshjen e parë miqësore kundër Juventusit më 22 korrik, por ajo u anulua për shkak të pro...
Sport
24 Korrik 2023, 16:45
SHBA - Lionel Messi i bëri fillimin perfekt, magjik mandatit të tij te Inter Miami, me argjentinasin që hyri si zëvendësues...
Sport
24 Korrik 2023, 16:34
ARGJENTINE - Lojtarja 25-vjeçare argjentinase, Yamila Rodriguez, e cila po garon me kombëtaren e saj në Botërorin e Femrave q&...
Sport
24 Korrik 2023, 16:18
ARABIA SAUDITE - Një transferim rekord në historinë e futbollit po synohet nga Al Hilal, të cilët po i japin tokë dhe ujë yll...
Sport
24 Korrik 2023, 16:06
POLONI - Gjashtë muaj, pas marrjes së drejtimit të kombëtares polake, Fernando Santos po shoqërohet nga shtypi vendas me largimin... n&...
Sport
24 Korrik 2023, 15:56
GJERMANI - Para se të udhëtojnë për në Japoni, ku do të përballen me Manchester Cityn (më 26), Kawasaki Frontale (29) dh...
Sport
24 Korrik 2023, 15:11
GJERMANI - Harry Kane është basti i madh i Bayern-it për verën dhe, megjithë mospërputhjen e Tottenhamit për të shitur g...
Sport
24 Korrik 2023, 14:58
ANGLI - Sauditët e Al Ittihad vazhdojnë të bëjnë gjithçka për të siguruar nënshkrimin e Fabinhos. Pavarësish...
Sport
24 Korrik 2023, 14:41
ANGLI - Historia u zbulua pak më shumë se një muaj më parë nga Ederson. Gjatë festimeve të titullit sezonin e kalua...
Sport
24 Korrik 2023, 14:17
RUSI - Zenit ka konfirmuar marrëveshjen me Al-Hilal për transferimin në klubin saudit të ish-lojtarit të Barcelonës...