Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Sulmuesi tregon se ka folur me shokun e tij argjentinas për duelin e mundshëm të gjysmëfinales në “Katar 2022”

KATAR - Në dy raste, Argjentina dhe Brazili mund të takohen gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar: në gjysmëfinale, nëse të dyja përfundojnë të parat në grup dhe përparojnë, ose në finale, nëse njëri prej tyre del i dyti. I pakënaqur me atë që u pa në finalen e Copa America 2021, bota dëshiron një kryqëzim të ri mes dy skuadrave. Dhe sigurisht që është e mundur, kështu e sheh edhe Neymar, një shok skuadre dhe mik i Leo Messit, i cili sipas asaj që tha, ka bërë shaka për kalimin e mundshëm në gjysmëfinale të të dyja skuadrave...
“Ne flasim shumë pak për Kupën e Botës me Messin, por ndonjëherë flasim për një kryqëzim Brazil-Argjentinë në gjysmëfinale, ose në finale. Unë i them atij se do të jem kampion dhe do ta mund. Dhe qeshim. Ai zbuloi detaje nga bisedat e tij private në dialog me ‘The Telegraph’.
Për atë se çfarë do të thotë të luash për Paris Saint Germain së bashku me Messin, me të cilin ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer, për shkak të kohës së tij në Barcelonë, Neymar tha: "Të luash me Messin dhe Kylian Mbappe është një kënaqësi e madhe. Është gjithmonë mirë të luash përkrah lojtarëve të mëdhenj, gjithmonë e kam preferuar këtë sepse shanset për të fituar janë më të mëdha."
Duke folur për debutimin e Kupës së Botës, i cili do të fillojë të dielën e ardhshme, ish-sulmuesi i Santos theksoi: "Kupa e Botës është një kuti surprizash. Ka skuadra që nuk janë favorite, por përfundojnë shumë larg. Mendoj se favoritët janë Argjentina, Gjermania, Spanja dhe Franca. Ata katër dhe Brazili janë plotësisht të aftë për të arritur në finale”.
Së fundi, ai iu referua se çfarë do të thotë për të të luajë në Kupën e Botës: "Kupa e Botës është ëndrra ime më e madhe. Do të kem një mundësi të re dhe shpresoj ta arrij. Ndihem mirë fizikisht, duke pasur një kohë të lumtur në klub. Ndihem gati”,- e mbylli ai.
B.T (Dosja.al)
PORTUGALI- Gjithçka është në rregull mes Cristiano Ronaldos dhe Bruno Fernandes. Mesfushori i Manchester United ka folur në lidhje ...
SPANJE - Rrjeti social Twitter nuk po jeton ditët e tij më të mira, pasi qindra punonjës mund të largohen nga kompania nën ...
GJERMANI - Sadio Mane, i cili u largua nga kampi stërvitor në Senegal për shkak të dëmtimit të pësuar gjatë një n...
ANGLI - “Manchester United ka ndërmarrë veprimet e duhura këtë mëngjes në përgjigje të intervistës së ...
KATAR- Ish-sulmuesi argjentinas Sergio Agüero ka fluturuar në Lindjen e Mesme, ku do të jetë pranë ekipit kombëtar në k&eum...
KATAR - Numërimi mbrapsh i Botërorit ka filluar. Të dielën, në 17:00, në stadiumin “Al Bayt” të Dohas, do ...
KATAR- Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, tri arbitre femra do të jenë në Katar 2022....
KATAR- Ndonjëherë euforia mund të të gënjejë, veçanërisht në fund të një stërvitjeje, kur energj...
KATAR- Familja mbretërore e Katarit loboi për të ndaluar shitjen e alkolit në të gjitha stadiumet. Vendi pritës, ushtroi presion...
KURBIN - Diçka e tillë pritej prej kohësh, paçka se ‘dashuria’ midis malazezit dhe kurbinasve zgjati 12 javë të ...