11 Shkurt 2025, 00:03
Nga DOSJA
ZVICER - Granit Xhaka me shumë gjasa nuk do të jetë i pranishëm në grumbullimin e ardhshëm të Zvicrës për ndeshjet miqësore kundër Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut.
32-vjeçari ka marrë leje nga përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin. Zvicra grumbullohet më 17 mars për ndeshjet miqësore. Ndeshjen e parë helvetikët e luajnë ndaj Irlandës së Veriut më 21 mars, kurse katër ditë më vonë kundër Luksemburgut.
“Pushimi do t’i bëjë mirë lojtarit që mban rekordin për paraqitje te Zvicra, pasi ai ka luajtur 39 ndeshje që nga mesi i gushtit, shumicën e tyre për 90 minuta. Ndeshja e vetme që humbi ishte kundër Spanjës në Ligën e Kombeve për shkak të pezullimit. Hera e fundit që Xhaka nuk ishte në ekipin zviceran të futbollit ishte vjeshta e vitit 2021, kur lëndoi ligamentin”, shkruan “Blick”.
Xhaka për Zvicrën ka shënuar 14 gola në 135 ndeshje. Ai luan rol kyç edhe te Bayer Leverkuseni në Bundesligën gjermane.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Shkurt 2025, 00:00
SPANJE - Armiku kryesor i Real Madridit këtë sezon kanë qenë padyshim dëmtimet e shumta, gjë që e kanë penguar Ancelotti...
Sport
10 Shkurt 2025, 19:10
KORCE - Laçi ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Skënderbeut. Miqtë shënuan nga një gol për secilën...
Sport
10 Shkurt 2025, 19:04
DURRES - Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumi...
Sport
10 Shkurt 2025, 18:49
ITALI - Drejtuesit e Monza-s bëjnë prapaktheu. Në krye të ekipit që mbyll klasifikimin e përgjithshëm në Serinë A k...
Sport
10 Shkurt 2025, 18:38
TIRANE - Federata e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me sjelljen dhe qëndrimin e Policisë së Shtetit n&...
Sport
10 Shkurt 2025, 18:00
HOLANDE - Ndërsa pret të sfidojë Milanin në play-off të Champions League (ndeshja e parë do të luhet të mërkur&eu...
Sport
10 Shkurt 2025, 17:37
ITALI - Kanë mjaftuar dy paraqitje për të fituar të gjithë. Një gol në debutimin e tij për kuqezinjtë në ...
Sport
10 Shkurt 2025, 17:30
ANGLI - Anësori i Manchester Cityt, Savinho, foli sërish përpara ndeshjes së play-off-it të Ligës së Kampion...
Sport
10 Shkurt 2025, 17:27
HOLLANDE - Tërmet tek Feyenoord dy ditë para ndeshjes së parë të play-off të Champions League kundër Milanit. ...
Sport
10 Shkurt 2025, 17:00
ANGLI - Marcus Rashford është kthyer duke luajtur dhe duke buzëqeshur me fanelën e Aston Villas. Ish-sulmuesi i Manchester ...